zoom

Day Archive“O shpirti mamit”, nëna e 26-vjeçarit që vrau partneren ganeze dhe u vetëflijua shpërthen në britma

Nëna e Klinton Pirës, 26-vjeçarit që qëlloi me thikë partneren e tij ganeze dhe më pas u vetëvra duke u hedhur nga kati i tetë i pallatit në Tiranë ka shpërthyer në lot pranë vendit ku ndodhi ngjarja. Gazetarja Xhensila Kodra ka siguruar video kur ajo thërret mes lotësh.

“O joo, o shpirt i mamit, çfarë ka ndodhur”?

Pira qëlloi 31-vjeçaren me thikë dhe gjatë kohës kur kjo e fundit zbriti poshtë për të kërkuar ndihmë ai u hodh nga kati i tetë duke gjetur vdekjen. Ndërsa e plagosura u dërgua në spital për të marrë ndihmën mjekësore por nuk mund t’u mbijetojë plagëve.

Nuk dihen shkaqet që e kanë shtyrë të riun nga Dibra të ndërmarrë aktin ekstrem që solli në fund si “Romeo dhe Zhuljeta” të historisë së tij të dashurisë me 31-vjeçaren ganeze me nënshtetësi franceze. Çifti shfaqeshin mjaft të dashuruar në rrjetet sociale. Pira kishte postuar shumë foto në rrjetet sociale ku shfaqej krah të resë ganeze ndërsa në sy bien dedikimet e tij të dashurisë.

Rritja e çmimit të naftës, a po abuzohet? Në botë rritet 2.1 lekë për litër, në Shqipëri 10 lekë për litër ose 5 herë më shumë

Çmimi i naftës në Shqipëri u rrit në mënyrë të menjëhershme më 1 tetor me afro 10 lekë për litër. Një litër naftë sot tregtohet me 179 ose 180 lekë për litër në pikat e komanive të mëdha si Kastrati apo Eida, ndërsa në fillim të javës u tregtua për 169 lekë për litër.

Përse kjo rritje dhe a është ajo në përpjestim të drejtë me rritjen që po pëson çmimi i naftës në botë?

Në tregjet ndërkombëtare çmimi i një fuçie naftë u rrit me 3 USD ose 300 lekë në 6 ditët e fundit. Një fuçi naftë ka 158 litër. Nëse do të përllogarsim rritjen për litër bazuar në rritjen e çmimit për fuçi, rezulton se rritja e një litri maftë në botë është vetëm 0,018 USD ose 2.1 lekë. Bazuar në këtë llogaritje rezulton se në Shqipëri nafta u rrit me 5 herë më shumë se në botë.

Tabela e mëposhtme tregon se 6 ditë më parë një fuçi nafte u shit me 73.3 USD, ndërsa sot u shit me 76 USD.

Në Shqipëri grosistët e naftës reagojnë menjëherë nëse nafta pëson rritje, ndonëse kompanitë tregtare shesin naftën e blerë më parë me çmime më të ulta. Thënë më thjesht, nafta që shitet sot në pikat e karburantit në Shqipëri është blerë të paktën 2 javë më parë në tregjet ndërkombëtare.

2 javë më parë një fuçi nafte në bursat ndërkombëtare, aty ku blihet edhe nafta për Shqipërinë, u shit me 70 USD për fuçi.

Sipas tabelës së mësipëme çmimi naftës në Shqipëri do të duhej të ishte i pandryshuar, duke qenë se nafta që tregtohet sot në vend është blerë nga 70 deri ne 76 USD për fuçi.

Tregu i naftës në vend ka qenë vazhdimisht në qendër të kritikave dhe është hetuar disa herë për “marrëveshje karteli” mes grosistëve. Megjithatë, ndërhyrjet e autoriteteve nuk kanë dhënë ndonjëherë rezultat.

Një hetim i periudhës janar 2017 – 2020 përfshiu tre koncesionarët që kanë dhënë leje për Tregun e ngarkim-shkarkimit dhe depozitimit të karburanteve që vinë nga jashtë.

Nën hetim u vunë Petrolifera në Vlorë dhe dy koncesionet në Porto Romano të Durrësit, Romano Port SHA dhe Porti MBM. Ky i fundit i cili ka të drejtat e përpunimit të anijeve mbi 20 mijë ton zotërohet nga shoqëria ADRIATIC BAY INVESTMENT GROUP, e cila kontrollohet nga  nga  dy prej kompanive më të mëdha të tregimit me shumicë dhe pakicë të naftës dhe benzinës në vend.

