zoom

Day ArchiveShtyrja e çeljes së negociatave, Varhelyi: Do të vijojmë punën gjatë Presidencës sllovene të BE

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka reaguar për herë të parë pasi Këshilli për Çështjet e Përgjithshme të BE nuk ra dakord për të caktuar datën e Konferencës së Parë Ndërqeveritare prej vetos së Bullgarisë.

Varhelyi thotë se puna gjithsesi do të vijojë në Presidencën sllovene të BE e cila nis në korrik, për të përmbyllur edhe këtë çështje.

Ai pranon se në muajt e fundit u bë një përparim i dukshëm si tek Shqipëria dheMaqedonia e Veriut, por mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare duhet të jetë çështje përparësie.

Reagimi:
Kur bëhet fjalë për Shqipërinë & Maqedonia e Veriut, shumë terren u mbulua gjatë muajve të kaluar, me përparimin e dukshëm të arritur. Ne jemi në shtrirjen e fundit dhe do të vazhdojmë të punojmë me Presidencën sllovene të BE për ta përmbyllur atë: ne duhet të hapim Konferencat e I-rë Ndërqeveritare me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut si një çështje përparësie.

Përdhunoi dhe rrahu pastruesen shqiptare në Athinë/ Kapet autori bullgar

Policia greke ka arrestuar para pak minutash autorin e dyshuar të përdhunimit të një shqiptares dy ditë më parë në lagjen Petralona në Athinë.

Arrestimi i shtetasit bullgar u krye nga Forcat Speciale të Policisë, të cilët po e kërkonin 35-vjeçarin në disa zona në të cilat besohet se fshihej.
50-vjeçarja u përdhunua dhe dhunua në një apartament në Petralona të Greqisë. Sipas detajeve të publikuara, ajo pas 9 orësh makthi doli nga ballkoni dhe nisi të bërtiste për ndihmë.
Gruaja që e dëgjoi e para rrëfeu si dukej ajo në momentet e para: “E gjeta atë gjysmë të zhveshur me fytyrën e nxirë nga rrahjet dhe të shkatërruar psikologjikisht.”
Pasi doli nga spitali, pastruesja shkoi në polici dhe bëri denoncim për 35-vjeçarin me origjinë nga Bullgaria që dyshohet të jetë autori i abuzimit seksual.
Sipas shqiptares, ai e përdhunoi dhe e rrahu të paktën 7 herë.
Gjithashtu rrëfeu se ai “rrihte nënën e tij gjatë gjithë kohës.” Gruaja që ndihmoi pastruesen për të shpëtuar nga abuzuesi tha se kur ai kuptoi gjithçka, nisi ta kërcënonte.
“Ai po më kërcënonte mua dhe vajzën time. Ai tha se do të na mbyste. Kemi frikë. Jemi në shtëpi me grila të mbyllura. Policia na tha të mos hapim grilat apo të hapim derën nëse dikush i bie ziles”, tha ajo, shkruajnë mediat greke.

Anglisë i mjafton një gol dhe merr kreun, Kroacia bind dhe kualifikohet si e dyta

Anglia dhe Kroacia kalojnë më tej në Euro 2020, vend i parë dhe i dytë, përkatësisht pas fitoreve 1-0 ndaj Cekisë dhe 3-1 ndaj Skocisë. Më tej kalon edhe Cekia si vend i tretë.

Pasi Sterling goditi shtyllën, në rastin e dytë ka përfituar nga krosimi i bukur i Grealisht duke shënuar me kokë në shtyllën e dytë. Skuadra britanike e nisi fort ndeshjen duke i dhënë kënaqësinë e parë tifozëve.

Ndërkohë, lajmi keq që është marrë sonte është se si Mount, ashtu edhe Chillëell, do të mungojë në fazën e 1/8-tave të Europianit pasi do të vazhdojnë të jenë në izolim. Mjafton ky gol për pjesën e parë.

