Aplikacion
Lulzim Basha është shprehur i habitur për reagimin që pati kryeministri Edi Rama ndaj pjesëmarrjes së komisioneres së BE per Inovacionin, Arsimin dhe Rininë në një aktivitet të PD.
Basha thotë se Rama tregoi nervozizëm dhe thekson se rruga e Shqipërisë me PD është Europa dhe jo si me Ramën kryeministër, ku bëri hapa pas.
REAGIMI I BASHES:
I habitshëm nervozizmi i Rames. Unë, PD dhe shqiptarët e kemi përcaktuar rrugën tonë që në dhjetorin ‘90: ajo është rruga që të çon në Europë.
Sot të gjithë e kuptojnë se pa u afruar me BE, Shqipëria nuk do të mund të bëjë përpara. Për 8 vjet, jo vetëm që Rama nuk bëri asgjë për ta afruar integrimin, por ai bëri hapa prapa. Unë jam i vendosur të bëj gjithçka për të ecur përpara me integrimin europian, për të sjellë ndryshimin e vërtetë, arsim cilësor dhe punësim dinjitoz për shqiptarët këtu në Shqipëri. Mirënjohje BE, KE për ndihmë e pakursyer që i kanë dhënë dhe do t’i japin vendit tonë. /Zoom.al
Si t’i lexojmë të qarat e Edi Ramës për BrukselinRama shpërthen kundër komisioneres së BE: Po fut hundët në zgjedhje me videomuhabete
Reagimi i sotëm i kryeministrit shqiptar Edi Rama kundër komisioneres europiane për Inovacionin, Arsimin dhe Rininë, ngjalli jo pak habi. Jo për faktin se ai po kritikonte ashpër një zyrtare të lartë të Brukselit, por për arsyen përse po e ngrinte gjithë këtë furtunë diplomatike.
Edi Rama e akuzoi komisioneren Mariya Gabriela se ka futur hundët në fushatën elektorale në Shqipëri.
“Dikush në Bruksel duhet t’u thotë komisionerëve që harxhojnë kohën e punës së paguar nga taksat e popujve të Europës, për të bërë videomuhabete elektorale me Lulëzim Bashën, se kjo quhet ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi kandidat për në BE! Në dijeninë time Komisioni Europian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale dhe unë pres ta mësoj zyrtarisht e publikisht nga Brukseli, nëse e kam unë gabim e ndoshta komisionerët kanë vërtetë të drejtë të bëhen palë kur popujt e Europës zgjedhin qeveritë e tyre!
Mesazhi është shumë i kuptueshëm dhe ndokush edhe mund t’i japë të drejtë kryeministrit shqiptar, teksa sheh që komisionerët e BE (Hahn pak ditë më parë) po marrin pjesë në prezantimet e programit të PD.
Por po të sjellësh në kujtesë se si është sjellë Edi Rama me zgjedhjet në vendet e tjera dhe sa shumë i ka futur ai hundët në këto çështje, është e kuptueshme që Rama nuk po shqetësohet se po shkelet një standard, por po qahet se e sheh veten në hall.
Në historinë e Shqipërisë ai ka qenë kryeministri i vetmë që është përfshirë drejpërdrejtë në fushata elektorale në vende të tjera, rajon e më tej.
Në vitin 2016, teksa Amerika po përgatitej për zgjedhjet presidenciale, ai do të sulmonte Donald Trump në CNN, teksa deklaronte se “Donald Trump ishte kërcënim dhe fatkeqeësi për Amerikën”.
Në prill të vitit 2017, ai do të akuzohej se u përfshi në fushatën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut.
Në gusht të 2020 ishte qershia mbi tortë, teksa bëri thirrje publike për të votuar partinë e Milo Gjukanoviç dhe jo ndonjë parti shqiptare.
“Nuk do e bëja këtë nëse nuk do e ndeja thellësisht lidhjen e veçantë midis dy vendeve vëllazërore, partive tona simotra, dhe e them për të gjithë ju nga ana ime dhe e Milo Gjukanovic, për rëndësinë e madhe që ka për Shqipërinë dhe për të gjithë rajonin, mbi vendimin që malazezët duhet të marrin në ditët që vijojnë. Do doja të flisja në gjuhën tuaj por di shumë pak, dua të falënderoj Milon që ekziston, jo vetëm për Malin e Zi por edhe për Shqipërinë e Kosovën dhe të gjithë rajonin”, ishte mesazhi i Ramës për socialistët e Malit të Zi.
