Aplikacion
Mbetet mister fati i shefit të sigurisë Arjan Sala që dyshohet se ka mbetur i bllokuar te magazina që u përfshi nga zjarri pranë mbikalimit të Kamzës, pasditen e sotme.
Xhaxhai i të riut ka folur për mediat duke bërë apel që të shtohet numri i forcave të emergjencës.
Sipas tij, pasi ra zjarri në magazinë, Arjan Sala nxorri nga ambienti i nëndheshëm 25 punonjës të tjerë dhe më pas u rikthye për të hapur edhe hidrantin kundër zjarrit.
Por në atë moment ai humbi kontaktet dhe nuk e ka parë askush e nuk përgjigjet në telefon. Dyshohet se 33-vjeçari ndodhet i bllokuar ose i asfiksuar nga tymi.
I riu është prind i një djali 2 vjeç dhe kishte disa vite që punonte në sektorin e sigurisë në këtë magazinë, ndërsa tashmë ishte përgjegjës.
“Shteti të ngrihet në këmbë dhe mos flejë gjumë, të zgjohen nga gjumi dhe të vënë në lëvzje çdo lloj instance dhe të gjejnë djalin. Thonë nuk kemi arritur të futemi dhe të kontrollojmë zonën se është e paarritshme. Sot më rastisi që të shoh në çfarë gjendje e kemi shtetin. Sot po shoh që nuk janë aty ku duhet të jenë. Ai ka shpëtuar mbi 25 veta, kush ka qenë aty poshtë i ka nxjerr të gjithë. Ka hapur dhe hidrantin për të fikur zjarrin, pjesa tjetër nuk dihet. I bëj apel shtetit, ju lutem të vijnë dhe 15 të tjerë. Ku do shkosh 3 zjarrfikës në 1 mijë metër katrorë sipërfaqe. Grupi i fundit ka ardhur në 7 e gjysmë, 8 (20:00). Edhe një herë më shumë le të vijnë. Ta gjejnë se një prind me fëmijë 2 vjeç. Një djalë dyvjeçar e pret në shtëpi, çfarë do i themi nesër? Ne që jemi gjallë po shpërthejmë, jo më ai që jeton apo s’jeton akoma”, tha xhaxhai i shefit të sigurisë së magazinë.
Objekti u përfshi nga flakë të mëdha të zjarrit rreth orës 16:40.
Tiranë/ Zjarri në magazinë, xhaxhai i rojës që u bllokua brenda i revoltuar: S’na japin asnjë informacionZjarri i rënë pasditen e sotme në një magazinë pranë një qendre tregtare në Tiranë mund të marrë përmasa tragjike.
Arjan Sala, roja i sigurisë dyshohet të ketë humbur jetën, pasi ka mbetur brenda. Xhaxhai i tij është shprehur i irrituar para mediave. Ai ka fajësuar zjarrfikëset se kanë mbërritur me vonesë, ndërsa thotë se nuk iu japim asnjë informacion.
“Unë jam xhaxhai i djalit që është i mbyllur brenda në bodrumin e magazinës. Është rreth 30 vjeç, shef i rojeve të sigurisë. Zjarrfikëset kanë ardhur me vonesë. Ai është futur për të nxjerr punëtorët dhe ka ngelur vetë brenda. Reagimi është i vdekur, nuk na japin asnjë lloj sqarimi. Kanë vënë një bllok me policë aty. E vetmja gjë që ka ngelur është konfrontimi me forcat e rendit. Nuk kemi asnjë informacion. Po erdhi pika zero ne do futemi brenda. Veç zoti po zbriti të na ndalojë”, shprehet ai.
Abcneës.al mëson se aktualisht janë gjashtë makina zjarrfikëse që po punojnë për të shuar flakët. Siç raporton gazetari Ermal Vija në vendngjarje ndodhet policia, ndërsa ka mbërritur edhe një prokuror i Prokurorisë së Tiranës.
