zoom

Day ArchiveU gjet i vrarë, por kush e nxori në pritë? Shefi i anti-drogës e la pistoletën në shtëpi, kolegët: Ishte guximtar

Mediat malazeze kanë zbardhur detaje të reja nga hetimet që po bëhen në vendin fqinj lidhur me ekzekutimin e Rudolf Elezovic, i cili u zhduk në datë 27 maj dhe 2 ditë më parë u gjet i pajetë buzë lumit Buna.

Elezoviç pistoletën e shërbimit e kishte lënë në shtëpi përpara se të dilte, ku hetuesit dyshojnë se shkoi në një takim me një person të panjohur dhe më pas telefonoi familjen duke i njoftuar se po shkonte në Shkodër dhe se do të kthehej shpejt.

Pak ditë më parë në mediat malazeze u aludua se shefi i anti-drogës në Ulqin mund të ishte i përfshirë në trafikun e drogës, por kolegët e tij e rrëzojnë këtë pretendim.

Elezoviç konsiderohej “një polic i guximshëm, i ndershëm, i gatshëm të përballej me kriminelët më mizorë” citojnë mediat e vendit fqinj qarqet policore.

Dy vendet, Shqipëria dhe Mali i Zi vijojnë hetimet për të zbardhur autorët e vrasjes së zyrtarit të anti-drogës

“Po të pa Erdogani…”/ Mesazhi pikant ndaj Ramës pas urimit për Italinë

“Axurrët” e nisën me një triumf 3-0 ndaj Turqisë në “Olimpico” të Romës, duke marrë tre pikët e para në grupin A, ku janë favoritët absolutë për të kaluar në raundin tjetër.

Ndërkohë një urim për Italinë ka ardhur edhe nga kryeministri Edi Rama i cili ka shpërndare ne rrjetet sociale disa foto nga festa pas fitores me Turqinë.

Por ndjekësit nuk ia kanë kursyer ironitë Rames ne këtë postim. Duke qenë se Rama eshte mik me presidentin turk Erdogan, nje komentues e thumbon dhe i thotë që duhet te fshije postimin.

Makinat copë-copë, trupi i pajetë i policit në rrugë, pamjet nga aksidenti në Peqin, 6 të plagosur

Një aksident tragjik që ndodhi mbrëmjen e së premtes në në aksin rrugor Elbasan-Peqin i ka marrë jetën një 51-vjeçari. Ardian Xhaja i cili ishte punonjës policie në I.E.V.P. Peqin ishte pasagjer në automjetin tip “Ford” që u përplas me një kamionçinë fshatin Lazaren.

Aksidenti ndodhi rreth orës 21:20 ndërsa të plagosur mbetën gjashtë persona të tjerë që ndodheshin në të dy automjetet. Të plagosurit janë, Adem Senja, 53 vjeç, Nazmi Hysa, 60 vjeç, Gezim Baku, 60 vjeç, Marius Hysa, 30 vjeç, Kudret Hasa, 27-vjeç dhe Maksim Ranxha 50-vjeçar.

Rrethanat e aksidentit nuk dihen ende, por nga pamjet e siguruara nga Abcneës.al mund të shihet se në rrugën mungon ndriçimi. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie, ndërsa mund të shihet edhe trupi i viktimës në tokë, i mbuluar.

Protestë për tezën e Matematikës/ Qendra e Shërbimeve Arsimore nesër deklaratë

Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) do të mbajë ditën e nesërme një deklaratë për mediat në orën 11:00 për të dhënë detaje për provimin e Matematikës, i cili u diskutua shumë ditën e sotme, ku maturantët shpreheshin se ishte shumë i vështirë.

Ditën e nesërme është paralajmëruar protestë nga ana e maturantëve në kundërshtim me tezën e provimit të fundit, ndërsa në vetëm 30 minuta ka marrë mbështetjen e 2 mijë maturantëve.
“Nesër në orën 11:00 në Qendrën e Shërbimeve Arsimore (QSHA) do të zhvillohet një deklaratë për media në lidhje me detaje nga testi i Matematikës, në kuadër të Maturës Shtetërore. Formati është i hapur edhe ndaj pyetjeve të kolegëve gazetarë. Mbrëmje të qetë!”, shkruhet në njoftim.

Basha me demokratët në Fier: PD ka mision t’i dalë për zot Shqipërisë

Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka zhvilluar sonte një takim me demokratët e Fierit. Gjatë fjalës së tij, lideri demokrat tha se, PD ka për mision t’i dalë zot Shqipërisë.

Basha gjithashtu tha se nga 13 qershori shqiptarët presin përgjigje për masakrën zgjedhore.