Në fakt, me këtë gol përfundoi gjithë ndeshja, pavarësisht rasteve nga të dy skuadrat. Anglezëve iu anulua një gol nga VAR në fundin e ndeshjes, ndërsa Maguire nuk iu dha një penallti. Në ndeshjen tjetër, Kroacia fitoi 3-1 ndaj Skocisë. Pjesa e parë përfundoi në barazim 1-1, kroatët shënuan të parët, por vendasit barazuan. Por në të dytën, perla e Modric ndryshoi lojën. Një supergol i kapitenit.

Perisic shënoi golin e tretë, duke vulosur kualifikimin, madje si vend i dytë në grup, për shkak të golaverazhit më të mirë se Cekia. Kjo e fundit kalon si vend i tretë më tej.

BioNTech vaksinon pacientët e parë kundër kancerit

Pacientët e parë janë injektuar me një vaksinë eksperimentale për kancerin të prodhuar nga kompania farmaceutike BioNTech. Kjo është faza e dytë e një studimi të ri klinik.

Sipas të gjitha provave deri më tani vaksina ka rezultuar e sigurt për t’u testuar tek njerëzit dhe BioNTech nuk po humb kohë për të kaluar në fazën tjetër të zhvillimit. Kompania do ta përdorë atë së bashku me një medikament  të quajtur Libtayo dhe do ta testojë në pacientët ekzistues me kancer të lëkurës.

Nëse rezultatet janë pozitive, kjo do të nënkuptojë se disa njerëz për të cilët është menduar se janë të sëmurë terminalë mund të kenë ende një shans me këtë trajtim. Si në rastin e vaksinës për koronavirusin, edhe në këtë produkt po përdoret teknologjia e m-RNA, që vë në lëvizje sistemin imunitar për të luftuar kancerin.

Vuçiç: Serbia nuk ka nevojë për një konflikt ‘të ngrirë’ me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Serbia nuk ka nevojë për një konflikt të ngrirë me Kosovën.

Duke paraqitur para Kuvendit të Serbisë raportin për dialogun me Kosovën, Vuçiç tha se serbët në Kosovë duan që negociatat të zhvillohen, në mënyrë që të arrihet ndonjë zgjidhje kompromisi në të ardhmen, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Kur të më pyesni se çfarë është kompromisi, unë do të them: nuk e di”, tha Vuçiç para ligjvënësve serbë.

Ai vlerësoi se “fuqitë perëndimore nuk do ta ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj Kosovës” dhe se ato “do të pajtohen për një Kosovë të pavarur me çdo kusht”.
Ne nuk kemi detyrë të lehtë dhe kohë për humor festiv, as kohë për pritje të tepërta, por kohë për t’u përballur me realitetin që na rrethon”, tha Vuçiç.

Vuçiç tha se dialogu me Kosovën është “transparent” dhe se pretendimet se “dikush po fsheh diçka diku dhe po përpiqet të mashtrojë publikun” janë “gënjeshtra”.
Dialogu është korniza e vetme e mundshme, derisa të arrihet një kompromis me shqiptarët. Ne i kemi informuar në mënyrë të vazhdueshme përfaqësuesit e Bashkimit Evropian se kemi përmbushur gati gjithçka nga Marrëveshja e Brukselit. Të tjerat janë detaje që jemi gati t’i përmbushim. Shqiptarët nuk janë gati për të përmbushur atë, për të cilën është rënë dakord”, tha Vuçiç.

Kamberi: Serbia, të përballet me krimet e luftës
Në seancën ku raportoi Vuçiçi, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, tha se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë një proces i “përballjes me të kaluarën”.
Kamberi tha se Serbia duhet të përballet me krimet që kanë kryer forcat ushtarake dhe policore serbe në Kosovë, gjatë luftës së viteve 1998/1999.
“Njerëzit duhet ta dinë se Serbia sot duhet të flasë me ata që u ka vrarë fëmijët, e shumë prej tyre edhe familjet. Ju, president i Serbisë, në anën tjetër të tryezës së bisedimeve ndoshta mund të keni Saranda Bogujevcin nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, familjen e së cilës e kanë vrarë ‘Shkorpionët’ serbë”, tha Kamberi.