Turpërohet deputeti i PS, publikon padashje mesazhet që “i vijnë nga lart”Deputeti i PS, Florenc Spaho ka nisur fushatën elektorale, pasi është rikandiduar nga selia rozë i gjashti në qarkun e Elbasanit.
Spaho, i cili bën pjesë tek deputetët që flasin shumë rrallë në Kuvend, në CV e tij që gjendet në faqen e parlamentit, thuhet se është asistent Pedagog që prej vitit 2015.
Në një postim në facebook, nën entuziazmin e njoftimin të ndjekësve për rikandidimit të tij nga PS, Spaho zbulon se mesazhet i merr në mënyrë të gatshme “nga lart”.
Siç shihet në mesazhin e mëposhtëm, të cilin kandidati i PS e ka publikuar gabimisht në facebook, atij i tregohet se çfarë duhet të shkruajë.
(Falëndero kolegët apo dikë tjetër që do ti) thuhet mes rreshtave të publikuar në rrjetin e tij social. Fillimisht, Spaho falenderon PS dhe Edi Ramën për besimin e dhënë, ndërsa më pas vijon me Taulant Ballën.
Por deputetit siç duket i ka shpëtuar një pjesë në kllapa nga mesazhi i gatshëm, ku i tregohet se çfarë të shkruajë.
Emri/ 30-vjeçarja shqiptare ndërron jetë pas aksidentit të tmerrshëmNjë 30-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë pas një aksidenti të ndodhur në autostradën A10, në Celle Ligure në Itali mbrëmjen e djeshme. Mediat fqinje bëjnë me dije se ajo është identifikuar si Denada Nerjaku.
Ajo ka qenë duke ecur me makinën e saj kur është përplasur me një kamion që po vinte në drejtim të kundërt.
30-vjeçarja u dërgua në spitalin Santa Corona në Pietra Ligure me helikopter, por nuk mund t’i mbijetonte plagëve të marra, duke ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Prokuroria ka nisur një hetim në lidhje me aksidentin fatal. Denada Nerjaku la pas një vajzë të vogël, ndërkohë që edhe i vëllai i saj ishte zhvendosur në të njëjtën zonë ku ajo jetonte.
Më thuaj, të plas ndopak për këtë vend?Nga Denisa Skodi
Ndodhte shpesh…! Im atë ikte dhe zbriste shkallët e pallatit, e ndërsa unë vrapoja të zija një vend në dritaren e dhomës. Duhet t’i siguroja vetes një pamje të mirë që të mund ta shihja përgjatë gjithë rrugës, teksa ecte dhe kthehej herë-herë duke më përshëndetur me dorë. Kjo ndodhte për fare pak, derisa silueta e tij e bashkë me të i gjithi ai zhdukej në fundin e udhës. “Do ta kuptosh kur të rritesh”, ishte refreni ngushëllues i mamasë sime drejtuar meje, një fëmije që në dukje sillej krejt shpenguar. Dikur e cilësoja si mungesë, më vonë më mësuan se quhej emigrim.
E trishtë se si bota atje tej vrapon, e ndërsa gjërat këtu zvarriten pa ndalim. Ishte viti ’96 kur ky vend s’mund ta ushqente familjen time, është sot si për dreq e njëjta situatë. 20 e diçka vjeçarë që presin t’u dalë një rrugë, çifte që kërkojnë azil dhe të tjerë që lëvizin gurët e fundit për të siguruar një kontratë punë. Fëmijë që duhet të lindin këtu, por lindin atje.
Vras mendjen, shijon pushteti dhe karshillëku në një vend të vjedhur? Si i bëhet me milionat, vilat dhe tenderat, kur populli yt mezi shtyn muajin? A kapërdihen lehtë krudot dhe a të mbajnë ngrohtë peliçet, kur e di se po paguan me jo-paratë e tua? Ka përherë diçka që do t’i dallojë pushtetarët tanë nga homologët atje tutje, e vetmja gjë që i mban në majë. Kanë ngrënë dhe dhjerë më shumë se kushdo tjetër. E bëjnë ende!