Në vitin 2012, kompania Romano Port sh.a u gjobit me 6.7 milionë lekë për abuzim me pozitën dominuese të ndërmarrjes në tregun e ngarkim-shkarkimit të gazit të lëngshëm të naftës në rrugë detare. /Zoom.al

  

Buxheti për infrastrukturë, Biden negociata në Kongres

Presidenti Amerikan, Joe Biden, këmbëngul se fatura prej 1 trilion dollarësh për infrastrukturën do të miratohet përfundimisht nga Kongresi, megjithë kundërshtitë brenda partisë së tij.

“Nuk ka rëndësi nëse është brenda gjashtë minutash, gjashtë ditësh ose gjashtë javësh, ne do ta bëjmë atë,” tha ai pas një vizite të papritur në Kongres gjatë së premtes.

Disa demokratë refuzojnë të mbështesin planin e tij, derisa të votohet një projekt-ligj i veçantë prej 3.5 trilionë dollarësh për mirëqenien dhe ndryshimin e klimës.

Megjithatë Presidenti Biden zhvilloi një takim privat me ta, takim i cili ishte pjesërisht udhëzues, e pjesërisht për të rritur moralit mes grupit të ligjvënësve të përçarë.

Ai u tha atyre se donte që të dy projektligjet të miratoheshin pavarësisht se sa kohë do të marrë një gjë e tillë. Sipas disa ligjvënësve demokratë ai kishte diskutuar një variant kompromisi prej 1.9 deri në 2 trilion dollarësh.

Votimi i së enjtes mbi projekt-ligjin e infrastrukturës u shty dhe nuk është ende e qartë kur do të bëhet votimi i radhës.

Pantallona lëkurë për vjeshtën dhe dimrin 2021; Ja si t’i kombinoni

Kur mendojmë për pantallonat prej lëkure, imazhet e para që na kujtohen  janë të yjeve të rokut si Mick Jagger dhe Joan Jett. Sipas të dhënave blerësit po grumbullojnë pantallona lëkure të vërteta dhe artificiale për dimër në shumë ngjyra dhe prerje të ndryshme.

Pra, nëse edhe ju po shpresonit të ndiqni  këtë trend me poshtë do të gjeni disa kombinime të veçanta që janë parë këtë vit nga influencerat e ndryshëm:

Ngrihu Arbër, vetëm ti mund ta bësh sot

Nga Anila Taci

“Ngrihu Arber, ngrihu dhe pergjigjmu. Kam nevoje te te ndihmoj. E dua me shume se gjithcka ne kete moment. Ndiej njesoj frustrimin tend te pamundesise se komunikimit dhe pafuqine time per te bere ty te ndihesh sado pak mire. Nuk ka dite qe nuk mendoj per ty dhe prinderit e tu. Cdo dite me rendon pafuqia ime kundrejt nje fati dhe sfide shume te madhe per kedo, sidomos per shpatullat e tua te vogla dhe te pafajshme”.

Arbri(pseudonim) eshte nje djale me nje problem te rralle gjenetik i cili kerkon te jetoje mes moshatareve te tij (dhe mos mbyllet ne spitalet spikiatrike) pasi kupton gjithcka por nuk mund te shprehet dhe si rrjedhoje askush nuk di te krijoje nje lidhje komunikimi me te. Strukturat tona arsimore dhe mjekesore nuk jane te pergatitura dhe nuk kane mjetet e duhura per te perballuar raste te tilla duke i lene ne fatin e tyre te keq duke ngarkuar fizikisht, psikologjikisht dhe moralisht familjet e tyre. Kur do mendohet te behet dicka konkrete per keta femije ashtu si edhe ata autike pavaresisht kostove te larta per edukim, programe specifike, trajnim ekspertesh etj? Duhet folur dhe ngritur zeri edhe ne ditet e tjera te vitit, jo vetem ato dedikuar kategorive te ndryshme.
Ngrihu Arber..vec ti mund ta besh sot.?
P.s. foto ilustruese per te ruajtur privatesine.