“Kjo familje politike ka një mision t’i dalë për zot Shqipërisë. Ne jemi e vetmja forcë politike që kemi fuqinë dhe moralin, kemi të drejtën dhe detyrën ta organizojmë këtë shumicë drejt betejës dhe drejt përmbysjes së regjimit. Ndaj miqtë e mi për këto arsye sytë e shqiptarëve do jenë përsëri te Partia Demokratike e Shqipërisë këtë të diel, pasnesër, siç ka qenë në çdo udhëkryq të rëndësishëm të historisë tonë sepse shqiptarët do të presin përgjigje nga 13 qershori për masakrën zgjedhore.

Një përgjigje të saktë dhe të fortë për rënien e demokracisë, për pengimin e dhunshëm të ndryshimit për Shqipërinë dhe shqiptarët. Nëse nga 13 qershori ne do të pranojmë kokë ulur padrejtësitë që rëndojnë mbi demokratët dhe shqiptarët, nëse do të pranojmë në heshtje apo me alibi modelin e Edi Ramës, të oligarkisë, krimit, pushtetit dhe shtetit bërë njësh, atëherë të jeni të sigurt që na pret një natë e gjatë e ngjashme me atë që lamë pas në vitin 1990-të falë kurajës së themeluesve tanë të lëvizjes së dhjetorit dhe atyre që qëndruan përballë diktaturës”, tha Basha.

Italia “çmonton” Turqinë në ndeshjen hapëse të Euro 2020

Italia tregon dhëmbët në Euro 2020 duke e nisur me këmbën e mbarë këtë kompenticion.

Skuadra e Mancinit mposhti 3-0 në Olimpico Turqinë në një ndeshje që e domoi pothuajse të gjithën prej fillimit.

Në fakt duhet të vinte minuta e 53 që të kaltrit të zhbllokoni shifrat kur Demiral dërgoi topin në rrjetën e tij.

Më pas dy golat e tjerë u shënuan nga
Immobile dhe Insignë në minutat 66′ 79′.

TURQI-ITALI 0-3
Shënues: Demiral (aut.) 53′, Immobile 66′, Insigne 79′
TURQIA: Çakir; Celik, Demiral, Soyuncu, Meras; Yokuslu (Kahveci 65′); Calhanoglu, Tufan (Ayhan 64′), Karaman; Yazici (Under 46′); Yilmaz. Trajner: Senol Gunes
ITALIA: Donnarumma; Florenzi (Di Lorenzo 46′), Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Barella, Jorginho, Locatelli (Cristante 74′); Berardi, Immobile (Belotti 81′), Insigne (Chiesa 81′). Trajner: Roberto Mancini

Italia dhuron show, realizon sërish

Italia dhuron spektakël. Të kaltrit po shkojnë drejt fitores ndja Turqisë teksa shënuan golin e 3-të.

Insigne dërgoi topin në rrjetë me një goditje mjat të bukur në cep të portës.

Gjiknuri e bën “tërmet” në boks

Deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, është filmuar në një fushë krejt të kundër nga politika, në atë te sportit.

Siç shihet nga pamjet që zoom.al i posedon, Gjiknuri godet fuqishëm një thes boksi. Duket se zoti Gjiknuri ka akumuluar shumë energji negative të cilat po i shfryn bë thesin e boksit.

Nuk dihet nëse Gjiknuri me anë të kësaj video ka dërguar edhe ndonjë mesazh për kundërshtarët politik.

View this post on Instagram

A post shared by Zoom.al (@zoom.al)

Aksident në Peqin, humb jetën një punonjës policie, gjashtë të plagosur

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Mësohet se rreth orës 21:20 në fshatin Lazaren janë përplasur një kamioçinë dhe mjeti tip “Ford”. Për pasojë, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve pasagjeri që ndodhej në mjetin tip “Ford”.

Mësohet se viktima është punonjës policie, ndërsa të plagosur kanë mbetur gjashtë persona të tjerë që ishin pasagjerë në dy mjetet.

Të plagosurit janë, Adem Senja, 53 vjeç, Nazmi Hysa, 60 vjeç, Gezim Baku, 60 vjeç, Marius Hysa, 30 vjeç, Kudret Hasa, 27-vjeç dhe Maksim Ranxha 50-vjeçar. Ndërsa viktima është Ardjan Xhaja, polic i burgut të Peqinit.

Rrethanat e aksidentit nuk dihen ende, grupi hetimor ndodhet po punon për zbardhjen e shkakut të aksident.

“Ngjarje historike! Urime” Yuri Kim reagon për zgjedhjen e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka reaguar në lidhje me zgjedhjen e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB për dy vitet e ardhshme.

“Ngjarje historike! Urime Shqipërisë që u zgjodh për herë të parë në Këshillin e Sigurimit në OKB. SHBA pret të punojë me Shqipërinë edhe më ngushtë në rajon dhe në botë. Urime!”, shkruan Yuri Kim.