Mjaftojnë këto raste për të kuptuar se nga burojnë të qarat e Edi Ramës, se lotët e tij nuk janë për dhimbjen se po shkelet një rregull i demokracisë, por dëshpërim për vetminë në të cilën e ka lënë Brukseli. /Zoom.al
Fjala e parë e Albin Kurtit në qeverinë e re: Si do të qeverisim!Rama shpërthen kundër komisioneres së BE: Po fut hundët në zgjedhje me videomuhabete
Kryeministri Rama nuk e ka mbajtur dot irritimin nga pjesëmarrja e komisioneres europiane për Inovacionin, Arsimin dhe Rininë, Mariya Gabriela, në një takim online të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Basha dhe ekipi it tij i ekspertëve prezantuan platformen e arsimit online që përfshin 5 gjuhë të huaja falas dhe trajnimin e dyfishtë professional në 20 disiplina të ndryshme për shqiptarët. Prezantimi u bë ne nje takim online te organizuar nga ambjentet e universitetit Modul të Vienës.
Në një reagim të ashpër për këtë pjesëmarrje, Rama thotë se komisionerja po fut hundët në zgjedhje dhe i kërkon Bruselit zyrtarisht shpjegime.
“Dikush në Bruksel duhet t’u thotë komisionerëve që harxhojnë kohën e punës së paguar nga taksat e popujve të Europës, për të bërë videomuhabete elektorale me Lulëzim Bashën, se kjo quhet ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi kandidat për në BE! Në dijeninë time Komisioni Europian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale dhe unë pres ta mësoj zyrtarisht e publikisht nga Brukseli, nëse e kam unë gabim e ndoshta komisionerët kanë vërtetë të drejtë të bëhen palë kur popujt e Europës zgjedhin qeveritë e tyre!”
Reagimi i kryeministrit, që në rastin më të mirë tregon dëshpërim për mbështetjen që Komisioni Europian po i jep programit të Partisë Demokratike, vjen vetëm një ditë pasi ai u takua me presidentin francez Macron, takim i cili po ashtu vjen në mesin e fushatës elektorale. /Zoom.al
Skandaloze! Rama e inauguroi në dhjetor, prishet për 3 muaj shtëpia e rindërtuarSkandal me ndërtimet e shtëpive të shkatërruara nga tërmeti. Në Farkë të Vogël një banesë e ngritur vetëm dy muaj më parë është shkatërruar. Shkallët janë krisur, dyert janë shqyer, ndërsa dyshemeja mbulohet nga uji i lagështisë. Familjarët nxjerrin zbuluar gjithë propagandën e kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj.
Kjo është shtëpia e Aldie Balit në Farkë të Vogël të Tiranës. Ajo mori çelësat nga kryeministri Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, me 26 dhjetor.
Në këtë inaugurim, kamerat e Bashkisë përçuan imazhe mbresëlënëse për godinën e sapondërtuar në shtëpinë që familja humbi nga tërmeti. Pa u mbushur ende tre muaj, ndërtesa nuk ruan më atë pamje të servirur për mediat nga kryebashkiaku i Tiranës. Dyshemeja mbulohet nga lagështia, ndërsa shkallët janë krisur.
Zonja e shtëpisë tregon si degradoi shtëpia në kaq pak kohë.
“Duhet të ishte mbushur me granil, ka vetëm mbetje që hidhnin nga sovatimi”.
Në fakt e keqja tani nisi për familjen Bali. Zonja Aldie tregon se si muret janë mbushur me polisterol, material që përdoret për termoizolim. Për rastin është ankuar në njësinë administrative.
“Është tulla, buka e peshkut dhe sovatimi.Kam qenë në komunë dhe i kam thenë administratorit, më ka thënë do ta rregullojmë. Deri sot asgjë nuk është bërë.”
Imazhet që u publikuan nga autoritetet me 26 dhjetor nuk kapën këtëhapësirë, e cila është lënë e pambaruar nga ndërtuesit. Veliaj në inaugurim u tha se familja kishte pamje soditëse para shtëpisë. Por këta banore nuk kanë as kanalizime të ujërave të zeza.