Eve, vajza e Steve Jobs, bën daljen e parë si modele

23-vjeçarja debutoi si modele në sfilatën e Coperni në Javën e Modës në Paris.

Eve u shfaq e veshur më një bluzë të gjerlbër neon, minifund me printe, shapka me platformë, syze dielli që binin në sy dhe një çantë të bardhë.

Eve, vajza e Steve Jobs, bën daljen e parë si modele

“Nuk mund ta them me fjalë se sa i jashtëzakonshëm është ky koleksion. Ishte një nder të jesh pjesë vizionit Coperni, ”shkroi Eve në Instagram.

 

View this post on Instagram

A post shared by Eve Jobs (@evecjobs)

Eve iu bashkua yjeve si Gigi Hadid, Paloma Elsesser dhe Adut Akech në sfilatë.

Dizajnerët e Coperni, Sébastien Meyer and Arnaud Vaillant, zbuluan për Vogue në prapaskenë se një nga çantat e koleksionit “Origami” u frymëzua nga ikona e aplikacionit të fotove në iPhone.

Eve, vajza e Steve Jobs, bën daljen e parë si modele

Përsa i përket Eve, ajo është në një romancë me Harry Hudson, një këngëtar/kompozitor dhe mik i ngushtë i familjes Kardashian-Jenner.

Eve, vajza e Steve Jobs, bën daljen e parë si modele

Princesha Beatrice zbulon emrin e vajzës

Princesha Beatrice vendosi që të nderonte gjyshen, mbretëreshën Elizabeth II. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Edoardo Mapelli Mozzi, zgjodhën një emër të veçantë për vogëlushen e tyre.

“Lartësia e saj mbretërore Princesha Beatrice dhe zoti Edoardo Mapelli Mozzi e kanë quajtur vajzën e tyre Sienna Elizabeth Mapelli Mozzi,” njoftoi Buckingham Palace në një deklaratë në Instagram së bashku me një fotografi të gjurmëve të këmbëve të foshnjës.

 

View this post on Instagram

A post shared by The Royal Family (@theroyalfamily)

Sienna është një emër me prejardhje italiane dhe me siguri lidhet me origjinën italiane të bashkëshortit të princeshës.

“Jemi të gjithë mirë dhe Wolfie është vëllai i madh më i mirë për Sienna-n,” janë shprehur ata.

Wolfie është djali i Edoardo-s nga marrëdhënia ish-partneren Dara Huang.

Princesha Beatrice zbulon emrin e vajzës

Princesha, vajza e princit Andrew, dukës së York-ut dhe Sarah-s, dukeshës së York-ut, nuk pati një ceremoni dasme tipike mbretërore për shkak të koronavirusit, megjithatë paraqitja  e saj në dasmën një vit më parë tërhoqi jo pak vëmendjen e medias.

Princesha Beatrice zbulon emrin e vajzës

Nuk është hera e parë që anëtarët e familjes mbretërore nderojnë figurën e mbretëreshës përmes emrave të fëmijëve: Princi William dhe Kate Middleton e quajtën të bijën Charlotte Elizabeth; vajzat e Zara Tindall dhe Peter Philips, fëmijët e Princeshës Anne, kanë emrin ”Elizabeth” si emër të mesëm. Princ Harry dhe Meghan e quajtën vajzën Lilibet Diana, referuar pseudonimit të mbretëreshës dhe kujtimit të Lady Diana-s. /Anabel

Sot e vrau me thikë, mesazhet e dashurisë të të riut nga Dibra për partneren ganeze: Falenderoj Zotin për ty

Klinton Pira 26-vjeç nga Dibra, i cili vrau me thikë partneren e tij ganeze me nënshtetësi franceze, Jawsackie Jaboah dhe më pas u vetëvra kishte mbushur rrjetin e tij social me foto ku ata të dy shfaqeshin bashkë.

Në sy bie fakti që ai bënte shumë dedikime në foto duke shprehur dashurinë për partneren 31-vjeçare. “I bekuar, falënderoj Zotin që të solli në jetën time. Falenderoj Zotin çdo ditë që të solli në jetën time, të dua shumë bukuroshe”, janë disa prej mesazheve që ai shkruante në rrjet. Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar çiftin në konflikt, që solli edhe këtë tragjedi të dyfishtë.