Ironike se si një ndër miqtë e mi, ish-punonjës i FNSH-së ndërmori udhëtimin premtues e shpresëdhënës drejt Anglisë. Dhe ju e dini pse shkohet në këtë të fundit. Dikur një ish i ri, adhurues i rendit dhe drejtësisë, por krejt trokë, sot veçse një ujitës bimësh fitimprurëse. Një “shqipe” më shumë, krejt pa identitet dhe pikë rëndësie, në një prej “shtëpive të barit”, për të cilat mediat britanike s’ngopen së shkruari. Një burim i jashtëzakonshëm që thithet prej interesit mediatik, të rinj që rrezikojnë, ëndrra që ngrihen, ëndrra që shpejt shuhen.
Do doja mos kishte ndodhur kurrë tre javë më parë ai bisedim me nxënësit e mi. Si për dreq, i pyeta nëse duan të ikin nga ky vend. 14 duar qëndruan lart. 14 duar 14-vjeçarësh që ëndërronin t’ia mbathnin një ditë të bukur. Veç njëri s’mundej, çfarë t’u bënte gjyshërve. Dashtë Zoti jetë të gjatë!
E çuditshme se si ngopja nuk ndodh kurrë në llojin e tyre. Të vazhdosh të marrësh, thithësh e zaptosh, ndërkohë që qelbesh erë prej pellgut që vetë ke krijuar. Vjedhje, korrupsion, krim e shantazh, një cikël që s’dihet kur nisi, e që s’po mbaron.
Ishte një nga ato pasditet ku refuzon të nxësh diçka, mjaftohesh me rrufitjen e një çaji dhe një mendje boshe që ka ngrirë dhe s’pranon të punojë. Kjo derisa zëri i lartë i një mesoburri në tavolinën pas meje ia doli të më shkundte kureshtjen. “Për kë të votoj, hë për kë”, qe ktlithma e sinqertë e një njeriu, në një kafene të rëndomtë të Myslym Shyrit.
Ky vend po shkon në zgjedhje; të njëjtat refrene, pallavra të ngjashme, frikshmërisht po ata, po të njëjtit. Një marrëdhënie abuzive që s’merr fund; ata që veç e djallosin, kërkojnë sërish një shans të dytë. Të bësh sikur diç udhëheq apo diç opoziton, ndërkohë që radarët e tu kërkojnë vetëm burim zhvatjeje. Të luash pisët me tokën tënde!
Më përndjek porsi makth ideja e të ngjiturit diku larg dhe dëshira e të thirrurit me sa mundem: ejjjjjjjjjjjjj, a i plas më njeriut për këtë vend? A ju plas që po ikin, po ikim? Veçse i druhem përgjigjes ama…
Për vaksinat kineze apo lajmës i Macron-it dhe Erdogan-it? Rama fluturon me charter drejt TurqisëDitën e sotme, kryeministri Edi Rama mësohet se ka fluturuar me charter drejt Turqisë. Veprimi në fjalë ka nxitur pikëpyetje të shumta lidhur me arsyen e vizitës së tij. Nga njëra anë qëndron teza se kreu i qeverisë pritet të finalizojë marrëveshjen për vaksinat antiCovid.
Thuhet se Rama do të zhvillojë takime zyrtare me kompaninë turke “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”, për finalizimin e marrëveshjes për furnizimin e Shqipërisë me vaksina ruse. Kujtojmë se Parlamenti miratoi një ditë më parë, aktin normativ për sigurimin e vaksinave kineze Coronavac, ku bëhet e ditur marrëveshja e arritur me “distributorin e autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”A.Ş., për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën e inaktivizuar kundër COVID-19 (Vero Cell) Coronavac, të krijuar nga Sinovac Life Science Co Ltd. dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës”.
Nga ana tjetër, vizita e Ramës në Turqi (ku pritet të zhvillojë edhe një takim me presidentin turk Erdogan) vjen fill pas takimit të tij me Macron-in. Kujtojmë se marrëdhëniet mes Francës dhe Turqisë janë të tensionuara. Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar se Turqia do të përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale të Francës gjatë një interviste të transmetuar ditën e martë.
