Aplikacion
Dashi- Sipërmarrës
Ju s’keni frikë të provoni ide të reja biznesesh që ju lindin në mendje. Si shenjë zjarri që jeni, dini si të merrni iniciativa dhe nuk i trembeni risqeve. Shto këtu edhe aftësitë për të qenë lider i lindur, sipërmarrja është fusha juaj.
Demi- Shkrimtar
I novelave romantike. Mund të bëheni shkrimtarë shumë të mëdhenj falë aftësisë që keni për të bashkuar bukur romanticitetin dhe prakticitetin e jetës së përditshme.
Binjakët- Influencer
Dini të komunikoni në mënyrë perfekte, jeni interesantë, të shoqërueshëm dhe bindës në çfarë thoni. Kaq mjafton për të ndikuar tek të tjerët teksa ju dëgjojnë dhe shohin.
Gaforrja- Kujdestar
Nisur nga natyra emocionale dhe fakti që i kuptoni mirë edhe ndjesitë e pashprehura ju bën kujdestarë perfekte të njerëzve që kanë nevojë për ju. Qofshin këta fëmijë, të moshuar apo çfarëdolloj grupi tjetër. Energjia juaj është qetësuese.
Luani- Gjithçka që argëton të tjerët
Ju jeni epiqëndra dhe të tjerët duan t’ju afrohen si me magnet. Gjithçka që ka të bëjë me performancën do t’ju shkonte sepse jeni ekspresivë dhe sharmantë. Televizioni është një fushë që do t’ju shkonte për mrekulli.
Virgjëresha- Mjekë
Të organizuar, detajistë dhe shumë praktik në të njëjtën kohë. Dini si t’i merrni seriozisht gjërat, aq më tepër nëse lidhen me shëndetin dhe rutinën e përditshme. Natyrës suaj perfeksioniste do t’i shkonte për shtat mjekësia.
Peshorja- Të parët për të bërë kombinimet më të mira në çifte
Ata mund ta përdorin objektivitetin dhe intuitën që kanë në lidhje me romancën edhe si profesion! E dinë mirë vlerën e ekuilibrit dhe kanë aftësitë më të mira për të kombinuar dy njerëz në mënyrë romantike.
Akrepi- Artist
Mund të jeni muzikant apo regjisor. Nisur nga emocionet e thella që mbani brenda vetes, keni fuqinë për të ndryshuar botën sipas syve tuaj. Jeni imunë ndaj kritikave pa baza dhe aftësia për të dëgjuar me qetësi ju bën edhe më kreativë.
Shigjetari- Diplomat
Eshtë e vështirë për një Shigjetar të rrijë në një vend për shumë gjatë, ndërkohë që mund të eksplorojë vende të tjera në botë. Marrëdhëniet ndërkombëtare, apo diplomacia janë fusha interesante që një Shigjetar mund t’i bëjë në mënyrë perfekte.
Bricjapi- CEO
Të fokusuar, të disiplinuar dhe të dashuruar pas punës, Bricjapi do të ishte një drejtor ekzekutiv i përkryer. E gjejnë veten tek drejtimi i një ekipi dhe janë 100% të dedikuar.
Ujori- Aktivist
Janë gjithë kohës duke kërkuar për ndryshim dhe rebelohen lehtë. Si shenjë Ajri e kanë të nevojshëm të mos qëndrojnë në një vend të caktuar për shumë gjatë dhe në të njëjtë kohë duan të ndihen pjesë e komunitetit duke bërë gjëra për ta. Punët vullnetare, aktivistët apo edhe politika janë fusha që do t’i përshtateshin një Ujori për sa kohë i bëjnë bazuar tek morali dhe instikti për të ndihmuar të tjerët.
Peshqit- Psikologë
Imagjinata, empatia dhe intuita e zhvilluar ju bëjnë perfektë për të qenë psikologë të zotë. Nëse ekziston dikush që mund të përballojë emocionet kaotike që përjeton një njeri dhe t’i sqarojë ato me hollësi, janë Peshqit. Shtoji këtë dhe ndjeshmërinë e lindur ndaj të tjerëve, i bën psikologë perfekte.
