Aplikacion
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pasi dy ish-shefa të shërbimit të sigurimit shtetëror të Serbisë u dënuan me nga 12 vjet burgim për udhëheqjen e grupeve paraushtarake gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, në vitet 1990.
Kurti përmes një statusi në Twiter ka thënë se të njëjtit persona, struktura e të cilëve pas Bosnjës kryen gjenocid edhe në Kosovë.
“Dy figura famëkeqe të regjimit të Millosheviçit, Jovica Stanisiç & Franko Simatoviç, u dënuan me 12 vjet burg secili për ndihmën dhe mbështetjen e krimeve të kryera nga një njësi speciale e Shërbimit të Sigurimit të Shtetit Serb, Beretat e Kuqe, gjatë luftës në Bosnje në 1992.
Këta janë të njëjtët persona, strukturat e të cilëve pas Bosnjës kryen gjenocid në Kosovë”, shkroi Kurti.
Ai tha se Serbia duhet të pranojë të vërtetën dhe të kërkojë falje, e që sipas tij, vetëm atëherë mund të fillojë pajtimi i dy vendeve. “Serbia sot duhet të përballet me të kaluarën e saj, të pranojë të vërtetën, të kërkojë falje & të distancohet nga Serbia e Millosheviçit. Vetëm atëherë mund të fillojë pajtimi”.
Zjarr në një banesë në Durrës, evakuohen banorëtNjë banesën në lagjen nr. 13 në plazh në Durrës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike.
Policia ka bërë të mundur evakuimin e banorëve ndërkohë që vijon puna për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të hetuar rrethanat e saj.
“Më datë 30.06.2021, në orën 22:20, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në banesën e shtetases M. Sh., 58 vjeçe, nga e cila ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve dhe në bashkëpunim me zjarrfikësen vijon puna për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit”, njofton policia.
“Kanabis me limon”, çmontohet rrjeti i drogës në Greqi, drejtuesi shqiptar, zbulohen kodetNjë rrjet i madh i trafikut të drogës është shkatërruar pas hetimeve të nisura prej kohësh nga autoritetet greke. Anëtarët e bandës konsiderohen si aktivë në zonën e Atikës ndërsa kreu i bandës përflitet të jetë një burrë me origjinë shqiptare me pseudonimin “Mateo” i cili koordinon aktivitetin.
Mediat vendase kanë publikuar të dhënat nga dosja hetimore dhe kodet e përdorura nga anëtarët e organizatës kriminale. Për të mbikëqyrur zonën ata lëviznin me taksi.
Ata kishin nisur trafikun prej shkurtit të kaluar duke u vendosur në disa zona. Sipas hetimeve, të rriturit e bandës kishin shfrytëzuar faktin që njëri prej anëtarëve të bandës ishte e mitur edhe e përdornin atë si transportues të porosive të pjesës tjetër të bandës.
I mituri gënjente vazhdimisht familjen e tij. Një nga anëtarët e bandës kishte marrë rolin e qiramarrësit të automjeteve që përdoreshin për transport të lëndës narkotike. Sipas prokurorisë informacionet për këtë bandë ishin marrë që prej muajit shkurt të këtij viti.
