Aplikacion
Hyrja nga Shkodra në drejtimin të Lezhës dhe dalja nga ky qytet në drejtim të Tiranës, janë bllokuar për shkak të trafikut të rënduar. Mijëra pushues kanë zgjedhur bregdetin e Tales, Shëngjinit e Velipojës për të kaluar fundjavën, ndërsa tashmë po kthehen nga plazhi. Kjo ka bërë që të krijohen disa kilometra radhë automjetesh nga qendra e Lezhës në drejtim të Tiranës. Raportohet se fluksi i automjeteve shkon deri në hyrje të autostradës në kryqëzimin e Milotit, ku shumë automjetet nisen drejt Kosovës.
Qytetarë të shumtë kanë denoncuar në Zoom.al situatën e rënduar ku raportojnë se është krijuar një trafik mbi 10 km. Ata shtojnë se janë të bllokuar prej më shumë se një ore.
Një panoramë e ngjashme është edhe në hyrje të Lezhës, ku makinat që vijnë nga Shkodra dhe që kthehen nga plazhi i Velipojës kanë krijuar rashë kilometrike në këtë aks rrugor. Ndërkohë sipas denoncuesve në Zoom.al, asnjë patrullë policie nuk shihet në zonë për të normalizuar trafikun./zoom.al/
5 km vargu i makinave! Trafik në rrugën Shkodër – LezhëMijëra pushues kanë zgjedhur bregdetin e Shëngjinit dhe Ranës së Hedhun për të kaluar fundjavën.
Pasi kanë mbaruar plazhin, ata janë drejtuar drejt banesave të tyre, por kjo ka sjellë një trafik të rënduar në rrugë, një radhë makinash prej 5 km. Kryesisht trafiku është i përqendruar në hyrje të Lezhës, ku edhe është kthesa e rrugës që të dërgon në Shëngjin.
Po ashtu trafik i rënduar është krijuar edhe në rrugën tjetër kryesore që lidh Lezhën me Shkodrën, ku të shumtë janë turistët që kthehen nga plazhi i Velipojës.
Masakra në Velipojë! Këta janë 2 vëllezërit Gocaj që mbetën të vrarëVelipoja u trondit mbrëmë pak minuta pasi kishte kaluar mesnata, nga një shkëmbim me armë zjarri që u mori jetën 4 personave.
Zoom.al ka siguruar fotot e dy vëllezërve Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç që kishin hotelin “Gocaj”.
Nga përplasja me armë u plagosën edhe Hasan Ferracaku, vëllai i biznesmenit që u vra dhe nipi i tij, Elmedin Tyli.
Dy të plagosurit u arrestuan për ngjarjen, ndërsa në kërkim janë shpallur tre vëllezër; Abedin, Shyqyri dhe Besar Verracaku, banues në fshatin Pulaj, të dyshuar si bashkautorë në krim.
Shkak i sherrit që solli masakrën ishte konflikti mes Ferracakut dhe Gocajt për hapësirën e rërës përpara hoteleve për vendosjen e shezlongeve.
Xhovani Gocaj
Edmond Gocaj
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku një grua maqedonase raportohet se ka vrarë burrin e saj shqiptar në Tetovë.
Sipas mediave maqedonase, gruaja e ka goditur bashkëshortin e saj me çekiç duke e lënë të vdekur në vend.
Mediat shkruajnë se 38-vjeçarja dhunohej sistematikisht nga burri. E lindur në Prilep, ajo ka denoncuar disa herë në polici dhunën nga bashkëshorti 48-vjeçar.
Edhe sot mësohet se bashkëshorti shqiptar e ka dhunuar atë, duke i shkaktuar plagë. Në kushtet e vetmbrojtjes ajo ka marrë një çekiç dhe e ka goditur, duke i shkaktuar edhe vdekjen.
Kida e lidhur me futbollistin e njohur shqiptar?Lart e poshtë po përflitet se këngëtarja e njohur Kida ka nisur një lidhje dashurie me futbollistin shqiptar Valon Berisha.
Shkak u bënë disa postime në rrjete sociale të shoqëruara me emoji zemre. Për më tepër, Valoni ishte i ftuar në emisionin “Robi plaket kur don vet”, ku ka folur për angazhimet e tij personale dhe profesionale.
