zoom

Day Archive“A ju pata thënë?”/ Pas takimit Antonela-Atdhe, shpërthen Loco

Atdheu është rikthyer në studion e Përputhen puntatën e sotme. Fjalët e tij të para ishin se “i kishte munguar studio”.

“Unë u largova atë ditë se kisha një rast vdekje, unë erdha këtu që mos dilja frikacak, por pastaj këtu u bënë shumë debate ofenduese, dhe ika. Por që erdha të flas me Antonelën për debatet që ndodhin” tha Atdheu.

“Kam ardhur në emision dhe ke qenë një ndër pëlqimet e mia kryesore dhe nga krenaria që kemi të dy nuk kemi dalë kurrë bashkë. Gjithsesi pëlqimi ka mbetur dhe sot. Kur kam ardhur tek lokali kam ardhur për respektin që kisha për ty dhe për pëlqimin. Kur më the që po të coj në shtëpi, e kisha besën. Ti u afrove i pari si mashkull, por nuk e prisja dhe ngaqë është një nga rregullat e emisionit që nuk duhet të takohemi e puthemi”, i tha Antonela.

Nga ana tjetër, ish-konkurrenti i ”Për’puthen”, Elvisi ka reaguar ndaj gjithë kësaj situate të krijuar.

Ai ka ndarë një video të publikuar nga Instagrami i “Për’puthen” ku Atdheu është përballur me Antonelën pas sherrit të bujshëm, sfondin e së cilës e ka mbushur me “hahahahaha” për të ironizuar këto që ndodhën sonte, të cilën e ka shoqëruar me emoji ”kloun”.

”E urrej t’ju them ”A ju pata thënë?” Por, a ju pata thënë? Jo po Elvisi ju nxjerr litarin femrave, jo po i kërcënon, jo po abuzues maskilist. Jo po meshkuj si Elvisi nxitin dhunën ndaj femrave. M’qeshet se ndaloj dot”, ka shkruar Elvisi mbi atë që u pa sonte mes Atdheut dhe Antonelës.

Ekzekutimi i Bardhok Pllanajt/ Lidhja e tij me fisin Rraja dhe dosjen “339”

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar se Bardhok Pllanaj, i cili u ekzekutua në Shkodër, ishte një person i cili kishte lidhje të forta me botën e krimit dhe kontakte me organet ligjzbatuese dhe politikën.

Lala tha në emisionin “Opinion” se Pllanaj në vitin 2012 në bashkëpunim me një person nga fisid Rraja, kanë bashkëpunuar për trafikimin e lëndëve narkotike. Po ashtu, ajo shprehet se emri i Pllanajt ishte i përfshirë dhe në Dosjen 339, ku përfshihen hetimet për krime zgjedhore, por dhe për laboratorin e drogës në Brenog të Hasit.

“Bardhak Pllanaj quhej “kumbar” i grupeve kriminale se mbante raporte mes grupeve kriminale, në një far mënyre ai ishte ekuilibrusi mes tyre. Pllanaj qëndronte në Shkodër pa makinë të blinduar se e konsideronte veten mbi palët për shkak të lidhjet forta në Policia dhe në ato ligjzbatuese, lidhje politike dhe për shkak të kapacitetit financiar. Në vitin 2012, Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimet për një grup kriminal që trafikonte drogë nga Himara. Fillimisht u hetua ai grup dhe u godit. Bardhok Pllanaj bashkë me pjesëtarë me të fisit Rraja nga Fushë-Kruja filluan ti hidhnin çantat në det dhe ca çanta u fotografuan autoritetet. Gjykata arriti të arrestonte disa, i vetmi që nuk ishte prekur ishte Bardhok Pllanaj i cili ishte kryesori në këtë histori dhe me një djalë nga Vlora. U arrestuan më vonë ata, 2 vite e gjysmë më vonë. Bardhok Pllanaj ka qerndruat në një kohë të shkurtër se i prokurorisë për arsye se kishte probleme shëndetësore. Emrin e Pllanaj e kam gjetur në dosjen 339, mes të tjerave dilnin disa grupe kriminale, mes tyre dhe Avdulajt, dhe diskutonin për zgjedhjen e Presidentit të FSH. Ka disa telefonata të Pllanajt në drejtim të disa grupeve kriminale, të cilëve nuk iu kërkonte, por u kërkonkte qe nuk duhet të preknin një nga personat e FSHF”, tha Lala.

Debati për Robert Ndrenikën dhe Tinka Kurtin/ Balla-Bushatit: Më vjen neveri që akuzon njerëz në punë të vet

Taulant Balla ka debatuar me analistin Andi Bushati në emisionin “Open” për zgjedhjet e 25 Prillit, ku ka pasur diskutime të ashpra për përfshirjen e aktorëve në fushatën elektorale të PS.
Balla tha se nuk duhet akuzuar askush për bindjet politike si dhe shton se nuk duhet përmendur Tinka Kurti se ka marrë paratë e PS për të bërë video në kuadër të fushatës elektorale.