Kodet që përdoreshin nga anëtarët e bandës
Dourou: Kanabis nga fjala shqipe
Mercedes: Skunk kanabis
Lemon Skunk: kanabis me aromë limoni (lëvozhgë limoni)
Kashtë frape me aktivitet të lartë: Kokaina
Zero “pika” tre: 0.3 gram (kodi për kokainën)
Di (d) ose droga
Linja: Gram
Loka: Ace me cilësi të mirë: Sasia e një grami kanabis ose cigare kanabis me një fletë
Pound: Sasia e kanabisit me vlerë pesë euro
Lloj: Sasia e kanabisit me vlerë pesë euro (5 €)
Kovë: Sasia e kanabisit me vlerë dhjetë euro (10 €)
Frodi: Sasia e kanabisit me vlerë njëzet e pesë euro (25 €)
Një dyshe ose një anije: Dy pako kanabisi
Lekë: Para (rrjedh nga fjala lekë, monedha e Shqipërisë)
Gafra: Para (rrjedh nga fjala frang)
Po u bë: Ne përdorëm kanabis
Unë nxjerr: Kam drogë në dispozicion të palëve të treta
Test Drive: Përdorimi në grup i kanabisit
Mani: Cigare me kanabis, (rrjedh nga fjala dumani )
Garo: Cigare kanabis
Tafaki: Dy letra cigaresh, një ngjitur vertikalisht në buzë të tjetrit duke dhënë imazhin e ” T ”
Agorasme: Barna të blera
Kafshuar: Kanabis nën peshë në lidhje me çmimin e blerjes
Chre: Identifikimi i policisë
Arrestohet për ryshfet kreu i komisionit të Medias në KosovëPolicia e Kosovës ka arrestuar sot drejtuesin e Komisionit të Pavarur të Mediave, Luan Latifi. Ai është arrestuar pasi akuzohet për ryshfet. Luan Latifi në gusht të vitit 2019 ishte emëruar në këtë post.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ndaluar edhe drejtorin e Administratës dhe Financave në Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM) nën dyshimin për ryshfet.
Sipas dyshimeve fillestare, Arben Bilalli, dyshohet se ka marrë ryshfet 8 mijë euro me premtimin që do të ndikojë në mosndëshkimin e një subjekti për një shkelje të pretenduar.
Futet në rezervuar për tu freskuar, mbytet 74-vjeçari në TiranëMë datë 30.06.2021, është njoftuar salla operative se në fshatin Palaq, Preze, është konstatuar i mbytur në një rezervuar shtetasi M. T., 74 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga deklarimet e familjarëve dyshohet se ky shtetas ka hyrë për tu freskuar në rezervuar dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
E pazakontë, emigrantët në grevë urie në Belgjikë qepin gojënNjë ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Belgjikë ku emigrantët e futur në grevë urie prej një muaji kanë qepur gojën.
Mediat e huaja bëjnë me dije se qindra emigrantë të cilët ndodhen në grevë urie, disa prej të cilëve kanë qepur gojën dhe po marrin vetëm lëngje. Të tjerët nuk mund të ngrihen sepse nuk kanë forcë.
Emigrantët filluan një grevë urie në muajin maj në dy universitete dhe në një kishë në Bruksel për të treguar problemin e marrjes së dokumenteve dhe të drejtave të qëndrimit. Gjegjësisht, disa prej tyre kanë jetuar dhe punuar në Belgjikë për një dekadë gjersa ende nuk kanë status ligjor.
Pa dokumentacion zyrtar, ata nuk janë në gjendje të kenë përfitimet që kanë banorët belgë, siç është kujdesi shëndetësor.
Sekretari i Shtetit për Emigracionin dhe Azilin, Sammy Mahdi tha se sistemi i raportimit duhej të përmirësohej, por që mund të jetë e vështirë të arrihet duke zgjidhur raste individuale.
Nesër hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid, lejohet lëvizja deri në 00:00Ditën e nesërme, 1 korrik, do të hyjnë në fuqi masa të reja anti-Covid.
Ora policore do të nisë nga ora 00:00 deri në 06:00, ndërsa orari për muzikën nuk do të ndryshojë, pra do të mbetet 22:00.
Ndërkohë lejohen kampionatet sportive me prezence te tifozeve me kapacitete te reduktuara deri ne 30% sipas protokollit te ISHP.
Sipas protokolleve të ISHP, lejohen edhe aktivitetet e teatrove, shfaqjet artistike dhe kulturore, konferencat me kapacitet te reduktuar deri në 30% të spektatorëve apo pjesëmarrësve.
Autoritet në Greqi prej të mërkurës kanë dhënë alarmin për zhdukjen e turistes 29-vjeçare nga Franca. Ambasada franceze në Greqi lëshoi një njoftim emergjent për autoritetet në Greqi duke deklaruar se fati i saj po injorohet pasi nuk ka asnjë shenjë prej saj që nga data 24 qershor.
Turistja 29-vjeçare mbërriti në Kretë në zonën e Heraklion, më 21 qershor. Ajo mori një makinë me qira nga një dyqan makinash në mënyrë që të ishte në gjendje të lëvizte lirshëm.