Burimi: Anabel.al
Lewandowski: Mbappe-Haaland talente, Messi-CR7 nivel tjetërKylian Mbappe dhe Erling Haaland cilësohen si dy nga sulmuesit që do të dominojnë skenën e futbollit në vitet e ardhshme, duke qenë pasuesit e dyshes Lionel Messi-Cristiano Ronaldo.
“Mbappe dhe Haaland kanë aftësi dhe talent, por ku i dihet nëse në 2-3 vitet e ardhshme do të dalin sulmues të tjerë të rinj që mund të mbërrijnë në nivelin e kësaj dysheje.
Mbappe-Haaland si Messi-Ronaldo? Sinqerisht që nuk arrij ta imagjinoj se ata do të dominojnë futbollin ndërkombëtar siç kanë bërë Messi dhe Ronaldo në 12 vitet e fundit.
Të dy kanë fituar të gjithë titujt që mund të fitoheshin dhe kanë hyrë në librat e historisë. Mendoj se në dhjetë vitet e ardhshme do të ketë më shumë lojtarë që konkurrojnë për të qenë më të mirët në botë”, deklaroi polaku.
“Nuk më ul dot vlerat mua ti”/Balina Bodinaku i kthehet Beatrix: Absurde! Më kanë përbaltur imazhinPasi këngëtarja Beatrix Ramosaj ka shpërthyer me akuza ndaj opinionistes së Big Brother, Balina Bodinaku pas publikimit të disa bisedave ku ku pretendohej se Beatrix kishte larguar me të dashurin në Dubai, ka reaguar kjo e fundit.
“Është gjëja më absurde që më ka ndodhur këte kohë. Akuzat për përbaltje të imazhit apo përdorim të komunikimeve personale më takojnë mua. Ky është një komunikim nga instagrami im personal me nje person që mendoja se e njihja por ishte fallco. Nuk është një komunikim publik, publik e beri kushdo që zgjodhi të shkele ligjet duke shkelë privatësinë time. Aty nuk ka asnjë deklaratë ku unë pretendoj çfarë është e vërtetë e çfarë jo. Kush e shikon e shikon, kudh do ta përdorë ta përdorë. . Në këtë pikë mua më është prekur privatësia. “- shkruan ajo.
A u fol për Berishën në takimin me Blinken? Ja si i përgjigjet Rama gazetarëve shqiptarëNë kuadër të vizitës së tij në SHBA, kryeministri Rama është takuar sot me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken.
Për gazetarët shqiptarë që ndoqën këto zhvillime në SHBA, Rama ka dalë më pas në një konferencë shtypi, ku është pyetur lidhur me detajet e takimit.
Gazetarja e TV Klan Elja Zotka tha në emisionin “Opinion” se Rama ka pohuar që Blinken ka dhënë pëlqim 100% për projektin e Ballkanit të Hapur, ndërsa u shpreh se ai nuk ka komentuar nëse pjesë e bisedës ka qenë shpallja non grata e ish-kryeministrit Berisha dhe procesi i shkarkimit të presidentit Meta.
“Rama tha se është një çështje për të cilën nuk mund të shpenzojë asnjë minutë dhe tha se ai nuk ka asnjë meritë apo nuk ka gisht për shpalljen non grata të Berishës nga SHBA”, u shpreh gazetarja, ndërsa shtoi se Kryeministri nuk pranoi të flasë lidhur me ndonjë kalkulim të mundshëm për çështjen e presidentit, për sa kohë Gjykata Kushtetuese nuk ka shpallur vendimin./Opinion.al
Hoti: Hyra në procesin e dialogut me dakordim për njohje reciproke me SerbinëIsh-kryeministri i Kosovës, Abdullah Hoti ka folur për herë të parë për hyrjen e tij në procesin e dialogut, për të cilin tha se ka hyrë me dakordësim të partnerëve ndërkombëtarë për njohje reciproke.
Hoti në emisionin ‘Pressing’ në T7 ka thënë se ka hyrë në procesin e dialogut me Serbinë për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve.
