Aplikacion
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka reaguar në lidhje me lëkundjet sizmike që goditën vendin tonë pak minuta më parë.
IGJEUM bën me dije se tërmeti me epiqendër në Lezhë ishte 4.5 i shkallës Rihter.
Fatmirësisht nuk raportohet për dëme.
LAJM I FUNDIT/ Lëkundje të forta sizmike në vend, magnituda 5.1Lëkundje të forta sizmike u ndjenë në vend, pak sekonda më parë.
Mësohet se epiqendra e tërmetit me magnitudë 5.1 ka qenë në Lezhë, ndërkohë që thellësia u regjistrua 2 km.
Lëkundjet e tokës janë ndjerë gjithashtu në Shkodër, Tiranë dhe zonat përreth. Teksa mbetet për t’u parë nëse kemi të bëjmë me dëme, duhet thënë se nga raportimet aktuale tërmeti cilësohet si i fortë.
*Lajmi mbetet në përditësim
A u asfiksuan prej klorit? Flet punonjësi i pishinës së hotelit në Qerret: 4 rusët më kërkuan…Është zbardhur dëshmia e punonjësit të pishinës në hotel “Gloria” në Qerret, ku u gjetën të vdekur katër turistë rusë.
Ai ka deklaruar se turistët i kishin kërkuar hotelit që të bëhej gati zona e SPA-së, që ata të shplodheshin kur të ktheheshin nga Maqedonia e Veriut pas një vizite që kishte zgjatur disa orë.
Ndërsa ai ka treguar se më parë e kishte larë pishinën me klor që të dezinfektohej më mirë.
“Pishina ka qëndruar e mbyllur për afro një javë. Një natë më parë turistët kanë kontaktuar hotelin dhe kanë kërkuar që të bëhej gati zona e SPA, që ata të shplodheshin pasi të ktheheshin nga vizita disa orëshe në Maqedoni të Veriut. Në orët e para të mëngjesit të së premtes kam larë pishinën, zbrazur gjithë ujin dhe e kam larë me furçë, kam përdorur klorin për ta dezinfektuar dhe e kam bërë gati, që ta përdornin turistët,” u shpreh ai.
Pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të zbulojë më shumë detaje në lidhje me këtë ngjarje.
Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e të premtes, rreth mesnatës, ku viktima janë Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç, dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe.
Falsifikim dokumentesh në Dhërmi e Himarë / Arrestohet ish-kreu i Kadastrës së VlorësPolicia njoftoi arrestimin e Klodian Trocit, ish-drejtues i Kadastrës së Vlorës, që akuzohet për shpërdorim detyre dhe dyshohet si pjesë e skemës së falsifikimit të dokumentacionit të pronave në Dhërmi e Himarë.
Gjykata e Vlorës caktoi për të masën e sigurisë “arrest me burg”. Troci punoi për rreth 3 muaj në Drejtorinë e Pronave në Qarkun e Vlorës, ndërsa nga posti i kreut të AKSH-së Vlorë ishte larguar vetëm dy javë më parë.
Ai është akuzuar për shpërdorim detyre, ndërsa përveç Trocit Prokuroria e Vlorës thotë se ka mjaftueshëm prova që tregojnë abuzimin edhe për shtetasit B.GJ. në cilësinë e drejtorit pranë D.A.M.T.së Këshilli i Qarkut Vlorë; si dhe K.M, në cilësinë e e specialistit pranë D.A.M.T.së Këshilli i Qarkut Vlorë.
Prokuroria kërkoi arrest me burg për Trocin dhe thotë se atij i janë gjetur e sekuestruar prova të shumta materiale, si dhe një shumë prej 60.000 Euro.
Gjykata e Vlorës la në ‘Arrest me burg’ drejtorin e administrimit të mbrojtjes së tokës në Vlorë, Bardhyl Gjika dhe ndaj shtetasit Spiro Duni, ndërsa ka dhënë masën detyrim paraqitje për specialistin Kreshnik Mino.