Madje gjatë intervistës ai shprehu hapur pëlqimin e tij për Kidën. Kur u pyet se cilën nga këngëtaret shqiptare pëlqen dhe do e çonte në shtëpi, ai përmendi emrin e Kidës. Futbollisti nuk e fshehu fare pëlqimin për këngëtaren dhe kaq mjaftoi që të gjithë të dyshonin për një romancë.
Mirëpo, burime për “Prive” kanë treguar se lajmet e lidhjes së tyre s’janë të vërteta dhe mes Kidës e Valonit s’ka asgjë më shumë sesa miqësi.
Kujtojmë se deri më sot Kida nuk ka pasur ndonjë lidhje publike, pasi ka preferuar që të përqendrohet e gjithë fama e saj vetëm tek muzika. Sot ajo është një nga këngëtarët më të suksesshme në Shqipëri, duke prodhuar vit pas viti akoma dhe më shumë hite.
Vetëm pak javë më parë, ajo publikoi këngën “Lila” në bashkëpunim me reperin gjerman Samra. Kënga e tyre rezultoi mjaft e suksesshme, duke grumbulluar në 2 javë më shumë se 5 milionë shikime. Ndërkohë pritet që shpejti Kida të sjellë një projekt të ri me Ledri Vulën dhe Butrint Imerin.
Detaj rrëqethës! Pasi i mbyti vajzën, piloti grek detyroi nënën e Caroline-s të…Detaje tronditëse vijojnë të zbulohen në mediat greke lidhur me vrasjen e Caroline-s fatkeqe, ku burri i saj i mori jetën duke e mbytur në gjumë.
Së fundmi, avokati i familjes së Caroline-s ka zbuluar se Babis Anagnostopoulos, pasi i kishte vrarë të bijën, i kishte kërkuar nënës së Caroline-s që të paguante paratë e arkivolit dhe shpenzimet mortore.
“Arkivoli i Caroline-s u kërkua nga autori që të paguhej nga nëna e saj dhe ajo e pagoi atë”, tha avokati i familjes së viktimës, Thanasis Harmanis.
Ndërkohë mediat greke raportojnë se pak para krimit Caroline po shihte për një apartament me qira në Athinë, ku edhe kishte planifikuar që të studionte në një shkollë kuzhine. Caroline i kishte zbuluar psikologes së saj, se marrëdhënia kishte arritur në një rrugë pa krye dhe se ajo kishte shumë frikë nga Babis Anagnostopulos dhe i kërkoi asaj këshilla se si ta menaxhonin këtë problem.
Konsulentja e shëndetit mendor gjithashtu vlerëson se një mesazh që ajo mori nga Caroline për të ndërprerë seancat ka të ngjarë të jetë dërguar nga vetë vrasësi.
Këta janë 2 shqiptarët që përdhunuan 19-vjeçaren në GreqiDitën e sotme kanë dalë përpara gjykatës në Greqi, dy shqiptarët që përdhunuan një vajzë po me origjinë shqiptare për tre ditë rresht në një shtëpi në Athinë, nga data 23-26 qershor dhe më pas e lanë të lirë në portin e Pireut duke u larguar me pushime të qetë, në Mykonos, por liria zgjati vetëm për disa orë.
Të arrestuarit janë 20 dhe 21 vjeç, ndërsa akuza me të cilën po përballen është pengmarrje dhe përdhunim. Vajza shqiptare deklaroi se ishte njohur në Facebook me njërin nga djemtë dhe më pas e kishin lënë për t’u takuar, ndërsa natën e kaluan bashkë, por në shtëpi, rrëfeu më tej 19-vjeçarja, “hyri edhe një tjetër shqiptar”.
“Më droguan. U mpiva dhe u trullosa. Më përdhunuan të dy për tre netë dhe më pas më lanë të lirë”, tregoi vajza para autoriteteve greke.
I kërkojnë koncert në Serbi, përgjigjet Capital TCapital T mbajti një koncert të suksesshëm “Time Capsule”, në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.
Reperi na ktheu pas në kohë, teksa performoi hitet e tij më të famshme që prej fillimit të karrierës.