“Sonte për herë të parë i tejkaloj pak disa limite që duhet t’i ketë një ish-kryeministër në punën e tij të mëparshme që ka bërë si kreu i qeverisë. Kur unë kam pranuar të hyjë në procesin e dialogut me Serbinë, unë jam dakorduar me partnerët tanë ndërkombëtarë, vetëm për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve.
Me dakordimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë, edhe me dakordimin e heshtur të Serbisë është arritur me prezencë time dhe të palës serbe që po hyjmë në proces të dialogut për njohje reciproke dhe normalizim të mardhënieve”, tha Hoti.
Ai madje tregoi se janë dakorduar edhe për përmbajtjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, ku pika e parë ka qenë njohja reciproke, pika e dytë çështja e të pagjeturve dhe pika e tretë bashkëpunimi ekonomik.
“Me ndërmjetësin e kemi dakorduar përmbajtjen e marrëveshjes përfundimtare. Pika e parë e asaj marrëveshje ka qenë njohja reciproke, me këtë dakordim ne kemi hy në proces të dialogut. Pikë e dytë ka qenë çështja e të pagjeturave. Me pikë të tretë bashkëpunimin ekonomik. E kemi lënë dokumentin e gatshëm për çështjen e pensioneve, dëmet e luftës”, tha Hoti.
Ai po ashtu tregoi se si pala serbe kishte insistuar që të bisedonin edhe për Asociacionin, e që për këtë thotë se ka qenë i prerë se kjo çështje ka qenë e mbyllur, e për këtë e ka pasur edhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.
“Pala serbe ka insistuar që të bisedojmë për Asoccacionin, kam qenë i prerë dhe kam pasur mbështetje të partnerëve e ndërkombëtar që kjo është e mbyllur. Kur të mbyllet marrëveshja vendimtare me njohje reciproke. Kur e kam dorëzuar detyrën unë, një dosje të madhe që e kam përgatitur dhe ia kam dorëzuar atë kryeministrit. Pas një kohe talleshin se nuk e kemi gjet”, tha Hoti.
A do dëshmojnë politikanët për inceneratorët? Si përgjigjet TabakuVetëm pak ditë na ndajnë nga përfundimi i Komisionit Hetimor për Inceneratorët që do të vijojë punën deri më 25 shkurt. Në këto komision pritet të thirren për të dëshmuar edhe shumë politikanë.
E pyetur në studion e emisionit “Log.”, nëse do marrin pjesë këta politikanë, Tabaku është shprehur se deri më tani të gjithë përfaqësuesit kanë konfirmuar një gjë të tillë.
“Të gjithë përfaqësuesit e kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Jam e sigurt që mbrojtja politike ndaj Komisionit nga ana e socialistëve do vijojë deri në fund.”
Në listën e gjatë të dëshmitarëve të thirrur nga ky Komision janë edhe zëvendëskryeminitri Arben Ahmetaj, Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gungallja, etj..
A e fiton Donaldi “Big Brother VIP”? Ja si përgjigjet SemiSemi Jaupaj ka folur mbrëmjen e sotme për Donald Veshajn, me të cilin ndau edhe eksperiencën në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Në atë kohë, ai ishte i përfshirë edhe në një lidhje me shoqen e saj, moderatoren Bora Zemani, ndërkohë tashmë është me këngëtaren Beatrix Ramosaj.
E ftuar në “Fun Club”, Semi tha se di ta ndaj Donaldin si lojtar, pavarësisht se nuk është dakord me çfarë ai ka bërë në shtëpin e famshme.
“Nuk jam dakort me diçka që Donaldi ka bërë dhe kjo dihet se kam përjetuar emocionalisht padyshim. Por di të ndajë gjithmonë për të mos thënë shpeshherë Donaldin si lojtar. Padyshim që e kam vlerësuar Donaldin si lojtar. Për mendimin tim lidhet pak ngushtë një fitues me gjëra që mund të kenë bërë, që nuk më kanë pëlqyer. Siç edhe themi për konkurentët që kanë dal se çfarë e ka penalizuar, kjo apo kjo”, tha Jaupaj.