 

 

Si ndodhi ngjarja

Jawsackie Jaboah u qëllua me thikë nga 26-vjeçari Klinton Pira në një banesë me qira ditore në katin e tetë të një pallati në rrugën Pjetër Budi në Tiranë. Gjatë kohës kur kjo e fundit ka zbritur poshtë për të kërkuar ndihmë, Pira është hedhur nga kati i tetë duke gjetur vdekjen.

Ndërsa 31-vjeçarja u transportua në spital për të marrë ndihmën mjekësore por mundi t’u mbijetojë dot plagëve. Policia bën me dije se tashmë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

E ardhmja e biznesit pas COVID-19!

Investimet në zgjerimin e kapaciteteve, eksportet me vlerë të shtuar, rritja e eficencës, kalimi drejt teknologjive të gjelbra dhe fokusi te novacionet ishin elementet kryesore të strategjive të kompanive më të mëdha në Europën Juglindore gjatë viteve të fundit, teksa përpiqen të kapin kolegët e tyre të Perëndimit.

Sektori i automobilave ka qenë një ndër industritë me zgjerim të shpejtë në të gjitha vendet e rajonit, për sa i përket kontributit ndaj PBB-së, rritjes së kapacitetit prodhues, vëllimit të investimeve dhe krijimit të vendeve të punës, sidomos në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut.

Vendet që kishin ecur më përpara në këtë tendencë ishin më të mirëpozicionuara për të përballuar krizën e shkaktuar nga COVID-19. Sidomos Serbia, e cila është pararojë në zhvillimin e teknologjisë së informacionit, në 2020-n shënoi rënien më të ulët në rajon, me vetëm -1%.

Në Maqedoninë e Veriut, ndonëse ekonomia ra me 4.5%, eksportet e mallrave e shërbimeve ishin të qëndrueshme në 58% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), me një tkurrje vjetore prej rreth 2 pikë përqindje, sipas Bankës Botërore. Për krahasim, Shqipëria e kishte këtë tregues vetëm 23% të PBB-së, më të ulëtin në rajon, së bashku me Kosovën, dhe pësoi një tkurrje vjetore prej gati 8 pikë përqindje.

Është e vërtetë se vendi ynë e përballoi krizën e pandemisë, me një rënie më të ulët sesa pritej (rreth -4%, nga -7 deri në -9% që ishte parashikimi i zymtë i institucioneve ndërkombëtare), por sektorët të cilët amortizuan rënien, nuk lënë shumë vend për vetëkënaqësi. Ata janë ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme, me rritje të paqëndrueshme afatgjatë, të varur nga hapësirat për ndërtim (të cilat po pakësohen) dhe që krijojnë edhe probleme me çmimet spekulative të pasurive të paluajtshme, me potencial shkaktim krizash.

Pandemia nuk duket se e nxiti rendjen drejt teknologjisë dhe novacionit (sipërmarrjet, ndoshta përveç bankave, e “harruan” sa u hap ekonomia), por përkundrazi, e përkeqësoi. Një Indeks i fundit i Inovacionit Global (GII), i publikuar nga Organizata Botërore për Pronësi Intelektuale (WIPO), e rendit Shqipërinë, për vitin 2021, të fundit në rajon (në vendin e 82-të), duke rënë me një pozicion. Me 12 pikë jemi vlerësuar për produktet finale në kërkim dhe teknologji, duke u renditur më dobët se të gjithë elementet e tjera, në vendin e 103-të.

Renditja e 200 sipërmarrjeve më të mëdha në vend, një publikim traditë i “Monitor” prej më shumë se një dekade, është një pasqyrë e modelit të paqëndrueshëm të zhvillimit, me të cilin përballet ekonomia shqiptare dhe që doli më shumë në pah gjatë pandemisë. Edhe në renditjen e vitit 2020 mbizotërojnë sipërmarrjet tregtare të produkteve të importit, apo karburanteve dhe ka shumë pak biznese prodhuese.

Për ironi, në listën e 10 më të mëdhave në Shqipëri ka dy kompani, të cilat bëjnë vetëm faturime tranziti për të tretët, ndërsa në Serbi e Maqedoni mbizotërojnë sipërmarrjet që prodhojnë pjesë për automjete, produkte farmaceutike etj., me një numër të madh punonjësish e eksporte me vlerë të shtuar të lartë.