Një eksperiencë të tillë kanë kërkuar të përjetojnë edhe fansa të Kapos nga Serbia. Teksa reperi pyeste ndjekësit se ku dëshironin ta shihnin të performonte këtë vit, dikush i shkruan:
“Në Serbi të lutem, ke fansa edhe këtu.”
Ai vendosi një kusht tepër të rëndësishëm:
“Kur shteti juaj të na njohë. Republika e Kosovës”. shkruan ai, shoqëruar me flamurin e Kosovës.
Këtë vit, Kapo i është rikthyer koncerteve e performancave në clube gjatë verës, teksa premton surpriza për muajt në vijim.
Madje, ai ka treguar për fansat se i ka “borxh” një koncert “Time Capsule” qytetit të tij, Prishtinës. Planet janë që ky koncert madhështor të realizohet në vitin 2022 dhe ne e dimë që Capital T i mban premtimet!
Vrasjet në Velipojë dhe aksidenti i Vlorës, famullitari i Shkodrës: Kush nuk administron siç duhet situatën, të largohet!Pas dy ngjarjeve të rënda të ndodhura në Shqipëri ku një familje u shua në një aksident rrugor dhe dy të tjera u shkatërruan në plazhin e Velipojës pas përplasjes me armë ka bërë një reagim të fortë kisha katolike e Shkodrës.
Famullitari i Shkodrës dom Vlash Palaj në fund të meshës të kësaj të diele nga katedralja “Shën Shtjefni” në Shkodër i bëri apel shoqëriaë e kryesisht autoriteteve përgjegjëse vendore e qëndrore që të reflektojnë mbi këto që po ndodh.
Palaj nuk e quajti aspak normale këtë situatë në Shqipëri me 8 viktima në dy ditë ndërsa i kërkoi besimtarëve dhe mbarë shoqërisë që të mos tregohen individualistë dhe të mendojnë vetëm për veten e tyre si dhe kërkoi dorëheqje nga ata autoritete që nuk mund ta bëjnë punën e tyre.
Fjala e famullitarit të Shkodrës dom Vlash Palaj
Nuk mund të qëndrojmë indiferent ndaj asaj që ka ndodhur gjatë kësaj jave. Një javë me të vërtetë tragjike për vendin tonë dhe ju ftoj që të arsyetoni dhe të mendoni seriozisht për shkaqet e degradimit të jetës në mënyrë të tillë. Kemi një aksident që ndodh në jug të Shqipërisë ku shuhet një familje krejt, babai, nëna dhe dy vajzat, katër të vdekur për një aksident. Mbrëmë në Velipojë katër të vrarë dhe dy të plagosur. Kisha në urtinë e saj ka sintetizu gjithmonë të keqen duke thënë se mëkati çon në vdekje. Ku është mëkati në lidhje me këto dy situata? Po është mëkat i madh atëherë kur nuk mbahet ritmi i jetës, kur don të kalosh caqet e saj, kur don të kalosh limitet e saj, kur don të ecësh më shpejt se është e duhur dhe kur nuk do të mbash ritmin e jetës së fëmijëve në makinën tënde. Ajo që të vjen më keq është se aty ku në një farë mënyre njeriu nuk din me ju përmbajt ritmit të jetës e cila është e avashtë, është graduale, nuk është e shpejtë apo e ekzagjeruar dhe aty për shkak të këtij mëkati shkon e godet të pafajshmit sepse fatkeqësia në këtë rast është tek ato dy fëmijë të pafajshëm të aksidentuar. Mbrëmë edhe në vrasjen në Velipojë edhe aty është mëkati sepse janë ngatërruar për shkak të një të mire publike dhe mëkati në këtë rast nuk është vetëm mes atyre dy familjeve apo atyre dy bizneseve atje por mëkati në këtë rast është një strukturë e mirëfilltë sepse ata ngatërrohen për një të mirë që nuk është e tyre por është publike. Do të thotë se ata ndihen më autoritar edhe ndaj atyre që kanë përgjegjësinë të përcaktojnë ndarjen ose funksionimin ose të mirën publike në funksion të qytetarëve dhe mëkati kalon direkt tek pushteti lokal por edhe ai qëndror. Nuk