Sipas tij, “në emër të shtetit serb”, në Kosovë janë kryer “krime të rënda lufte”.
Kamberi, i cili përfaqëson pakicën kombëtare shqiptare në Serbi, shprehu bindjen se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë mund t’i japë fund “armiqësisë shekullore” midis serbëve dhe shqiptarëve.
Mendoj se dialogu i Brukselit mbetet shtylla kryesore e normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës”, tha ai.

Kamberi shtoi se statusi i komunitetit shqiptar në Serbi është “i lidhur ngushtë” me statusin e serbëve në Kosovë dhe se Serbia “po punon sistematikisht në margjinalizimin e pakicave në territorin e saj”.
Duke iu përgjigjur deklaratave të Kamberit, Vuçiç tha se shqiptarët “gjithmonë trokasin në derë të hapur” tek ai.

Për krimet në Kosovë, Vuçiç tha se është krenar që “Serbia nuk i fsheh kriminelët me mbiemra serbë”, ndërsa shqiptarët “viktimizohen”.
Ai tha se Serbia nuk dëshiron shtet një etnik dhe se nuk dëshiron t’i persekutojë shqiptarët, por do që ata “së bashku të ndërtojnë të ardhmen”.
Serbia nuk do të lodhet kurrë nga Kosova”, tha Vuçiç.

Vuçiç foli para deputetëve serbë edhe për takimin e tij të parë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që u zhvillua më 15 qershor në Bruksel.
Për Kurtin, temë e vetme ka qenë: kur do ta njohim pavarësinë e Kosovës?”, tha Vuçiç. Përgjigjja, sipas tij, ka qenë: “Kurrë”.
Situata është shumë më e vështirë dhe më serioze si për ne, ashtu edhe për ta… Një zgjidhje kompromisi është diçka që duhet të kërkojmë”, u tha Vuçiç deputetëve të Kuvendit të Serbisë./ Radio Evropa e Lirë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel kombinon vaksinat anti Covid/ Pas Astra Zeneca-s merr Moderna-n

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka zgjedhur Moderna-n si dozë të dytë të vaksinës anti Covid, ndërsa dozën e parë ishte e kompanisë AstraZeneca.

Një zëdhënës i qeverisë konfirmoi se liderja 66-vjeçarja u vaksinua disa ditë më parë. Ndërsa dozën e parë e ka marrë në muajin prill, shkruan BBC.

Jam e lumtur që sot kam marrë vaksinën e parë AstraZeneca. Dua të falenderoj të gjithë ata që janë përfshirë në fushatën e vaksinimit si dhe të gjithë të vaksinuarit. Vaksinimi është çelësi për të kapërcyer këtë pandemi”, u shpreh Merkel, në muajin prill.

Ekspertët besojnë se kombinimi i vaksinave të koronavirusit mund të jetë një ide e mirë, por është shumë herët të thuhet me siguri.

Në mars, Gjermania, së bashku me vendet e tjera evropiane, ndaluan shpërndarjen e vaksinës AstraZeneca pasi u raportuan një numër rastesh të mpiksjes së gjakut.
Gjermania më parë kishte kufizuar përdorimin e goditjes në moshën mbi 60 vjeç, por tani është vendosur ta ofrojë atë për të gjithë të rriturit, raporton transmetuesi gjerman Deutsche Welle.

Pas një fillimi të ngadaltë, përhapja e vaksinimeve në Gjermani u përshpejtua javët e fundit. Më shumë se gjysma e popullsisë së vendit tani ka marrë dozën e parë të një vaksine.
Në prill, zëdhënësi i zonjës Merkel shkroi në Twitter një foto të certifikatës së saj të vaksinimit për të treguar se ajo kishte marrë injeksionin.

