zoom

Day ArchiveHakmarrja e Brrylit/ Aventurat e Uriah Fikut (PJESA E PARE)

Ka më pak se një javë që profili i Brryli.Broadway në Instagram u riaktivizua përsëri, pas mbylljes më të fundit. Tre Çunat që administrojnë një nga profilet më të ndjekura në gjuhën shqipe në Instagram duhet të ishin mësuar tashmë më këto “hapa-dollapa” midis tyre dhe “ushtrisë” online të politikanëve. Pikërisht për shkak të shënjestrimit të politikanëve kanë ndodhur edhe mbylljet e përkohëshme të profilit disa herë. Sipas administratorëve ka shumë raportime për postimet e tyre që na kënaqin pa masë ne por disa politikanët nuk i marrin dhe aq mirë.

Tashmë Brryli.Broadway është kthyer dhe është kthyer me risi. Çunat e Brrylit, një nga lagjet më ikonike të kryeqytetit, kanë sjellë një prodhim të ri. Brryli.Broadway ka realizuar një serial vizatimor kushtuar pikërisht atyre që ata akuzojnë se i kanë mbyllur disa herë profilin. Erion Veliaj dhe Edi Rama janë personazhet kryesorë të serialit vizatimor, edhe pse me emra të tjerë. Kështu kanë zgjedhur të hakmerret Bryli.Broadway karshi censurët së vazhduar. Kështu kanë zgjedhur të vijojnë të ngacmojnë përsëri duke vijuar në anonimat.

Shikim të mbarë.

 

Mori dozën e dytë të vaksinës, infermieri nga Hasi përfundon në gjendje të rëndë

Një infermier nga Hasi është përkeqësuar pasi ka marrë dozën e dy të vaksinës Pfizer. Ai është shtruar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, raporton Fax.

Infermieri me iniciale M. Ll ishte një nga bluzat e bardha i cili u vaksinua në Shkodër pas nisjes së fushatës nga Ministria e Shëndetësisë. Por vetëm pak ditë pasi mori dozën e dytë të vaksinës, gjendja e tij është përkeqësuar.

Ai ka patur probleme si ënjte, dhe fryrje abdominale dhe për pasojë është dërguar me urgjencë drejt spitali të Gjakovës. Të afërmit e infermierit shprehen se pas analizave të gjakut, është vënë re se treguesi për mpiksjen e gjakut është 4 herë më i lartë nga norma maksimale. Megjithatë, disa kolegë të infermierit shprehen se ai ka patur probeme të hershme dhe nuk e lidhën drejtpërdrejt me faktin se ai bëri dozën e dytë të vaksinës së Pfizer.

Vdiq pas injektimit me AstraZeneca, del autopsia e mësuesit italian: Problem i…

Rasti i një mësuesi 57-vjeçar, i cil vdiq në Itali 14 orë pas injektimit me AstraZeneca, duket se është zbardhur.

Autoritetet shprehen pas autopsisë se vaksina nuk ka lënë gjurmë makroskopike në trup dhe se vdekja e papritur nuk ka asnjë lidhje të dukshme me dozën e marrë.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në Biella, teksa mediat italiane raportojnë sot për rezultatet e autopsisë. Kjo e fundit u krye nga mjeku Roberto Testi në prani të një konsulenti që familja e mësuesit Sandro Tognatti kishte caktuar.

“Zemra dhe organet e tjera ishin të paprekura dhe nuk ka asnjë provë që ta lidhin vdekjen me vaksinën, e cila megjithatë u pezullua si masë paraprake” – raporton la Repubblica

Për të dhënë përgjigje të mëtejshme do të bëhen ekzaminimet histologjike, rezultatet e të cilave do të jenë në dispozicion në ditët në vijim.

Me pak fjalë, Tognatti ishte në të vërtetë i shëndetshëm pasi këtë ua kishte pohuar edhe mjekëve që e kishin intervistuar para se ta vaksinonin. Hipoteza më e mundshme që ekzaminuesit mjekësorë besojnë pas autopsisë është se vdekja erdhi nga shkaqe kardiake.