“Dalin ujërat atje në fund dhe më hyjnë brenda në shtëpi.”
Më dramatik është fakti se themelet e ndërtesës nuk japin asnjë garanci për sigurinë.
Tani kjo familje ka në pronësi vetëm letrat e strehës së premtuar.
“E ndriti Shqipëria dhe e menderosi Franca”/ Ralf Gjoni ironi: Normal që Rama do tallet kur ka para një gjumash që bën libraDeputeti i opozitës Ralf Gjoni nuk i kurseu ironitë dhe gjuhën e ashpër në parlament për qeverinë, por jo vetëm. Duke komentuar vizitën e Ramës një ditë më parë në Paris, Gjoni tha:
“Për çfarë vajti atje ai, a po për t’i dhënë mend Macron-it, se e ndriti Shqipëria dhe e menderosi Franca. Po normal që Rama do tallet kur ka para një gjumash që bën libra. Misioni i tyre i përbashkët është që t’ju bëjnë juve kurbane për interesat e tyre”.
Ndërsa sa i përket aktit normativ për vaksinat ai tha:
“Ç’ju duhet sputnik dhe sinofarm , ne shohim drejt perëndimit, kjo është luftë politike. Pandemia është vetëm maja e asbergut e një lufte ekonomike. Sot nuk po flasim në këtë akt për një vaksinë të gjithëpranuar. Nuk po flasim për një vaksinë ndërkombëtare. Është një kakofoni dhe një dilentatizëm politik gjithandej. Mban erë shumë të keqe gjithandej dhe ne nuk kemi pse të bëhemi pjesë e kësaj. Kjo është luftë gjeopolitike dhe jo luftë shëndetësore. Unë nuk e kuptoj pse e keni sjellë këtë Akt Normativ në Parlament apo për t’ju fshehur përgjegjësisë juridike në të ardhemn? Ju keni frikë dhe nuk jeni të sigurt për të ardhmen”.
Pas një rishikimi paraprak të të dhënave të vaksinave AstraZeneca kundër COVID-19, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) konkludoi javën e kaluar se vaksinimi nuk shoqërohej me një rrezik në rritje të mpiksjes së gjakut. Numri i mpiksjeve të raportuara pas vaksinimit ishte në të vërtetë më i ulët sesa pritej në popullatën e përgjithshme, tha EMA në një konferencë shtypi të enjten.
Por një nëngrup i popullatës së vaksinuar përjetoi më shumë mpiksje gjaku se normalja: gratë nën moshën 55 vjeçare, raporton businessinsider. Gratë e reja janë në një rrezik më të lartë për të zhvilluar lloje të caktuara të mpiksjes së gjakut pavarësisht nga statusi i tyre i vaksinës, tha Mary Cushman, profesoreshë e mjekësisë në Kolegjin e Mjekësisë të Universitetit të Vermontit, Larner. Kontrolli hormonal i lindjes dhe shtatzënia mund të luajnë një rol në këtë rrezik të ngritur.
Sabine Straus, kreu i komitetit të sigurisë së EMA, tha në konferencën e enjte se një rrezik në rritje i mpiksjes për shkak të pilulave të kontrollit të lindjes është “gjithmonë një mundësi e veçantë”, dhe EMA mund ta hetojë atë më tej në të ardhmen e afërt. Obeziteti dhe faktorët gjenetikë gjithashtu mund të rrisin rrezikun e dikujt për të zhvilluar një mpiksje gjaku. Aktiviteti fizik dhe zgjedhjet e tjera të shëndetshme të jetesës mund të ndihmojnë në menaxhimin e këtij rreziku.
“Është gjithmonë me të vërtetë e rëndësishme të qëndrosh aktiv, të shmangësh kohën e ulur, të mbash një peshë të shëndetshme dhe të kesh një dietë të shëndetshme”, tha ajo. “Dhe nëse jeni duke përdorur një kontraceptiv oral, ose nëse keni mbipesha, mbase thjesht shtrëngoni pak vetëdijen tuaj, por mos shmangni goditjen”, shtoi Straus.