Seanca ndaj Gjikës dhe Minos, u mbajt në gjykatën e Vlorës ku mbrojtja ka pretenduar për arrestim të paligjshëm. Sipas pretendimeve të mbrojtjes, Mino është specialist dhe nuk ka funksion vendimmarrës. Ne vlerësim të rrethanave, në bazë të provave të reja të paraqitura nga palët si dhe rrethanave familjare , gjykata ka vendosur detyrim paraqitje për specialitetin Kreshnik Mino. Ndërsa ka lënë më fuqi masën ” Arrest me burg” për Bardhyl Gjikën dhe Spiro Dunin.
Bardhyl Gjika, Kreshnik Mino dhe Spiro Duni akuzohen se kanë falsifikuan dokumentet e pronave në Dhërmi dhe më pas inskenuan vjedhjen e dosjeve në zyrat e Këshillit të Qarkut Vlorë e kryer në bashkëpunim.
Granatë në Jarinjë? Policia e Kosovës e mohon: Ishte plumb qorr!Policia e Kosovës ka përgënjeshtruar lajmin se pika kufitare e Jarinjës është sulmuar me granata, por konfirmon se ka ndodhur një incident.
Sipas një deklarate të drejtorit të policisë kufitare, Ragip Bunjaku në doganën e Jarinjës ka rënë një plumb qorr.
Bunjaku ka folur për gazetën “Telegraf” duke thënë se nuk bëhet fjalë për asnjë sulm, por për një plumb qorr dhe rasti po hetohet.
Pika kufitare e Jarinjës ishte njëra prej dy pikave të bllokuara nga serbët gjatë protestave kundër reciprocitetit të targave. Serbët bllokuan rrugën që të çon në Jarinjë me kamionë dhe kërkuan tërheqjen e forcave speciale të Kosovës që u vendosën atje për të mbrojtur doganierët dhe policinë kufitare.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës shkaktoi reagimin e Serbisë që kërcënoi me afrimin në kufi të ushtrisë, tankeve, avionëve dhe helikopterëve ushtarakë. Kriza u zgjidh me ndërmjetësimin e Brukselit ku palët ranë dakord që të mbulonin targat përkatëse deri në gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme brenda gjashtë muajve.
Pjesë e marrëveshjes ishte heqja e kamionëve nga rrugët nga ana e serbëve, tërheqja e policisë speciale të Kosovës dhe marrja e në dorëzim për ruajtjen e pikës kufitare nga ana e forcave të KFOR. Këto të fundit u tërhoqën vetëm sot nga kjo pikë.
Serbët sulmojnë me granata pikën kufitare të Jarinjës në KosovëEfektivët e policisë kufitare dhe doganierët e Kosovës në pikën e Jarinjës janë sulmuar me granata pasditen e së dielës, pak orë pasi nga kjo zonë u tërhoqën ushtarët e KFOR-it.
Siç njofton agjencia e lajmeve KosovaPress ka dëme materiale në postën kufitare, por ende nuk ka raportime për të lënduar.
Sipas raportimeve, granata është hedhur nga territori i Serbisë.
Pika kufitare e Jarinjës ishte njëra prej dy pikave të bllokuara nga serbët gjatë protestave kundër reciprocitetit të targave. Serbët bllokuan rrugën që të çon në Jarinjë me kamionë dhe kërkuan tërheqjen e forcave speciale të Kosovës që u vendosën atje për të mbrojtur doganierët dhe policinë kufitare.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës shkaktoi reagimin e Serbisë që kërcënoi me afrimin në kufi të ushtrisë, tankeve, avionëve dhe helikopterëve ushtarakë. Kriza u zgjidh me ndërmjetësimin e Brukselit ku palët ranë dakord që të mbulonin targat përkatëse deri në gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme brenda gjashtë muajve.
Pjesë e marrëveshjes ishte heqja e kamionëve nga rrugët nga ana e serbëve, tërheqja e policisë speciale të Kosovës dhe marrja e në dorëzim për ruajtjen e pikës kufitare nga ana e forcave të KFOR. Këto të fundit u tërhoqën vetëm sot nga kjo pikë.
Covid-19 në Shqipëri/ Sa persona humbën jetën dhe sa u infektuan brenda 24 orëve10 viktima dhe 435 qytetarë të infektuar rezultojnë brenda 24 orëve të fundit në vend.