është normale kjo situatë absolutisht por çdo kush të reflektojë se aty ku njeriu abuzon me të mirën e tjetrit, ku njeriu jeton për të përfituar thjeshtë për interesin e tij prap është mëkat, ku aty ushtrohet logjika e mikut prap është mëkat sepse e pëson dikush që nuk ka faj dhe aty ku ka kompromise me bazë interesi të jeni të sigurtë gjithmonë se dikush do ta pësojë dhe do ta pësojë me vdekje. Prandaj dikush ti thërrasë mendjes se papërgjegjshmëria e atyre që janë autoritete për administrimin e këtyre të mirave të cilat i ka fal Zoti, papërgjegjshmëria vret. Edhe mungesa e shpirtit, mungesa e vlerës së jetës që jetojnë vetëm për t’u pasuruar edhe ajo vret sepse ai mëkat, ajo vrasje që ka ndodhur e ka një zanafillë të saj. Nëse ti abuzon vazhdimisht me të keqen ta dish se një ditë e keqja do të bëjë shumë keq ty. Fjala e popullit është e patjetërsueshme dhe qëndron gjithmonë, parja e tepërt dhe fatkeqësisht ato struktura korruptive, mafioze të cilat abuzojnë edhe me të mirat e përbashketa të ha kokën. Prandaj të jetojmë me dinjitet, me atë që të përket, me jetu me ligjshmëri, me jetu me moralitet, me jetu me etikë, me jetu si një qënie shoqërore dhe jo individuale, personale ku vë mbi të gjitha interesin tënd vetjak. Një njeri që jeton me këtë logjikë herët a vonë do ta humbin vetveten por edhe jetën e vet. Nëse mbjell keq, keq do korrësh dhe nëse jeton me të mirën ke shpresë se do të korrësh mirë por jo gjithmonë edhe kjo sepse ai i pamunduari shpesh herë godet të pafajshmin prandaj uroj që çdo kush të reflektojë mbi këtë situatë dhe të mbajë një qëndrim të drejtë sepse një ditë do ti japim llogari Zotit por ka për të qenë ai procesi final por edhe në këtë jetë do të shkojë çdo gjë në vend thotë Krishti dhe s’do mbesim asgjë pa dalë edhe gjatë rrjedhës së saj. Të jetojmë me dinjitet e ndershmëri duke e vlerësuar tjetrin të ngjashmin tënd dhe nëse beson në Zotin i bie të jetë vëllai jot sepse Zoti për ne është Atë. Dhashtë Zoti që dikush të ketë kurajon që kur e sheh se nuk është në gjendje të administrojë ashtu siç duhet të mirën e përbashkët të dorëhiqet e të largohet. Uroj që dikush vërtetë përballë kësaj katastrofe, një familje të shuar dhe dy familje të tjera të shkatërruara dikush të ketë kurajon për të thënë se unë nuk bëj për këtë punë dhe ia lëshoj vendin dikuj tjetër. Të lutemi për këto shpirtra që Zoti të ketë mëshirë për këto jetë që shkojnë kot për gjëra të kësaj bote. Nëse ti fiton gjithë botën por humb jetën tënde atëherë e bjerr shpirtin tand.
Familja s’ka lekë për varrim! Kamarieri 20-vjeçar që u vra në Velipojë, si humbi të atin disa vite më parëMyzerim Zeneli, i riu i cili mbeti i vrarë pas përplasjes mes pronarëve Ferracaku dhe Gocaj në Velipojë, kishte vetëm një ditë që kishte shkuar të punonte si kamarier në hotelin “Gocaj”.
Mësohet se 20-vjeçari kishte humbur të atin para disa vitesh. Ai u mbyt në lumin Drin, teksa ishte futur për t’u larë.
Familja e Zenelit, e cila jeton në Bahçallëk të Shkodrës ndodhet në kushte të vështira ekonomike, ndërsa mësohet se nuk përballon dot financiarisht shpenzimet mortore.
Bizneset e familjeve Ferracaku dhe Gocaj ndodhen fare pranë njëri-tjetrit dhe debati lindi pikërisht për vendosjen e disa shezlongëve në plazhin e Velipojës, konflikt i cili përfundoi me katër humbje jete dhe dy të plagosur.