Pjesë nga biseda

Balla: Për çfarë i do lekët Robert Ndrenika? Robert Ndrenika ka të drejtën e Zotit që të ketë bindjen e vet politike. Si ka mundësi që një aktor me PD, nuk stigmatizohet dhe kur del që ka dhe kritikë dhe shpresë që ne mund të bëjmë, por të thuash që një familje e djathtë si Tinka Kurti.

Bushati: Juve ju kanë ngelur t’ju mbrojnë fosilet e Berishës të ’97-ës.

Balla: Më vjen neveri që të akuzosh njerëz në punë të vet, 80 vjeç që kanë të drejtë të marrin pjesë në tubim politik. Mund të më akuzojë mua që jam këtu, por jo një gjyshe si Tinka Kurti që të thuash ka marrë lekët.

Bushati: Fosilet e Berishës së ’97-ës.

Balla: I vetmi fosil është Berisha. Kush është jashtë politikës, nuk kemi të drejtë ti përmendim.

Bushati: Mes një gjumashi dhe një hajduti, zgjedh një gjumash

Analisti Andi Bushati deklaroi në emisionin OPEN në Top Channel se do të preferonte më shumë një gjumash sesa një hajdut për kryeministër.

Teksa komentoi edhe fushatën elektorale, Bushati kritikoi takimet e Bashës në shkelje të rregullave anticovid, por theksoi se Rama po e përdor vaksinën për fushatë duke thënë “ ju do të vdisnit po të mos më kishit mua”.

“Mes një gjumashi dhe një hajduti unë zgjedh një gjumash. Rama del dhe thotë se ju do të vdisnit po të mos më kishit mua. Nëse e do vërtetë shëndetin e qytetarëve nuk ia lë një njeriu të tij procesin e drejtimit të fushatës së vaksinimit. Shumë e shohin veten si armiqësorë ndaj vaksinave. Rama po e përdor vaksinën si armë për fushatën e tij dhe me këtë po u bën më shumë dëm qytetarëve”, tha Bushati.

19-vjeçari shqiptar ndërron jetë në Itali/ Përplaset me shtyllën pasi humb kontrollin e motorit

Një aksident i rëndë me motor u regjistrua dy ditë më parë në Itali, si pasojë e të cilit humbi jetën një 19-vjeçar shqiptar. Ngjarja ndodhi në Piombino Dese të Italisë.

Studenti i Liceut, Alessio Bariamcanaj po udhëtonte me motor ‘Yamaha 125’ kur u përplas me një shtyllë, duke pësuar fraktura të rënda në trup.

Ai u transportua menjëherë me helikopter në spitalin e Trevizos në Itali, por fatkeqësisht ndërroi jetë si pasojë e plagëve tëmarra. Alessio jetonte në Piombino Dese, në zonën e Padova së bashku me familjen e tij. Ai luante futboll në ekipin lokal të Piombino.

Vrasja e Bardhok Pllanajt, Hoxha: Ishte i përfshirë në fushatën elektorale

Gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje në lidhje me vrasjen e Bardhok Pllanaj mbrëmjen e djeshme në Shkodër.

Hoxha tha në emisionin “Opinion” se vrasja ka qenë e mirëorganzuar duke mos i lënë mundësi 46-vjeçarit që tu shpëtonte plumbave.

Gazetari tregoi se Pllanaj ka pasur lidhje me botën e krimit, ndërsa tha se ishte person që kishte kontakte dhe me organet ligjzbatuese të cilët, sipas tij, i korruptonte për të shpëtuar nga burgu.

Hoxha u shpreh se Pllanaj ishte aktualisht i përfshirë në zgjedhjet elektorale të 25 prillit, ndërsa tha se në zgjedhjet e 2017, ai kishte mbështetur LSI.

“Bardhok Planaj nuk hynte në ndonjë nga grupet kriminale të Shkodrës. Ka shtëpinë në Shtoj të ri dhe po shkonte nga qyteti në shtëpi të vet. Nuk është ruajtur dhe nuk mbante eskort si këta të tjerët. Po ta shikosh atentati ka vazhduar në vijimësi, është qëlluar në ndjekje dhe ai ka humbur ekuilibrin. makina bën një rrotullim dhe autorët e kanë qëlluar përsëri. Autorët nuk kanë dalë nga makina se ai udhëtonte. Shikoni intensitetin që është goditur dhe është qëlluar me dy armë zjarri. Një person i tretë është në timon dhe një që i ka pritur pas djegies së makinës. Është një krim i mirëorganizuar. Ai nuk i çonte gjërat tek arma, i mbyllte konfliktet, Ai ka qenë si një lloj ndërmjetësi kur kishin konflikt mes grupeve të tjera. Aftësia e tij ka qenë krijimi i lidhjeve me agjencitë e zbatimit të ligjit, korruptimi i tyre, polici, prokurori, gjykatë prandaj ka dalë vazhdimisht. I është ngrirë një pallat në zonën e Dobraçit, paleje 11 katësh janë 20 apartamente. Ai ka një hotel në hyrje të Shkodrës, një në dalje dhe ka binznese në zonën e Velipojës. Ai është i përfshirë në veprimtari tregtare që i ka me persona të tjera. Ka patur lidhje politike, ishte i përfshirë në fushatë elektorale aktualisht, mbështeste një forcë politike që besonte që do e ndihmonte. Në zgjedhjet e fundit ka qenë më i angazhuar në fushatë duke mbështetur LSI, rasti më flagrant të përfshirjes së tij është ngjarja me Mark Frokun”, tha Hoxha.