Renditja e “Monitor 200” tregon qartë mbizotërimin e modelit që ka në qendër ndërtimin. Qarkullimi vjetor i sipërmarrjeve të lidhura me këtë sektor shënoi një rritje vjetore prej 11.5%, në kontrast me tkurrjen prej 8.5% të të gjitha kompanive të përfshira në renditje.

Hyrjet e reja, shpesh me dyfishim të ardhurash, ishin pikërisht nga ndërtuesit e apartamenteve, që po shiten vrullshëm në vendin më të varfër të Europës. Kjo rendje, nuk mund t’i sjellë qëndrueshmëri ekonomisë në afatin e gjatë, as përmirësim të konkurrueshmërisë, përveçse ndonjë flluske që mund të shkaktojë edhe kriza.

Në një intervistë të para pak ditëve për “Monitor”, zv.presidenti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Jürgen Rigterink, rekomandoi se kriza COVID-19 duhet të përdoret si një mundësi për rindërtimin e ekonomive më të gjelbra, më gjithëpërfshirëse dhe të dixhitalizuara.

Asgjë e tillë nuk po ndodh realisht (ndonëse ka përpjekje sporadike), të paktën në afatin e shkurtër. Është normale që bizneset do të orientohen drejt sektorëve me norma të larta kthimi (dhe këtë, për momentin, po ua mundëson ndërtimi), megjithatë është detyrë e qeverisë, tashmë e re dhe e sapozgjedhur, por që vjen nga një model 8-vjeçar i vjetruar, ta çojë ekonominë në një dimension të ri post-pandemik. /Revista Monitor

SHBA i bën thirrje Turqisë të mos blejë më armë ruse

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar të premten Turqinë se mund të rrezikojë më shumë lidhjet bilaterale nëse blen armë tjera nga Rusia.

Kjo deklaratë ka ardhur pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është takuar me homologun e tij rus, Vladimir Putin më herët gjatë kësaj jave dhe ka diskutuar për bashkëpunim më të madh ushtarak, duke përfshirë aeroplanët ushtarakë dhe potencialisht edhe nëndetëset.

Turqia, vend anëtar i NATO-s, ka injoruar paralajmërimet e SHBA-së më 2017 për të mos blerë sistemet ruse për mbrojtje S-400, pasi aleanca perëndimore frikësohet se ky veprim mund t’i rrisë kapacitetet e Rusisë për të shënjestruar pajisjet ajrore të SHBA-së dhe Evropës Perëndimore.

“Ne i kemi bërë thirrje Turqisë në secilin nivel dhe mundësi që të mos blejë sistemet S-400 dhe të përmbahet nga blerja e ndonjë pajisjeje tjetër ushtarake nga Rusia”, ka thënë zëvendës-Sekretarja amerikane e Shtetit, Wendy Sherman para gazetarëve, kur është pyetur për udhëtimin e Erdoganit, transmeton agjencia e lajmeve AFP.

“Ne vazhdojmë t’ia bëjmë atë gjë të qartë Turqisë, ashtu sikurse pasojat me të cilat mund të përballet nëse niset në atë drejtim”, ka thënë Sherman, sa ka qenë në një vizitë në Zvicër.

Sherman ka përsëritur se S-400 nuk janë sisteme të “operueshme me sistemet e NATO-s”.

Si përgjigje ndaj blerjes që ka bërë Turqia, SHBA-ja pati larguar këtë shtet nga programi i aeroplanëve luftarakë F-35.

Në këtë program kanë qenë të përfshira disa kompani turke dhe Ankaraja ka pritur të ketë rreth 100 aeroplanë.

Megjithatë Sherman ka thënë se SHBA-ja vlerëson marrëdhënien me Turqinë, duke përmendur vendimin e kësaj të fundit për të mirëpritur miliona refugjatë sirianë dhe ofertën për të ndihmuar në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit në Afganistan.

“Turqia është sfiduese ndonjëherë. Jam e sigurt se edhe SHBA-ja është sfiduese për të ndonjëherë. Mirëpo ata janë aleatë të vlefshëm të NATO-s”, ka thënë Sherman.

Erdogan ka thënë të enjten se marrëdhënia e tij me presidentin amerikan, Joe Biden, “nuk ka nisur mirë”.

Biden, pa marrë ende pozitën e presidentit, e ka quajtur Erdoganin autokrat dhe ka treguar mbështetje për opozitën./ REL