“Nuk dua të angazhohem te marrëdhëniet paqësore nëse ka manovra të tilla që ndodhin pas shpine. Vjeshtën e kaluar kishte një politikë gënjeshtrash. Gënjeshtra shtetërore. Gënjeshtra të transmetuara nga organet e shtypit të kontrolluara nga shteti turk,” i tha ai France 5.
“Franca ka qenë shumë e qartë. Kur kishte akte të njëanshme në Mesdheun lindor, ne i dënuam ata me fjalë, dhe ne vepruam duke dërguar fregata”, tha Macron.
Në një notë më pozitive, presidenti francez theksoi rëndësinë e mbajtjes së një dialogu me Turqinë.
“Ne duhet të bëjmë absolutisht gjithçka për të siguruar që Turqia të mos i kthejë shpinën Evropës dhe të shkojë drejt ekstremizmit më fetar, zgjedhje gjeopolitike që janë edhe më të rrezikshme ose negative për ne,” tha Macron.
“Që nga fillimi i vitit, unë kam vërejtur një dëshirë nga Presidenti Erdogan për t’u ri-angazhuar në marrëdhënie (…) Dhe kështu dua të besoj se kjo rrugë është e mundur,” tha Macron për France 5.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është akuzuar më parë se ka ndërhyrë në zgjedhjet e mbajtura në Gjermani në vitin 2017, ku iu ka kërkuar qytetarëve turk që të votojnë kundër partisë së kancelares Angela Merkel.
Vitin e shkuar, Erdogan bëri thirrje për bojkotimin e prodhimeve franceze pas një përplasjeje me presidentin francez për shkak të qëndrimeve të tij kundrejt Islamit dhe myslimanëve pas një sërë sulmesh terroriste. Dy vendet aleate të NATO-s kanë një marrëdhënie të tensionuar edhe për shkak të disa konflikteve të tjera si në Libi, Siri dhe Nagorno-Karabakh.
Kandidatët që u skualifikuan nga lista e PD-së nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve javën që shkoi tani kanë sërish shpresë se pas 25 prillit mund të ulen në karrigen e Parlamentit.
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rrëzoi dje me shumicë votash 3 me 2, vendimin e komisionerit Celibashi për të kufizuar numrin e kandidatëve në listë nga 222, në 153. Ishte vota e Ilir Rusmajlit ajo që bëri të mundur rikthimin në garë të 69 kandidatëve të PD-së. Anëtarët e propozuar nga Partia Demokratike në KAS lexonin ligjin zgjedhor njësoj si edhe Partia Demokratike.
Sipas tyre, Kodi përcakton vetëm numrin minimal të kandidatëve se sa duhet të jetë dhe jo numrin maksimal. Ndërsa anëtarët e propozuar nga PS-ja argumentonin se numri maksimal i kandidatëve të mos jetë më shumë se 177. Por ishte vota e Rusmajlit ajo që bëri diferencën. Ndonëse edhe ky i propozuar nga PS-ja, ditën e djeshme ai lexoi Kodin Zgjedhor njësoj si ish-partia e tij, pavarësisht se në seancën publike argumentoi se numri i madh i kandidatëve krijon vështirësi në menaxhimin fletës së votimit.
Nga ana tjetër, në seancë sekretari për çështjet zgjedhore të PD-së, Ivi Kaso, pranoi se numri i madh i kandidatëve shkakton probleme në fletën e votimit, por ai shtoi se ligji nuk i jep kompetenca komisionerit për të bërë ndërhyrje në listë. “Komisoneri ka shkurtuar listën, kjo vendimmarrje është në kundërshtim me ligjin, nuk ka dispozita ndonjë limit maksimal të kandidaturave, por në këndvështrimin tonë përmban një numër minimal kandidaturash, kemi kundërshtuar gjetjen e komisionerit dhe në radhë të dytë kemi kundërshtuar veprimin e tij në interpretim dhe zbatim të kësaj dispozite me reduktimin e listës, që nuk është e shkruar në asnjë dispozitë”, tha Kaso.
