Aplikacion
Pas arrestimit ish drejtorit të Kadastrës Vlorë Klodjan Troci i janë gjetur 100 kartëmonedha 500 euroshe, në total prej 50 mijë eurosh në shtëpi.
Ndersa 15 miije euro të tjera i janë gjetur të veçuara. Troci u vu në pranga pas hetimeve disa javore, për tjetërsimin e pronave në bregdetin e jugut.
Ai dyshohet se ka bashkëpunuar nga viti 2019 deri në vitin 2021, me Bardhyl Gjikën, drejtori i drejtorisë e administrimit të tokave në Vlorë dhe specialistin në drejtorinë e administrimit të tokave, Kreshnik Mino për falsifikim të dokumenteve të pronësisë.
Këta persona kishin bashkëpunuar me njëri-tjetrin në falsifikimin e dokumenteve të pronësisë së një toke në Dhërmi, por më pas nga frika për të mos u kapur, inskenuan grabitjen e dosjeve, por duket se çështja e falsifikimit të dokumenteve shkon më tej se vetëm për një pronë.
I dënuar dhe drejtor burgu tek ‘313’-a, Ministria e Drejtësisë nis hetimet për Edison MetajnTIRANË– Ministria e Drejtësisë ka nisur verifikimet mbi procedurat se si është emëruar në detyrë drejtori i paraburgimit 313 në Tiranë.
Ky shtetas e mori detyrën gjatë kohës kur u dënua nga Gjykata e shkallës së parë në Durrës.
Ndonëse nga verifikimet e nevojshme rezulton se më pas Apeli e shpalli 45 vjeçarin të pafajshëm, zyrtari i paraburgimit më të rëndësishëm në vend rezulton se ka firmosur shkresa gjatë kohës që ndaj tij rëndonte vendimi i fajësisë, ashtu si i shumë të tjerëve brenda këtij burgu.
45 vjeçari Edison Metaj u hetua nga prokuroria e Durrësit për falsifikim dokumentash mbasi sipas akuzës dyshohej se ai përpiloi dokumenta false duke mos shpërblyer me orët shtesë policët e burgjeve që kishin shërbyer në spital, por efektivë të tjerë.
Komisari i burgjeve në atë kohë u dënua me shërbim prove, ndërkohë që pavarësisht dënimit u komandua në krye të 313 ndonëse vendimi i pafajësisë u dha disa muaj mbas marrjes së detyrës dhe konkretisht në nëntor 2020.
Kjo neglizhencë ka hedhur dyshime mbi filtrate e emërimeve në krye të burgjeve.
Nisur nga këto dyshime, ministria ka nisur kontrolle për mënyrën se si rekrutohen efektivët e policisë së burgjeve, bëjnë të ditur burimet e Top Channel.
Disa herë gjatë kësaj kohe zyrtarë të burgjeve janë përfshirë në hetime, por ende nuk ka një finale penale të këtyre dosjeve./TCH
Veting për politikanët dhe ndryshime Kushtetuese për ‘territorialen’ dhe ‘zgjedhoren’, Rama i përgjigjet Bashës: Nëse opozita na bind…Kryeministri Edi Rama është shprehur i hapur për dialog me opozitë në lidhje me propozimet për ndryshimet kushtetuese në Reformën Territoriale dhe atë Zgjedhore, si edhe projektin për nisjen e Vettingut për politikanët. Në një intervistë televizive, Rama u shpreh se nëse nëse opozita i bind, maxhoranca është e hapur të dialogojë.
A do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme? Edi Rama jep këtë përgjigje…“Nëse opozita na bind që ndryshimet kushtetuese duhen zhbërë, atëherë ne jemi të gatshëm për të dëgjuar me respekt. Mbase i bindim ne ata që nuk duhen zhbërë, mbase na bindin ne ata. Rëndësi ka të ketë dialog”, u shpreh kryeministri Rama.
Kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm që të zhvillohen zgjedhjet lokale të parakohshme në ato bashki të vendit që janë pa kryetarë.
“Zgjedhje të parakohshme duhet të bëhen aty ku mungojnë kryetarët e bashkive, nuk janë kryetarët e zgjidhur në 30 qershor të 2019”, tha fillimisht Rama.
Bashkëpunim me opozitën? “Nëse do të zgjidh kush do të jetë lider i opozitës asnjë nuk do të zgjidhja nga ata që është aty. Kam qenë në atë vorbullën që në një mënyrë ose në një tjetër na dha atë parti. Unë nuk e zgjedh rivalin, skam mundësi tjetër, thjesht t’i respektoj. Kur e shikoj opozitën ndihem keq, sepse ndihem keq për vendin tonë që ka një opozitë të katandisur në atë farë. Është një shfaqej përtej asaj që ku do të shkojë”, tha Rama për “Now”.
Aksidentohet për vdekje shqiptari në Itali, makina del nga rruga dhe përplaset me murinTjetër ngjarje e rëndë me protagonistë shqiptarët në Itali. Fillimisht u raportua për një 29-vjeçar i cili u gjet i pajetë në një rrethrrotullim pranë Pizas.
Ndërsa më pas u mësua se një 60-vjeçar nga Shqipëria është aksidentuar për vdekje në rrugën Vecchia.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, ndërsa shtetasi shqiptar ishte duke udhëtuar me mjetin tip “Nissan Qashqai”. Makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur.
Si pasojë e përplasjes është kthyer përmbys mjeti. Shoferi ndërroi jetë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Deri më tani nuk dihet arsyet e këtij aksidenti tragjik. Dyshohet se 60- është shpërqendruar gjatë drejtimit të makinës. Në aksident nuk janë përfshirë mjete apo persona të tjerë.