Ajo shtoi se COVID-19 ka qenë e lidhur edhe me mpiksje vdekjeprurëse të gjakut – kështu që vaksinimi do të ndihmojë në parandalimin e mpiksjeve duke ulur shansin tuaj për t’u infektuar nga koronavirusi.
“Mashtruesa, legena”/ Rudina Hajdari shpërthen në parlament: Shqiptarë boll u përçatë për këtaDeputetja Rudina Hajdari ka folur me tone të ashpra në Kuvend kundër forcave të mëdha politike, e kryesisht mazhorancës.
Pritjes së ëmbël i erdhi fundi dhe çifti i famshëm i showbizit, Chiara Ferragni e Fedez, janë bërë prindër për herë të dytë. Vogëlushja e tyre ka ardhur në jetë ditën e sotme dhe çifti kanë ndarë menjëherë foton e portretit të saj të ëmbël. Imazhi duket se është shkrpeur pak pas ardhjes së saj në jetë, teksa Chiara shihet duke e mbajtur në krahë, ndërsa Fedez duke i mbajtur dorën me gisht.
Dyshja kanë zbuluar se vogëlushen e kanë quajtur Vittoria. Ky emër është me origjinë italiane dhe do të thotë “fitore”.
Dyshja kanë zbuluar se vogëlushen e kanë quajtur Vittoria. Ky emër është me origjinë italiane dhe do të thotë “fitore”.
“23 mars 2021. Vittoria jonë”, kanë shkruar Chiara dhe Fedez në postimet e tyre në rrjete sociale.
Chiara dhe Fedez janë edhe prindër të një djali 3-vjeçar të quajtur Leone Lucia.
Pak ditë para ardhjes në jetë të vajzës, dyshja u përfshinë në një debat virtual me ndjekësit e tyre. Shkak u bë një fotografi e Chiarës, në të cilën ajo shfaqej topless duke nxjerrë në pah barkun e rrumbullakosur. Të shumë ishin ata që iu drejtuan blogeres me pyetjen “Si të lë burri të dalësh lakuriq?”, ndaj Chiara gjeti momentin të realizonte një video ku komentonte të gjithë situatën, duke treguar se ishte habitur nga këto kritika.
Pikë së pari, Chiara sqaroi se burri s’kishte punë fare me trupin dhe gjërat e saj personale. Më tej, ajo i këshilloi vajzat të gjejnë dikë që i mirëkupton dhe nuk i vë limite për të bërë atë që dëshiron dhe për të qenë vetvetja. Më pas, ishte Fedez ai që reagoi për këto komente, duke mbështetur publikisht partneren e tij me një foto ku pozoi lakuriq, njësoj si Chiara, teksa i bëri ndjekësit të qeshin.
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ia ka dorëzuar detyrën kryeministrit të ri të vendit, Albin Kurtit. Ceremonia e pranim-dorëzimit është bërë në Kuvendin e Kosovës.
Qeveria e re e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti është votuar ditën e hënë me 67 vota pro dhe 30 kundër. Kujtojmë se kabineti “Kurti 2” është votuar në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të thirrur të hënën menjëherë pas konstituimit të legjislaturës së tetë të Kosovës.
Para se të votohej Qeveria Kurti 2, kryeministri Kuti ka prezantuar në Kuvend programin qeverisës dhe përbërjen e kabinetit qeveritar. Dy deputet nga Lista e Vjosa Osmanit kanë marrë pozita në kabinetin e Qeverisë Kurti 2.
Donika Gërvalla është propozuar zëvendësministre e dytë dhe ministre për punë të Jashtme, ndërkaq Faton Peci ministër i Bujqësisë.
QEVERIA “KURTI 2”:
Kryeministër, Albin Kurti
Zëvendëskryeministër i parë për Integrime evropiane, zhvillim dhe dialog, Besnik Bislimi
Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla
Zëvendëskryeministre e tretë për çështje të pakicave dhe të drejtat e njeriut, Emilija Rexhepi
Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati
Ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu
Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia
Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku
Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi
Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu
Ministër i Bujqësisë, Faton Peci
Ministër i Mbrojtjes, Armend Mehaj
Ministër i Brendshëm dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla
Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari
Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli
Ministër për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq
Ministër për Zhvillim Rajonal, Fikrim Damka