Najada Çomo bën ndryshimin drastik në pamje, nuk do e njihni

Kandidatja për deputete, e dyta për Tiranën në listën e Partisë Socialiste, Najda Çomo ka ndryshuar tërësisht pamje. E ftuar në emsionin ‘Në kurthin e Piter Pan’, Çomo u shfaq pa vetullat tatuazh dhe pa flokët e kuqe, të cilat e karakterizonin prek vitesh.

Tashmë, Çomo është kthyer në një biondinë me vetulla krejtësisht natyrale. Siç shihet edhe në foto, Çomo që ka qenë për shumë vite në krye të Spitalit Infektiv, tashmë do të ketë një tjetër paraqitje.

Çfarë pune bënte Alketa Vejsiu para se të ishte e famshme

Këngëtarja Anxhela Peristeri ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Piter Pan” të drejtuar nga Alketa Vejsiu, ku ka kujtuar performancën e saj të parë në Miss Albania 2001. Ajo tregoi se provën e parë publike në këngë e pati në spektaklin e drejtuar nga Vera Grabocka dhe Ardit Gjebrea.

“Të mbaj mend”, – i tha menjëherë Alketa këngëtares, sepse edhe ajo vetë kishte qenë aty. Po çfarë bënte?

“Shisja bileta…” – tha duke qeshur Alketa.
Moderatorja shtoi se sapo kishte filluar të ishte asistente e spektakleve, sepse qëllimi ishte i qartë: “Doja të isha afër Vera production”.

Për shumë vajza të njohura të showbizit shqiptar, Miss Albania u hapi shumë dyer drejt suksesit të së ardhmes.
Ndërkohë kujtojmë se Anxhela do të përfaqësopjë Shqipërinë me këngën “Karma”. Para disa javësh ajo publikoi videoklipin zyrtar të këngës, që u prit shumë mirë nga publiku avropian. Anxhela bëri edhe disa ndryshime të vogla në krahasim me versionin e parë të këngës. Versioni final është akoma më i fuqishëm dhe u pëlqye më shumë nga fansat e festivalit, ndërsa Anxhela ka vendosur që këngën ta mbajë në gjuhën shqipe.
Anxhela bëri të ditur disa ditë më parë se do të bashkëpunojë me koreografen e njohur suedeze, Sacha Jean-Baptiste.

Basha: Do rivlerësojmë dëmet e tërmetit

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha akuzon qeverinë për keqmenxhaim të pandemisë COVID-19 dhe procesit të rindërtimit.

Në një intervistë televizive, kryedemokrati tha se nëse do të vijë në pushet pas 25 prillit qeveria e tij do të bëjë rivlerësim të dëmeve nga tërmeti.

Sipas tij, qeveria është përfshirë në afera korruptive me trojet e ndërtimit dhe paratë e buxhetit të shtetit. Lideri demokrat dha edhe një afat se kur do të mbyllë rindërtimin nëse vjen në pushtet.

Rivlerësimi ka nisur prej kohësh dhe bazohet në denoncimet që kanë mbërritur në departamentin e PD që merret me këtë cështje dhe vetë hulumtimet tona në terren. Banorëve që u është bërë padrejtësi, vlerësimi i drejtë do të jetë hapi i parë. 2022 është një afat plotësisht i mundshëm për të përfunduar edhe veprat më të mëdha nëse ka vullnet”, tha Basha.

Balla-Bushatit: Akuzë e fortë të thuash që vidhen zgjedhjet, shko në prokurori!

Taulant Balla ka debatuar me analistin Ditmir Bushati në emisionin “Open” për zgjedhjet e 25 prillit.

Bushati pretendon se do të vidhen zgjedhjet, ndaj Balla i thotë që po bën akuzë të rëndë dhe për këtë duhet t’i drejtohet prokurorisë.

Balla: Të thuash që do vidhen zgjedhjet është akuzë e rëndë. Të ftoj të shkosh në prokurori. Ne po themi që rezultati i votimit të dalë sa më shpejt.

Bushati: Të vjedhim sa më shpejt thua ti.

Balla:  Unë dua që të hënën, qytetarët shqiptarë të kenë mundësinë të dinë se PS ka fituar zgjedhjet me këtë rezultat dhe PD i ka humbur me këtë rezultat. Të fillosh prej sot të thuash jo kolegji kështu, jo kodi zgjedhor kështu.

Bushati: Si njihet rezultati me ju në pushtet?

Balla: Çfarë duhet të bëjmë që ti ta njohësh rezultatin.

Bushati: Po të kisha parë sot tërmetin e vjedhjes së votave në Dibër dhe arkat me para, të besoj që bëni zgjedhje të lira.

Balla:  Të vetmin rekomandim të ODIHR-it ishte që partitë votohen dhe partitë numërojnë dhe që ky proces duhet të ishte i tillë, të organizohej nga njerëz pa parti.