Sipas informacioneve të mediave greke, prindërit e saj njoftuan Ministrinë e Jashtme të Francës pasi vajza e tyre nuk kishte kontaktuar me ta që prej datës 26 qershor.
Autoritet greke kanë nisur kërkimet por nuk ka ende asnjë shenjë prej saj. Të mërkurën në mesditë, disa nga grupet e shpëtimit arritën të lokalizonin makinën e marrë me qira nga turistja e zhdukur.
Në automjetin e saj që u gjet i braktisur ndërsa në bagazh u gjetën një GPS dhe një valixhe. Turistja kishte postuar një foto në rrjetet sociale nga Elafonisi duke treguar se kishte ecur për disa orë. Që prej këtij momenti ajo nuk u bë më aktive në rrjetet sociale.
Lirohet nga burgu komediani Bill Cosby, i dënuar për sulm seksualBill Cosby u lirua nga burgu pasi gjykata më e lartë e shtetit të Pensilvanisë shfuqizoi dënimin e tij për sulm seksual.
Gjykata hodhi poshtë dënimin e Bill Cosby-it për sulm seksual dhe hapi rrugën për lirimin e tij të menjëhershëm nga burgu të mërkurën duke ndryshuar kështu papritur fatin për humoristin dikur të njohur si “Babai i Amerikës”. Gjykata mori vendimin pasi argumentoi se prokurori i çështjes gjyqësore ishte i detyruar në bazë të një marrëveshjeje të mëparshme të mos ngrinte akuza ndaj zotit Cosby.
Cosby, 83 vjeç, ka kryer më shumë se dy vjet të një dënimi tre deri në 10 vjet burgim pasi u gjet fajtor për drogimin dhe abuzimin e administratores sportive të Universitetit Temple Andrea Constand në shtëpinë e tij në periferi të Filadelfias në vitin 2004. Ai ishte personaliteti i parë i famshëm që u gjykua dhe u dënua në epokën e lëvizjes #MeToo.
Ish-ylli i serialit komik “Cosby Show” u arrestua në vitin 2015, kur një avokat që kishte siguruar prova të reja – dëshminë e komedianit në një proces gjyqësor të ngritur nga zonja Constand – ngriti akuza kundër tij disa ditë para se të skadonte një afat 12-vjeçar që ndalonte ngritjen e akuzave ndaj zotit Cosby.
Por Gjykata e Lartë e Pensilvanisë tha se prokurori i qarkut Kevin Steele, i cili mori vendimin për arrestimin e zotit Cosby, ishte i detyruar të respektonte premtimin e paraardhësit të tij për të mos ngritur akuza ndaj zotit Cosby. Nuk ka asnjë provë që ai premtim u bë ndonjëherë me shkrim.
Gjykatësi David Wecht, tha se Cosby ishte mbështetur në vendimin e ish-avokatit të qarkut për të mos e akuzuar atë kur dha dëshminë e tij potencialisht implikuese në çështjen e ngritur nga zonja Constand.
Gjykata e quajti arrestimin e zotit Cosby “një ofendim të drejtësisë themelore, veçanërisht kur rezulton nga një ndjekje penale që ishte refuzuar për më shumë se një dekadë”.
Gjyqtarët thanë që heqja e dënimit dhe ndalimi i çdo ndjekjeje të mëtejshme penale, “është e vetmja zgjidhje që përputhet me pritshmëritë e arsyeshme të shoqërisë nga prokurorët e saj të zgjedhur dhe sistemi ynë i drejtësisë penale”./VOA/
Ish Sekretari i Mbrojtjes Donald Rumsfeld ka vdekur në moshën 88 vjeç.
Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një deklarate nga familja e tij.
Megjithëse asnjë shkak i vdekjes nuk u dha, sipas mediave vdekja ka qenë për shkak të moshës.
“Me trishtim të thellë ne ndajmë lajmin e vdekjes së Donald Rumsfeld, një burrë shteti amerikan dhe burri i përkushtuar, babai, gjyshi dhe gjyshi i madh. Në moshën 88 vjeç, ai ishte i rrethuar nga familja në Taosin e tij të dashur, New Mexico”, tha në një deklaratë familja.