Ka pasur disa studime të kryera mbi përzierjen e vaksinave të ndryshme.
Një studim në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se të rriturit kishin më shumë të ngjarë të raportonin efekte anësore të lehta dhe të moderuara pas përzierjes së dozave të vaksinave AstraZeneca dhe Pfizer.

Algjeriani që po “tmerron” Tiranën/ I merr telefonin të moshuarit dhe bën video për Instagram

Para pak ditësh publikuam një lajm në lidhje me një algjerian që jeton në vendin tonë, por që është kthyer në rrezik për qytetarët. Bëhet fjalë për Hamza Marina i cili ngacmon qytetarët në rrugë, kryesisht femra dhe u bën pyetje ose veprime të çuditshme. Por duket se Hamza e pëlqen këtë që bën pasi në rrjetin e tij social në Instagram ai ndan video nga momentet kur ngacmon njerëzit. Së fundmi ai ka publikuar një video ku tregon se si ai po bisedon me një të moshuar, të cilit i ka marrë telefonin. I moshuari shqiptar i kërkon që t’ia kthejë telefonin por algjeriani bën lojëra fjalësh. Mësohet se ai quhet Hamza dhe nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi edhe më parë është denoncuar po për kërcënime të qytetarëve të Tiranës. Nga ana tjetër ende nuk ka një reagim nga ana e Policisë në lidhje me videon e publikuar ditën e djeshme.

https://vidnews.net/dm/video.html?vn=/embed/1624385407822

 

‘Bullgaria nuk lëshon pe’/ VOA: Dështon nisja e bisedimeve me BE-në për Tiranën dhe Shkupin

Problemet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut u bënë sërish pengesë për një vendimarrje në favor të organizimit të Konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut nga njëra anë dhe Bashkimit europian nga ana tjetër, që do të shënonte dhe nisjen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim për të dy vendet ballkanike.

“Megjithë angazhimin e madh, nuk u bë e mundur që të arrihet në një marrëveshje për kornizën e bisedimeve, e për pasojë nuk qe e mundur që të nisnim me konfernzën ndërqeveritare me këto dy vende kandidate”, deklaroi të martën pasdite Ana Paula Zacarias, Sekretare e Shtetit për Çështjet europiane e Portugalisë, vendi i cili ka mbajtur presidencën e BE-së në 6 mujorin e parë të këtij viti.

Deklarata e saj u bë në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, e zhvilluar sot në Luksemburg. Gjithshka të të spostohet tanimë në shtator, kur presidencën e radhës do ta ketë Sllovenia. “Presidenca Slovene është angazhuar për të çuar përpara zgjidhjen e kësaj çështjeje”, bëri të ditur zonja Zacarias.

Për Shqipërinë, ka një konsensus të pranuar nga të gjithë shtetet, për t’i ndezur dritën jeshile përparimit të mëtejshëm të vendit në rrugën e integrimit. Së fundmi dhe Hollanda një ndër vendet më skeptike, ra dakort me vlerësimin e Komisionit europian për ecurinë pozitive të Shqipërisë.

Për Maqedoninë e Veriut, problem mbetet vetoja e Bullgarisë e cila nuk lëshon pe, ndonëse shumë vende anëtare po këmbëngulin që problemet bilateral të mos bëhen pengesë në procesin e integrimit. Mosmarrëveshjet mes Sofies dhe Shkupit lidhen me historinë dhe gjuhën. Bullgaria kërkon garanci se Maqedonia e Veriut nuk do të mbështesë asnjë pretendim ndaj një pakice maqedonase në Bullgari. Po ashtu kërkon që dokumentet zyrtare të BE-së të shmangin përmendjen e “gjuhës maqedonase”, që thotë se rrjedh nga bullgarishtja.