VIDEO/ Aksidenti i frikshëm në Durrës, momenti kur makina me shpejtësi ”skëterr” shkatërron gjithcka i del paraZoom.al, ka siguruar pamjet e aksidentit të frikshëm të ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit.
Sic shihet nga pamjet aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:23. Një makinë vjen me shpejtësi të madhe dhe merr para 5 të tjera që ishin të parkuara anash rrugës.
Raportohet se nga ky aksident nuk ka pasur të lënduar, megjithatë dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Mësohet se makina ishte me targa italiane megjithatë policia ende nuk ka dalë në një deklaratë për këtë aksident. /Zoom.al
Rama tërhiqet para studentëve: Nëse nuk duan të vaksinohen…
View this post on Instagram
Kryeministri Edi Rama duket se është “tërhequr” nga vendimi i qeverisë për vaksinimin e detyruar të studentëve që duan të futen në auditore.
Gjatë një intervistës në mbrëmje, kreu i qeverisë tha se univeristetet janë autonome dhe duhet të marrin vendime pasi shteti nuk mund të cojë njerëz për të ndaluar studentët e pavaksinuar mos futen në auditore. Rama tha se fushata e vaksinimit për studentët duhet të kryhet me qetësi dhe fushata ndërgjegjësimi.
“Nuk besoj se është e nevojshme të kalojmë në masa të tilla ekstreme. Duhet menduar në mënyrë pozitive. Duhet menduar që, duke qenë se vaksinat do të vijojnë të jenë në dispozicion, do të vaksinohen.
Normalisht ata nuk duhet të marrin pjesë, por kjo është një çështje e autoriteteve sepse qeveria nuk çon dot njerëz për t’i nxjerrë jashtë.
Universitetet janë autonomë. Ata që janë vaksinuar kanë të gjithë të drejtën që të jenë në një mjedis të sigurtë, ministria e Arsimit duhet të shkojë të nxisë studentët” – tha Rama në një intervistë për Euronews.
Rama: Studentët e pavaksinuar nuk duhet të marrin pjesë në mësimKryeministri Edi Rama thotë se studentët që nuk kanë marrë vaksinën normalisht nuk duhet të shkojnë në mësim.
“Por sigurisht kjo është cështje e autoriteteve sepse qeveria nuk mund të çojë në universitet forca për t’i ndaluar apo nxjerrë jashtë studentët””, tha Rama duke shtuar se Ministria e Arsimit duhet të vazhdojë të nxisë studentët që të vaksinohen dhe t’ju garantojë këtë proces dhe të sigurohet një ambiet i sigurt për ta.
I pyetur se ku është dallimi mes auditoriumeve dhe kafeve e stadiumeve ku nuk kërkohet vaksnia, kryministri u shpreh se “nuk shkohet në auditorë apo kudo qoftë si në llotari me jetën”.
“Në Stadium ideja ishte që duhej të bëhej hyrja vetëm për persona të vaksinuar”, shtoi kryeministri duke thënë se nuk e di se a është zbatuar ky rregull.
Plagosi me armë zjarri bashkëkombasin e tij në Itali, vetëdorëzohet në polici 23-vjeçari shqiptarI riu 23-vjeçar shqiptar i cili pak ditë më parë plagosi me armë zjarri bashkëkombasin e tij Rexhep Uba, 48-vjeç pak ditë më parë, është vetëdorëzuar në polici.
Mediat italiane bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm, 23-vjeçari ka shkuar te avokati i tij në qendër të qytetit i cili tha se do ishte më mirë të dorëzohej, Ata shkuan bashkë në rajonin e policisë.
Nga ana tjetër i plagosuri vijon të jetë i shtruar në spitalin Molinette, në gjendje mjaft kritike për jetën.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e 5 tetorit, në kryqëzimin mes rrugëve Saorgio dhe Venezia në Torino.
Policia ishte vënë në ndjekje të autorit prej disa ditësh por nuk kishin mundur të binin gjurmët e tij.
Zvicër, një i panjohur kërcnon me bombë, të hedhë në ajër ambasadën serbe në BernëBernë, 18 tetor -Një i panjohur kërcënon ambasadën serbe në Bern me një bombë pako. Ambasada serbe mori të paktën një letër kërcënuese të dielën. Autori i panjohur kërcënoi se do të hidhte në erë ambasadën në Bern, njfotn gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Mesohert se ambasadori serb në Bern Goran Bradiç e ka raportuar rastin ne polici duke ekruar nga autoritet helvetike te mbrotje te misioneve diplomatike dhe konsullore të Serbisë në Zvicër (Berne, Gjenevë dhe Cyrih)
Sipas autoritzve serbe nga amabsada ne Bernë paska prnauar nej e-amail “një mesazh kërcënues i titulluar: Plehra të mallkuara, populli serb, i shkruar në gjuhen gjermane me gabime gramatikore..”
PO ashut ne ekte leter thuhet se “Nëse vazhdoni të sulmoni policinë në Jarinje te Mitovices Veriore, atëherë do të shihni se çfarë do të ndodhë dhe me kë keni të bëni tani … Do t’ju dërgoj një letër me bombë në 48 orët e ardhshme , të cilën do ta bëj vetë dhe se do t’ju vras në Bern dhe eprorët tuaj në Beograd, secilin veç e veç me një bombë, ju jeni në një gjendje luftarake..”, transmeton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka mesuar nga autoritetet zvicerane se polici ka nisur hetimet me rastin ne fjalë e cila ka konaktuar zyrtaret e ambasades serbe ne Bernë.