Kujtojmë që pasditen e sotme, Semi publikoi këngën “Mos u kthe” dedikuar Donaldit dhe Borës.
Shoqata e ndërtuesve: Bashkia Tiranë na shantazhon t’i çojmë dherat në inceneratorMijëra metër kub dhera që dalin nga ndërtimet në Tiranë shkojnë në landfillin e Sharrës në mënyrë anti-ligjore, pa një vendim të Këshillit Bashkiak dhe nën presionin e Bashkisë Tiranë ndaj ndërtuesve. Këto ishte pretendimet e ngritura nga kreu i shoqatës së ndërtuesve, Luigj Aleksi i thirrur si dëshmitar të martën në Komisionin Hetimor për inceneratorët.
“Me një vendim që nuk e dimë, një vendim që nuk ekziston, nga bashkia detyrohen ndërtuesit që të lidhin një marrëveshje të veçantë me përfaqësuesit e landfillit dhe duhet të paguajmë për të gjitha llojet e dherave që gërmojmë, një taksë sikur këto janë mbetje inertesh”- dëshmoi Aleksi. Sipas tij të konsiderosh dheun mbetje është e palogjikshme dhe e paligjshme.
I pyetur se si detyrohen pa një akt zyrtar, Aleksi u përgjigj se, bashkia i bënte presion ndërtuesve nëpërmjet lejeve të ndërtimit. “Nuk japin leje ndërtimi nëse nuk shkojmë të nënshkruajmë marrëveshje me kompaninë konçensionare”- tha ai.
Aleksi sqaroi se ndërtuesit i kanë kërkuar bashkisë disa herë vendimin e Këshillit Bashkiak mbi të cilin bazohet kjo kërkesë, por bashkia nuk ua ka vënë në dispozicion.
“I kemi kërkuar sqarim (bashkisë), por ata bënë të paditurin, na thanë se dhe ne si ju jemi klientë të kompanisë konçensionare, kur në fakt ata miratojnë çmimin, në fakt ata na detyrojmë të shkojmë të bëjmë marrëveshje me landfillin”- tha ai.
Kreu i shoqatës se tarifa është rreth 350 lekë për ton, ndërkohë që dheu dheu që depozitohet, sipas tij, “është vlerë, e pasuron landfillin, nuk e dëmton, mund të përdoret për ndërtime lulishtesh, etj.”
Duke e cilësuar këtë gjë të pabazuafr në ligj Aleksi iu referua dy vendimeve të këshillit të ministrave, në të cilët është miratuar katalogu i klasifikimit të mbetjeve. Sipas tij vetëm dherat e gërmuara nga zona të kontaminuara, apo mbetje që dalin nga prishjet, quhen mbetje dhe duhet të depozitohen në landfill, jo dherat e tjerë.
Po ashtu ai iu referua dhe katalogut shqiptar të mbetjeve, i cili sipas tij, është në përputhje me katalogun europian, ku po ashtu përcaktohet qartë se çfarë quhet mbetje nga gërmimet dhe çfarë janë dhera të pastra.
“Në katalogun e mbetjeve, ky aneks, parashikon që kjo direktivë Europiane përcakton masat. Në lidhje me menaxhimin e dheut si mbetje, nuk parashikon asnjë detyrim për ta depozituar në landfill apo për ta trajtuar atë. Përjashtohet nga fushë veprimi toka e pa kontaminuar dhe materiale të tjera. Ky është fakti, kjo është esenca. Në një kohë, që ne çdo metër kub dhe që çojmë në landfill detyrohemi ta paguajmë si mbetje, dhe t’i japim pronarit të landfillit edhe një taksë”- sqaroi ai.
Deputeti demokrat Lefter Gështenja tha se është policia bashkiake që i detyron ndërtuesit që të shkojnë në incenerator, deklaratë e cila nuk u komentua nga kryetari i shoqatës.
Ndërsa deputetët socialistë e shtruan çështjen në planin e ndotjes së mjedisit dhe e pyetën se ku shkojnë këto dhera nëse nuk do të shkonin në landfill.