REAGIMI
Ndërkohë pas vendimit të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, sekretari për çështjet zgjedhore të PD-së, Ivi Kaso, u shpreh se kjo ishte vetëm një nga fitoret e PD-së para 25 prillit. “Vendimi i sotëm i Komisionit të Apelimit konfirmoi qëndrimin e drejtë të Partisë Demokratike për listën e përfaqësimit në zgjedhjet politike të 25 prillit. Si gjithmonë, ne jemi në anën e ligjit dhe vendosim të parin interesin publik, përfaqësimin sa më të plotë dhe dinjitoz të të gjitha shtresave të shoqërisë.
Vendimi i mëparshëm i KQZ-së për të mos regjistruar listat e plota të koalicionit ishte një vendim i padrejtë dhe i paligjshëm, diktuar nga interesat politike të shumicës. Pas ndryshimit të rregullave të lojës në mënyrë të njëanshme, shumica synoi të vendoste rregulla të tjera, të cilat parandaluan përfaqësimin e plotë dhe të drejtë të të gjitha partive përbërëse të koalicionit tonë. Tani koalicioni ynë po konkurron në potencialin e tij të plotë, njerëzor dhe programatik.
Por përfaqësimi i koalicionit të PDsë në zgjedhjet e 25 prillit me listat e plota është vetëm beteja e parë e fituar. Beteja më e madhe është ajo e ditës së zgjedhjeve: 25 prill. Qytetarët e dinë që këto zgjedhje nuk janë për Ramën apo Bashën: Këto zgjedhje janë për të ardhmen e fëmijëve dhe familjeve të tyre. Këto zgjedhje vendosin nëse Shqipëria do të përparojë drejt Bashkimit Europian”, tha Kaso. Ndërkaq, përfaqësuesi i PS-së, Eridian Salianji, paralajmëroi se do ta ankimojë vendimin e KAS-it në Kolegjin Zgjedhor. “Shpejtësia e karrocës s’ka të bëjë me nr. e kuajve, por me cilësinë dhe mënyrën e vendosjes”, tha Salianji./Panorama/
A do të lejohen tubimet politike?! Ja çfarë vendimi ka marrë Komiteti i EkspertëveKomiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë për të dhënë një deklaratë për mediat, ku do të komunikohen masat e reja të kufizimeve orare dhe ndryshimet që pritet të ndodhin.
Rakacolli u shpreh se do të mbeten në fuqi edhe për 2 javë të tjera të njëjtat masa
“Mbeten në fuqi të njëjtat masa edhe për 2 javë të tjera, s’lejohen as grumbullimet me mbi 10 veta edhe gjatë fushatës”.
Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico tha se shifrat nuk janë në ato nivele për të lehtësuar masat. COVID-i, tha ajo, ka rezultuar më fatal te meshkujt.
Në Kamëz vijon intensivisht vaksinimi i mësuesve, ndërsa kryeministri Edi Rama dhe ministrja Manastirliu dhe Spiropali ndoqën nga afër procesin.
Kryeministri tha se shumë shpejti fillon vaksinimi masiv për gjyshet dhe gjyshërit, ndërsa tha do presim edhe pak për lajmin e madh.
Rama: E kam në maj të gjuhës lajmin, po do ta mbaj edhe pak. Për gjyshërit dhe gjyshet që janë pika e dobët e çdo familje, dhe fillimi i vaksinimit masiv për gjyshërit dhe gjyshet është qëllimi jonë dhe vajtja ime në punë. Me ndihmën e zotit dhe të miqve dhe këmbëngulje lajmi i mirë do dalë, edhe pak fare .
Manastirliu: Sot finalizojmë dhe aktin normativ për vaksinat dhe nga java tjetër fillojmë vaksinimin masiv.
“Rama ik”! “Jo, s’duam”/ Kryeministri përdor fëmijët në fushatë (VIDEO)