Komunikata e plotë e Ministrisë së Shëndetësisë:
Janë kryer 2,193 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 435 qytetarë, në këto bashki: 207 në Tiranë, 34 në Fier, 17 në Durrës, 13 në Lushnje, 12 në Kamëz, 9 në Shkodër, Vorë, 7 në Tropojë, Has, Mallakastër, Vlorë, Gjirokastër, 6 në Lezhë, Kavajë, Sarandë, Berat, Dimal, 5 në Has, Elbasan, Gramsh, 4 në Patos, Konispol, Korçë, 3 në Pukë, Kurbin, Rroskovec, Divjakë, Këlcyrë, Kuçovë, Prrenjas, 2 në Fushë Arrëz, Kukës, Himarë, Kolonjë, Librazhd, 1 në Vau i Dejës, Mirditë, Shijak, Dibër, Delvinë, Libohovë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Maliq, Pogradec.
Janë 6,268 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 163 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 10 qytetarë: Dy qytetarë 43 vjeçarë nga Elbasani dhe Durrësi, një qytetar 44 vjeç nga Lushnja, katër qytetarë nga Tirana 52-86 vjeç, një qytetar 61 vjeç nga Berati, një qytetar 69 vjeç nga Shkodra, një qytetar 77 vjeç nga Kuçova. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 446 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 168,883 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (17 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 435
Të shëruar në 24 orë 446
Të shtruar në spitale 163
Humbje jete në 24 orë 10
Testime ditore 2,193
Testime totale 1,259,366
Raste pozitive 177,971
Raste të shëruara 168,883
Raste Aktive 6,268
Humbje jete 2,820
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2,997
Durrës 721
Fier 704
Shkodër 514
Elbasan 231
Gjirokastër 205
Berat 194
Lezhë 188
Vlorë 121
Korçë 155
Kukës 156
Dibër 82
Debati mes kryekamarierit Gazment Kurmaku dhe klientit 33-vjeçar Erjon Llapshi, para se ky i fundit ta qëllonte me grusht në kokë duke e lënë në vdekje klinike, ka ndodhur në 1 minutë e 11 sekonda.
Në videon e siguruar nga ABC, shfaqen dy persona të ulur në një tavolinë prej 4 personash. Ky që shihni është Erjon Llapushi, përballë shoku i tij.
Pak sekonda pasi dy të rinjtë janë ulur në tavolinë, në lokalin e një kompleksi në Labinot, në dalje të Elbasanit, u shkon kryekamarieri, Gazment Kurmaku. Ky i fundit u kërkon të lëvizin nga kjo tavolinë, pasi është e rezervuar për 4 persona. Ai u thotë të dalin në një tjetër ambient ku mund të qëndronin vetëm 2 persona.
Por kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer 33 vjeçarit. Pas 27 sekondash, Erjon Llapushi çohet dhe i vendos dorën në qafë kryekamarierit dhe pas sekonda më vonë merr nga tavolina thikën. Ai refuzon të lëvizë prej tavolinës.
Në këtë moment, kryekamarieri Gazment Kurmaku largohet por debati ka vijuar me ofendime në distancë. Pikërisht në këtë moment, Erjon Llapushi nga Pogradeci çohet nga tavolina dhe e qëllon atë me grusht në kokë.
50-vjeçari ra duke përplasur kokën me një pjesë betoni duke përfunduar në gjendje kome. Ngjarja ka ndodhur në 2 tetor në sy të klientëve që ndodheshin në tavolinat e tjera.
Fillimisht Kurmakut iu dha ndihma e parë në Spitalin e Elbasanit. Më pas u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë. Për 5 ditë ai qëndroi në vdekje klinike dhe më datë 7 ndërroi jetë.
Erjon Llapushi vijon të jetë në kërkim nga policia. Gjykata e Elbasanit ka caktuar ndaj tij masën “arrest në burg” në mungesë për vrasjen e 50 vjeçarit.
Në kërkim është shpallur edhe shoku i tij, me akuzën e përkrahjes së autorit të krimit. Burimet pranë grupit hetimor pohojnë për ABC se kamera në pjesën e jashtme të resortit ka fiksuar momentin kur dy të rinjtë largohen prej andej menjëherë pas ngjarjes.