Por Aleksi u përgjigj se ndërtuesit janë ankuar vetëm për dherat që vijnë nga zonat e pakontaminuara për të cilat nuk i detyron ligji të paguajnë tari
Arben Pëllumbi e pyeti nëse “depozitimi i dherave në landfillin e Sharrës është vetëm një marrëveshje mes dy privatëve”, apo hynte edhe shteti në këtë mes. Pyetja mori të njëjtën përgjigje nga Aleksi se bashkia i detyronte ta bënin këto marrëveshje, duke ua kërkuar si dokument para dhënies së lejes së ndërtimit.
Pëllumbi tha se komisionit i intereson se kjo politikë e bashkisë ishte në shërbim të qytetarëve dhe pastrimit të ambjentit, ndërsa pjesa e tarifave nuk është punë e komisionit.
Por sipas përfaqësuesit të ndërtuesve kjo ishte e paligjshme. “Ndërtuesit i kanë kërkuar bashkisë 4 vende depozitimi. Pastaj pse duhet t’i paguaj taksë sikur është mbetje? Nuk është mbetje. Përse koncesionari duhet të përfitojë padrejtësisht para nga një mall kur nuk është mbetje, por mall. Këtë konstatojmë ne”- ripërsëriti ai.
Ai tha se kjo tarifë depozitimi nuk rëndon vetëm ndërtuesit privatë por edhe taksat publike. “Ne ndërtojmë edhe për publikun. Çfarë ndodh me fondet? Nuk i merr ndërtuesi. Do t’i paguajë buxheti i shtetit”- tha duke iu referuar ndëtimit të rrugëve apo veprave publike.
Aleksi tha se ndërtuesit paguan para për ta depozituar dheun dhe më pas e blinin përsëri dheun nga kompania konçensionare për të bërë lulishtet e pallateve.
Kryetarja e komisionit Jorida Tabaku që e kishte thirrur si dëshmitar kreun e shoqatës së ndërtuesve iu referua një shtese në kontratën konçensionare të inceneratorit të Tiranës për depozitimin e mbetjeve për të çuar të ardhura shtesë tek kompania konçensionare. “Nuk është objekt i kësaj kontrate, ndërsa administratorja e kompanisë konçensionare e ka pranuar para komisionit se po marrin të ardhura shtesë për një shërbim që nuk është parashikuar në kontratë”- tha ajo.
Në komisionin hetimor dëshmuan të martën edhe dy administratorët shtetërore të inceneratorit të Elbasanit, Faraudin Arapi, administrator i shoqerisë “Intergrated Teknology Servis” shpk dhe Arjan Baci, Administrator i shoq. “Albtek -Enrgjy” shpk. Të dy administratorët folën si avokatë të këtyre kompanive të cilat janë në sekuestrim nga drejtësia dhe pronarët e tyre janë shpallur në kërkim për pastrim parash. Administratorët thanë se inceneratori është vënë në punë nuk shet energji elektrike, ndërsa sipas tyre fondet e dhëna nga buxheti i shtetit përputhen me invetimin e kryer. Ndërsa Baci nuk iu përgjigj dot pyetjes nëse a ka ky incenerator mekanizëm për trajtimin e hireve që dalin nga djegia e plehrave. Ata nuk komentuan mbi pretendimet e deputetit Belind Këlliçi për një skemë të pastrimit të parave me anë të faturave fiktive me kompani të ndryshme, pasi sipas Arapit dokumentet janë të sekuestruara nga SPAK.
Deputetët e dy palëve u përplasën dhe debatuan gjatë në lidhje me dëshmitë e dy gazetarëve, Jetmir Olldashi dhe Artan Rama, pasi socialistët pretenduan se ishin thirrur në mënyrë të kundraligjshme si dëshmitarë pasi ndaj tyre kishte padi ose vendime gjykate nga pronarët e inceneratorëve. Socialistët ia dolën të ndërprisnin dëshminë e gazetarit Rama me këtë argument dhe pse demokratët cituan praktikën e mëparshme të Kuvendit që i lejonte të pranonin dëshmitarin në këto kushte./Reporter.al
Biden: Nëse Rusia pushton Ukrainën, do të përballet me dënim dërrmues ndërkombëtarPresidenti Biden paralajmëroi se nëse Rusia pushton Ukrainën në ditët ose javët e ardhshme “do të përballet me një dënim dërrmues ndërkombëtar”.