“Rrugëtim drejt profesionit-Gazetari”/ Çfarë u diskua nga emrat e njohur të fushës në seminarin e kësaj jave?

Në serinë e seminareve të përjavshme “Rrugëtim drejt Profesionit”,  sot ishte i ftuar producenti dhe gazetari Blendi Salaj,  pedagogia e njekohwsisht themeluesja e Gogo.al, Valmora Gogo, si edhe ish- studentja e Kolegjit Universitar Beder, Marsilda Qerreti, sot gazetare në Vizion Plus në emisionin 7 pa 5-së.  Seminar ky që u moderua nga themeluesi dhe drejtor i Revistës “Who” Eraldo Rexho.

Në këtë seminar sikurse në takimet e tjera të të martave, pjesmarrja ishte goxha e lartë, mbi 200  të rinj ndoqën live takimin nga Zoom-i dhe nga Live në Facebook dhe Instagram.

Gjatë seminarit të ftuarit folën për eksperiencat e tyre në rrugën e gazetarisë, dhe karrierës së tyre në këtë fushë sa të bukur po aq edhe të vështirë.

Gazetari i njohur Blendi Salaj u shpreh se këmbëngulja, pasioni dhe dëshira për të bërë këtë punë e bëjnë një person të quhet gazetarë i mirë, dhe nëse nuk ka mbaruar një universitet për gazetari sikurse u tregoi dhe për rastin e tij konkret që është diplomuar në Shkenca Komunikimi dhe jo gazetari.

Po të njëjtën gjë deklaroi dhe pedagogia Gogo, e cila tha se një gazetar të mirë të bën të shkruarit thjeshtë, të shkruarit në formën më të lehtë tw mundshme ku mund ta kuptojë edhe një fëmijë se çfarë ka ndodhur.  E ndër të tjera drejtuesja e Gogo.al u shpreh se ekziston padyshim nje numër i lartë mediash në vendin tonë që i ka marrë rrjedha e klikimeve dhe nuk po çojnë përpara më qëllimin kryesor të gazetarisë.

Duke treguar nga eksperiencat e saj në këtë rrugëtim 5-vjeçar si gazetare në Vizion Plus ish- studentja e Kolegjit Universitar Beder, Marsilda Qerreti tha se shkallët e karrierës i ka ngjitur duke pasur pasionin për këtë profesion. Ajo u shpreh se ka nisur te punojë para se të përfundonte universitetin e një praktikë e gjatë në median ku ajo sot punon e bëri që të ishte e gatshme në përballjen me vështirësitë e punës, ndonëse ky profesion të përball çdo ditë me befasi e raste krejtesisht në reja. “Shfrytëzoni çdo mundësi që ju jepet edhe gjatë studimeve sado të jetë një praktikë e vogël, kështu bëhet më e lehtë gjithçka.”-ishte ky mesazhi i Marsildës për të rinjtë që duan të bëhen gazetarë.

Vlen të theksohet se Gogo gjatë diskutimit me studentët që ishin pjesmarrësh në seminar dhe drejtuan pyetje, tha se nuk janë të gjitha mediat dhe portalet të varura nga klikimet, duke mbrojtur fort parimet e gazetarisë. E në këtë menyrë drejtuesja e Gogo.al gjeti rastin për të mirpritur të gjithë ata të rinj që në shumë redaksi të tjera po përballen presionin e klikimeve.

Dritarja e mundësive këtë javë vendosi të zhvillojë këtë temë kaq interesantë e të rëndësishme për të rinjtë shqiptarë që studiojnë gazetari apo e duan dhe kanë pasion këtë profesion, por padyshim çdo të martë tjetër do ketë tema të tjera që do zhvillohen.

PD ndryshon listat, largon mjekun e njohur

Partia Demokratike ka bërë ndryshime të reja sa i përket listave. Pasi KQZ ia ktheu për korrigjim listat, PD duket se ka kryer disa shtime, heqje e rirenditje.

