Aplikacion
Një tjetër fitore historike e Kombëtares shqiptare. Kësaj here kuqezinjtë fitojnë në Budapest 1-0 ndaj Hungarisë, duke mbajtur gjallë ëndrrën për një vend në play-off të Botërorit 2022.
Shqipëria e nisi mirë ndeshjen, duke ushtruar presion, por gjithsesi, munguan gjuajtjet drejt portës hungareze. Rasti më i mirë ishte në minutën e nëntë, ku Bare tenton vetë, pavarësisht se në të dy krahët mund të pasonte, ose te Cikalleshi ose tek Uzuni.
Minuta e 27-të sjell panik te kuqezinjtë. Berisha, Gjimshiti dhe Ismajli përplasen brenda zonës. Gjimshiti largohet me barrelë dhe humbet sfidën. Një dëmtim në dorë për mbrojtësin shqiptar, që zëvendësohet nga Veseli.
Shqipëria shfaqet më agresive, por mungon diçka në 20 metrat e fundit. Uzuni shpërthen dhe humb një rast të artë në fundin e pjesës së parë, por më parë ka pozicion jashtë loje. Mbyllet pa gola e para, ndërsa e dyta nis me një zëvendësim për kuqezinjtë, del Çekiçi dhe futet Bajrami.
Në 65’ Uzuni humb një rast të mirë. Vetëm një minuta më pas, del nga loja Uzuni dhe Cikalleshi dhe në fushë hyjnë Manaj dhe Broja. Në minutën e 74’ na shpëton shtylla. Për të ardhur në minutën e 80-të, kur Broja me një diagonale gjen cepin e portës. Dy gola në historinë e Kombëtares shqiptare ndaj Hungarisë, të dy i shënon Armando Broja. Mbyllet 0-1!
Fotolajm/ Erion Veliaj bën bashkë kreun e SPAK dhe drejtorin e policisë
Kreu i SPAK Arben Kraja dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano sot në pritjen e organizuar nga bashkia e Tiranës për premierën e një filmi.
Driblim fantastik dhe një diagonale vrastare, Broja tund rrjetën dhe bëhet makthi i Hungarisë(VIDEO)Shqipëria ka zhbllokuar rezultatin përballë Hungarisë në minutën e 80 falë një super goli të Brojas.
Ylli 20 vjeçar shqiptar i inkuadruar në fushë në pjesën e dytë ka zgjedhur të bëjë gjithçka vetë ashtu si edhe në ndeshjen e parë duke mposhtur sërish portierin Gulasci
“Covid i zgjatur” është zyrtarisht një sindromë. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka zyrtarizuar situatën klinike, e cila shfaqet tek shumë pacientë rreth tre muaj pasi kanë kaluar fazën akute të sëmundjes. Janë rreth 14% e personave të infektuar që vuajnë këtë sindromë e cila zgjat katër muaj. Simptomat më të zakonshme janë lodhja, vështirësi në frymëmarrje dhe paaftësi në kryerjen e aktiviteteve të përditshme.
Prej kohësh pritej zyrtarizimi i kësaj sindrome misterioze, e cila nuk prek të gjithë pacientët. “Covid i zgjatur” prek më shpesh gratë, personat e moshës së mesme dhe ata që kanë pasur më shumë simptoma në ditët e para të infektimit.
Nuk është ende e qartë se çfarë e shkakton sindromën tek të sëmurët dhe për momentin nuk ekziston një mjekim specifik.
Libani pa energji elektrike pas fikjes së dy termocentralëve, ndërprerja pritet të zgjasë disa ditëLibani nuk ka prodhuar energji elektrike e që prej ditës së sotme është zyrtarisht në terr pasi mungesat e karburantit detyruan mbylljen e dy stacioneve të tij më të mëdha të prodhimit të energjisë, tha një zyrtar qeveritar për Reuters të shtunën.
“Rrjeti energjetik libanez ndaloi plotësisht punën mesditën e sotme dhe nuk ka gjasa që ai të funksionojë deri të hënën e ardhshme, ose për disa ditë.” – tha zyrtari.