“Pushtimi i Ukrainës do të provojë të jetë një plagë e vetëshkaktuar. Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët tanë do të përgjigjen me vendosmëri. Perëndimi është i bashkuar. Sot, aleatët tanë të NATO-s dhe aleancat janë të bashkuar dhe të vendosur siç nuk ka qenë ndonjëherë,” tha Biden.
Mes tensioneve të vazhdueshme në kufirin Ukrainë-Rusi, Presidenti Biden e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara nuk po kërkojnë të shtojnë paqëndrueshmërinë.
“Më lejoni të jem po aq i qartë për atë që ne nuk po bëjmë: Shtetet e Bashkuara dhe NATO nuk janë kërcënim për Rusinë”, tha Biden, duke folur nga Shtëpia e Bardhë.
“Ukraina nuk po kërcënon Rusinë. As SHBA dhe as NATO nuk kanë raketa në Ukrainë. Ne nuk kemi, nuk kemi plane t’i vendosim ato gjithashtu atje. Ne nuk po synojmë popullin e Rusisë. Ne nuk kërkojmë të destabilizojmë Rusinë. Qytetarëve të Rusisë: ju nuk jeni armiku ynë. Nuk besoj se dëshironi një luftë të përgjakshme, shkatërruese kundër Ukrainës”, tha ai.
“Nëse Rusia sulmon Ukrainën, do të jetë një luftë e zgjedhur, ose një luftë pa shkak apo arsye. Unë i them këto gjëra jo për të provokuar, por për të thënë të vërtetën, sepse e vërteta ka rëndësi. Përgjegjësia ka rëndësi. Nëse Rusia pushton në ditët dhe javët në vijim, kostoja njerëzore për Ukrainën do të jetë e madhe,” shtoi ai.
Biden: Ne jemi “të përgatitur pavarësisht se çfarë ndodh” në UkrainëPresidenti Biden tha se Shtetet e Bashkuara janë “të përgatitura pavarësisht se çfarë ndodh”, për krizën Rusi-Ukrainë.
Presidenti Biden tha se ka “shumë hapësirë për diplomaci” me Rusinë që mund të shmangë një konflikt në Evropë.
Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Biden shpalosi zonat ku Uashingtoni dhe Moska mund të vazhdojnë të bisedojnë ndërsa Rusia vazhdon të grumbullojë trupa përgjatë kufirit të tyre me Ukrainën.
Biden tha se ai foli me presidentin Putin këtë fundjavë dhe e bëri të qartë se SHBA është e gatshme të “vazhdojë të ndjekë diplomacinë e nivelit të lartë” për të negociuar “mirëkuptime të shkruara” me Rusinë.
“Dje, qeveria ruse propozoi publikisht vazhdimin e diplomacisë. Jam dakord,” tha Biden.
Ai shtoi, “Ne duhet t’i japim diplomacisë çdo shans për të pasur sukses.”
Biden tha se ai beson se ka mënyra për “të adresuar shqetësimet tona përkatëse të sigurisë”.
“Shtetet e Bashkuara kanë vënë në tryezë ide konkrete për të krijuar një mjedis sigurie në Evropë. Ne po propozojmë masa të reja kontrolli të armëve, masa të reja transparence, masa të reja strategjike stabiliteti,” tha Biden.
Biden se SHBA-ja “nuk do të sakrifikojë parimet bazë” në ndjekjen e hapave që mund të avancojnë sigurinë tonë të përbashkët.
Presidenti amerikan e quajti diplomacinë “rruga më e mirë përpara për të gjitha palët, sipas mendimit tonë”.
“Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona diplomatike në konsultim të ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë”, tha Biden.
“Për sa kohë që ka shpresë për zgjidhje diplomatike që parandalon përdorimin e forcës dhe shmang vuajtjet e pabesueshme njerëzore që do të pasonin, ne do ta ndjekim atë”, shtoi Biden.