Duke qenë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, janë trajtuar së bashku në këtë proces, shtetet anëtare nuk kanë preferuar që t’i ndajnë ato nga njëra tjetra në këtë fazë./voa

“Na ndoqën me makinë e motor, vajza kaloi traumë”, flet kryefamiljari: Si u përballa me pronaren e hotelit

ABC mëson detaje të reja nga incidenti i ndodhur në fundjavë në Livadhë, pamjet e të cilit bënë xhiron e rrjetit. Visar Mato, i cili bashkë me të shoqen dhe fëmijën u akomoduan në vilën e Ektarina Joshit, tregon për ABC gjithë konfliktin me pronaren.

Ai tregon se shkoi me bashkëshorten e tij dhe vajzën 6-vjecare ditën e enjte pasdite. Kishte prenotuar të qëndronte deri ditën e shtunë. Të premten në mëngjes i kërkoi një zonje që punonte në vilë internet meqenëse përfshihej në pagesë si shërbim. Përgjigja që mori ishte që nuk ka. Më pas vunë re probleme me higjienën dhe vendosën të largoheshin.

Dolën nga vila dhe i dhanë pagesën për ditën që qëndruan zonjës që shërbente. Po ajo u kërkoi që të bënin dhe pagesën e ditës së shtunë. Ata nuk pranuan dhe më pas nisi debatin për një çarçaf që zonja pretendonte që ja kishin djegur me hekur. Bashkëshortja e Visar Matos i tha se kjo nuk ishte e vërtetë dhe u larguan. Por në dalje të Himarës vunë re një makinë që bënte manovra dhe i binte borisë së mjetit duke I bllokuar rrugën.


42-vjeçari thekson se ndaloi pasi mendoi se dikush kërkonte ndihmë. Nga makina zbriti një grua që sipas tij ishte pronarja e vilës Ektarina Joshi e cila nisi t’u kërkojë llogari për pagesën për të cilën në fakt nuk morën as faturë dhe për dëmet që ajo pretendon se familja Mato i kishte bërë.

Lexo edhe: “Jo një por dy Mihalë”, momenti kur çifti i turistëve tenton të largohet: Mos e hap xhamin fare

Duke qenë se nuk e gjetën gjuhën e komunikimit, Mato thotë se tentuan të ikin por 52-vjecarja u shtri në rrugë ndërsa i afërmi i saj nuk i lejonte të lëviznin.

Më pas ai u detyruar të kthehej pas. Po ata vazhduan ta ndiqnin. Mundi të shkëputej nga ta pasi zonja përplasi një mjet tjetër. Ndërsa thekson se po ndiqej dhe nga një motor. Gjatë rrugës pa një furgon policie, kërkoi ndihmë dhe u kthye pas për në komisariatin e Himarës.

Aty ndodhej vetëm një punonjës polici që u tha të qetësoheshin se askush nuk po i ndiqte më. Nuk ju duk serioz komunikimi dhe u detyrua të nisej për në Sarandë ku dhe bëri kallëzimin. 42-vjecari thotë se kjo ngjarje i ka kushtuar shumë. Shëndeti mendor i vajzës është rënduar, ka kaluar traumë. Ai e ka vizituar tek një psikiatër.

“Tmerri” i Tiranës, algjeriani “zhdëpet në dru” nga dy të rinj, kryente vjedhje dhe i postonte në Instagram

Algjeriani i identifikuar si Hamza Marina i cili prej ditësh ka tmerruar qytetarët duke kryer vjedhje dhe duke i postuar ato më pas në rrjetet sociale është rrahur nga disa të rinj.

Në një video të publikuar në rrjet , ai shihet teksa dy të rinj me kapuç në kokë afrohet pranë tij dhe e qëllojnë.


Përpos vjedhjeve dhe grabitjeve me dhunë në shumë banesa në kryeqytetin shqiptar ai nuk nguronte që t’i postonte edhe në rrjetet sociale me foto dhe video.

Në një video të publikuar në “Instagram” ai shfaqet duke biseduar me një të moshuar shqiptar të cilit i ka marrë telefonin dhe nuk ia kthen.