Erjon Llapushi hipën në pjesën e pasme të mjetit që e drejtonte shoku i tij.
33-vjeçari është një emër i njohur për autoritetet shqiptare. Ai ka qenë i arrestuar për vepra të ndryshme penale, si tentativë vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe trafik emigrantësh të paligjshëm.
Llapushi është dënuar nga ish Gjykata e Krimeve të Rënda me 2 vite burg për “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim, dënim të cilin e kishte shlyer.
Policia dyshon se 38-vjeçari Alban Semaku është vrarë të shtunën pasdite ose të dielën në mëngjes, nisur nga analiza paraprake e plagëve të plumbit të këqyrura në trupin e viktimës.
Semaku është identifikuar në morgun e Elbasanit nga e ëma e tij.
Grupi hetimor dyshon paraprakisht se bëhet fjalë për një ekzekutim nga afër, ose në vendin ku u gjet trupi i pajetë i tij, ose në ndonjë vend tjetër dhe më pas trupi është hedhur pranë lumit Shkumbin.
Nuk ka ende një pistë zyrtare të hetimeve, por besohet se viktima ka pasur njohje me autorët e vrasjes, nisur nga shenjat paraprake të plagëve, që tregojnë goditje nga afër.
Policia thotë se në vitin 2006, Alban Semaku, që më përpara ka pasur edhe emrin Elton Mermali është ekstraduar nga Italia, pasi Gjykata e Lushnjës, me vendimin e datës 28.08.2003 i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale ‘Vrasja’, ndodhur në qytetin e Lushnjës, kryer në kuadër të organizatës kriminale të Lushnjës.
“Më datë 16.03.2015 është arrestuar në flagrancë, pasi në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, për motive të dobëta, ka kanosur për jetën, me armë zjarri, shtetasin M. T. Gjatë kontrollit personal të ushtruar ndaj shtetasit Alban Semaku, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e tipit “Zastava”, një kre hër pistolete me 6 fishekë dhe dy doza heroinë”, shton më tej Policia në njoftimin e saj.
Në vitin 2015, Alban Semaku është dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje dhe kanosje. Ai ishte liruar nga burgu i Peqinit, ku kishte kryer dënimin vetëm në maj të këtij viti.
Viktima në Peqin, ushtari i besuar i Aldo Bares! I dënuar më parë për vrasjePersoni që shihni në foto është 38-vjeçari Alban Semaku, i cili gjithashtu njihej dhe me emrin Elton Mermali.
38-vjeçari, me pseudonimin Kinezi u gjet pa shenja jete mëngjesin e sotëm në afërsi të lumit Shkumbin në Peqin. Ai është ekzekutuar me 2 plumba dhe mendohet se në vendin që është gjetur i pajetë është hedhur nga ekzekutorët, ndërsa vrasja dyshohet se ka ndodhur në një vend tjetër.
Semaku nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë. Në vitin 2006, ai është ekstraduar nga Italia, pasi Gjykata e Lushnjës e kishte dënuar për një vrasje të ndodhur në atë qytet. Po ashtu, kur kishte vetëm 6 muaj që kishte dalë nga burgu, në 2015, Semaku u arrestua sërish, pasi ka kanosur me armë zjarri për motive banale një pronar Servisi. Për këtë vepër penale ai është dënuar me 6 vite burg dhe mësohet se ka dalë nga qelia në 6 maj të këtij viti.
Semaku ndërkaq njihej dhe si anëtar i bandës së Lushnjës, e kryesuar nga Aldo Bare. Kjo bandë veproi për disa vite, deri kur Aldo Bare u arrestua në Turqi.
Gjatë kohës së gjykimit të tij, pas ekstradimit në Shqipëri, Gjykata e Krimeve të Rënda e gjeti fajtor Aldo Baren apo Alfred Shkurtin për 4 vrasje, 2 tentativa vrasjeje, për shkatërrim të pronës me zjarr si dhe për veprën penale të krijimit të organizatës kriminale. Aldo Bare u akuzua për vrasjen e Genci Kashari, Xhevat Demiri, Nimet Zeneli e Masar Aliu.