Kompania shtetërore e energjisë elektrike pohuan në një deklaratë se termocentrali në Zahrani ishte ndalur. Fabrika e Deir Ammar u ndal një ditë më parë.
Mbyllja e dy stacioneve të energjisë kishte ‘ndikuar drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë e rrjetit të energjisë dhe kishte çuar në ndërprerjen e tij të plotë, pa asnjë mundësi për të rifilluar operacionet’. thuhej në deklaratë.
Kompania shtetërore e energjisë elektrike do të përpiqet të përdorë rezervën e karburantit të ushtrisë për të vënë në punë përkohësisht termocentralet, por kjo nuk do të ndodhë së shpejti, tha zyrtari.
Shumë libanezë normalisht mbështeten në gjeneratorë privatë që punojnë me naftë, edhe pse kjo është një zgjidhje afatshkurtër.
Libani është paralizuar nga një krizë ekonomike e cila është thelluar pasi furnizimet me karburant të importuar janë tharë. Monedha libaneze ka rënë me 90% që nga viti 2019.
Drejtuesit kryesorë të kompanisë Moderna futen në listën e 400 më të pasurve të ForbesTre investitorë të kompanisë ‘Moderna’ kanë hyrë në listën prestigjioze Forbes 400, pasi kanë grumbulluar miliarda në shitjen e vaksinave Covid-19 tek qeveritë në mes të pandemisë globale.
Dy anëtarë themelues dhe një investitor kryesor në kompani hynë në katalogun e pasurisë amerikane këtë javë. Lista rendit 400 qytetarët më të pasur sipas pasurisë neto dhe tani përfshin kryetarin dhe bashkëthemeluesin e Modernës, Noubar Afeyan, një bashkëthemelues tjetër, Robert Langer, si dhe Timothy Springer, ndër investitorët më të hershëm të firmës. Të tre thuhet se mburren me pasuri neto prej të paktën 3.5 miliardë dollarë secili.
Ndërsa të tre mbeten shumë poshtë titujve në listën 400, në mesin e tyre Jeff Bezos, Mark Zuckerberg dhe Elon Musk, ata u futën në listë falë fushatës masive globale të vaksinimit kundër Covid-19, e cila ka parë që Moderna të nënshkruajë kontrata me qeveritë në mbarë botën duke fituar miliarda.
Springer u rendit më i larti nga të tre, duke marrë vendin e 176 -të me një pasuri neto prej 5.9 miliardë dollarësh. Ageyan ndoqi, duke u mburrur me 5 miliardë dollarë neto në vendin e 212 -të, ndërsa Langer mbeti pak prapa në 4.9 miliardë dollarë.
Personeli i Moderna e prishi listën teksa ish-presidenti amerikan Donald Trump humbi vendin e tij këtë javë, megjithëse ish-presidenti thuhet se mbetet një miliarder.
Zbulohen dokumentet/ Si arriti Trump të fitojë miliona dollarë falë hotelit të tij luksoz gjatë mandatit të tij presidencialHoteli luksoz i Donald Trump në Uashington humbi më shumë se 70 milionë dollarë ndërsa ai ishte në detyrë pavarësisht nga marrja e miliona parave nga qeveritë e huaja, sipas dokumenteve federale të publikuara nga Komiteti i Dhomës për Mbikëqyrjen dhe Reformën. Komiteti, i kryesuar nga Carolyn B. Maloney, publikoi qindra faqe dokumentesh financiare mbi pronën e ish-Presidentit, që mori nga Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme.
Maloney dhe Gerald E. Connolly, pretendojnë se dokumentet tregojnë se Trump mori rreth 3.7 milionë Dollarë nga qeveritë e huaja dhe mori trajtim preferencial nga Deutsche Bank kur kjo e fundit i kishte dhënë hua 170 milionë Dollarë ish-Presidentit amerikan për të rinovuar pronën.
Zbulimet “ngrenë pyetje të reja dhe shqetësuese në lidhje me qiranë e ish-Presidentit Trump me Administratën e Shërbimeve të Përgjithshme dhe aftësinë e agjencisë për të menaxhuar konfliktet e interesit të ish-Presidentit gjatë mandatit të tij në detyrë, kur ai ishte efektivisht në të dy anët e kontratës, si qiradhënës dhe qiramarrës”.
Sipas Washington Post, Maloney dhe Connolly gjithashtu i dërguan një letër me 27 faqe të Premten administratorit të Administratës së Shërbimeve të Përgjithshme, Robin Carnahan, duke thënë se dokumentet garantojnë hetime të mëtejshme.
Raportimet e mëparshme nga Washington Post treguan se prona me 263 dhoma ishte gati gjysmë e zbrazët dhe humbiste para, por dokumentet japin deri tani kontabilitetin më të detajuar të hotelit dhe sesi Trump fitoi kontratën për qiranë në 2013. Dokumentet tregojnë, për shembull, se kompania e Trump duhej të injektonte në hotel më shumë se 24 milionë dollarë para nga arkat e kompanisë së tij për të kompensuar humbjet.
Trump i ka quajtur hetimet për hotelin dhe financat e tij, nga demokratët dhe prokurorët e Nju Jorkut, si të motivuara politikisht.
Dorëhiqet kancelari i Austrisë, Sebastian KurzKryeministri austriak, Sebastian Kurz ka dhënë dorëheqjen vetëm pak minutë më parë. Kurz u vu në qendër të akuzave ditët e fundit lidhur me përdorimin e parave publike gjatë fushatës zgjedhore, ku partia e tij arriti të fitonte.
Japoni/ Mishi i laboratorit do zëvendësojë atë tradicionalShkencëtarët në Universitetin e Osakës, në Japoni, po përdorin printer 3D për të krijuar një alternativë ndaj mishit tradicional të viçit dhe deklarojnë se lëvizja mund të ndihmojë në adresimin e problemeve të lidhura me rezervat ushqimore në të ardhmen.
Mishi i rritur në laborator deri më sot është përdorur kryesisht i grirë, por sipas studiuesve, projekti synon të imitojë koncentratin e mermerit të mishit të njohur si “wagyu”, që e dallon atë nga llojet e tjera të mishit të viçit.
Studiuesit fillimisht nxorën qeliza gjedhësh nga lopët e zeza japoneze dhe më pas përdorën një bio-printer 3D për të krijuar muskuj individualë, enë gjaku dhe fibra të shëndosha. Më pas, në mënyrë manuale, ata i vendosën fibrat së bashku për të krijuar mishin.
Për momentin nuk bëhet fjalë për ta provuar, pasi siç thonë studiuesit, mishi i laboratorit nuk është gati për t’u shërbyer.
Aktualisht duhen deri në 4 javë për të gjeneruar një centimetër kub mishi laboratori, me një kosto prej 10 mijë jen, ose 89 dollarë grami.
Studiuesit thonë se sapo procesi të jetë përmirësuar dhe të jetë bërë automatik, mishi i laboratorit mund të prodhohet në masë brenda 5 vitesh, gjë që do të ulte dhe koston e tij.
Shkencëtarët besojnë gjithashtu se teknologjia e përdorur për mishin e laboratorit mund të përdoret një ditë për mjekësinë rigjeneruese.
Një vlerësim i kompanisë “Global Information” sugjeron se tregu për mish të kultivuar mund të rritet në 2.79 miliardë dollarë brenda vitit 2030, nga 1.64 milionë që është aktualisht.
Aksident me vdekje në Elbasan, trajleri përplas një makinë (Foto nga vendi i ngjarjes)Aksident tragjik është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd, ku si pasojë ka mbetur viktimë një shtetase rreth 54-vjeç.
Elbasan/ Informacion paraprak
Më datë 09.10.2021, rreth orës 18:33, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Xibrakë, mjeti tip kamion me drejtues shtetasin V.J., nga Maqedonia e Veriut ,është përplasur me mjetin tip “Cintron “, me drejtues shtetasin E.M., banues në Tiranë.
Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë shtetasja F.G., rreth 54 vjeçe dhe është plagosur shtetasja G.M., rreth 37 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën, pasagjere në mjetit tip “Cintron “.