Bie në sy se në Tiarnë është hequr nga lista Gazment Koduzi. Vendin e tij e zë Dorjan Teliti, ndërkohë në listën e kryeqytetit është ngritur në pozicionim edhe Gentjan Muça i cili shkon i 26-ti.

Ndryshme të vogla ka pasur edhe në Korçë, Vlorë, Durrës dhe Vlorë.

LISTAT E REJA TË PD

LISTA E KORÇËS
Hiqet Ilia Kadhena (11)- vendin ia zë Andrea Simaku
Kiço Tane ngjiteti 15-ti
Nikollaq Doku zbret i 18-ti

LISTA E TIRANËS
Hiqet Gazment Koduzi, pozicionin e 23-të e zë Dorjan Teliti
Gentjan Muça futet i 26-ti
Korab Lita shkon i 33-ti, Lediana Frataraj zbret e 34-ta
Asllan Dogjani nga i 36-ti, shkon i 35-ti
Rivelino Çuno shkon i 38-ti
Hiqet Irisa Çupa

Shtohet Ethem Aga

LISTA E VLORËS
Largohet Ilir Gunbardhi
Nada Daullja merr pozicionin e 6-ta
Nadire Meçorapaj shkon e 9-ta
Shtohet Vangjel Anagnosti
Hiqet Lorenc Danaj
Shtohet Eda Begaj

LISTA E DURRËSIT
Hiqet Riselda Kadia
Merita Dakovelli shkon e 15-at
Armand Brahimaj merr vendin e 17-të
Artion Bajramaj zbret i 19-ti

LISTA E SHKODRËS
Astrit Kuçi merr pozicionin e 16-të
Liljan Idrizaj merr pozicionin e 19-të
Futen në listë Imeldi Sokoli dhe Denisa Meçi

Mbeti jashtë listës për deputet, Andi Lila: Duhet të pyesni Bashën, do i gjuaj kokës nëse…

Andi Lila ka komentuar në Procesin Sportiv se përse mbeti jashtë listës për deputet në qarkun e Tiranës. Ish-futbollisti i Kombëtares kuqezi, tregoi se për këtë duhet pyetur kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Lila tha se nuk është i mërzitur për këtë, teksa do japë kontributin e tij për PD, pasi ka qysh prej vitit 2004 anëtar. Me batutë, Lila tha se sëbashku me Gëzim Sinematin do shkojmë para kryeministrisë nëse premtimet e Bashës nuk mbahen nëse vjen në pushtet në zgjedhjet e 25 prillit. Lila ka qenë i angazhuar në zonën e vendlindjes së tij, Kavajë.

“Kur postova në rrjetet sociale se do isha në Procesin Sportiv, më thanë pse nuk je çdo javë. Pyesni Manushin ju thashë.

Tani më thoni pse s’je në listë, duhet të pyesni Bashën për këtë. Nuk jam mërzitur, jam pjesë e ekipit të PD që në gjimnaz kur isha në 2004.

Do vazhdoj të shpalos idetë që kam dhe kisha për sportin, me PD që kur të vijë në pushtet do i zbatojë. Nëse nuk e bën, Gëzim Sinematin e kam këtu dhe do shkojmë para kryeministrisë të qëllojmë me topa. Ne jemi për të mirën e sportit gjithmonë”, tha Andi Lila.

Kompania që gjeti rezultatin 100% në Kosovë, publikon sondazhin për Shqipërinë. Rama në opozitë, ja sa mandate marrin PD dhe LSI

Kompania që nxori me saktësi rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë ka realizuar një sondazh edhe për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri. Sondazhi i realizuar në Kosovë, ku për zgjedhjet e 14 shkurtit nxori rezultatin 100% të saktë, ka arritur në konkluzionin se në Shqipëri shumicën do ta fitojë opozita.

Është pikërisht kompania shqiptaro-izraelite “GeoCartography”, që nxjerr si parti të vetme fituese Partinë Socialiste, me rreth 2% më shumë se Partinë Demokratike. Megjithatë, sipas sondazhit, koalicioni opozitar i Shqipërisë, PD-ja e LSI-ja, bashkë do të marrin 71-74 mandate në Kuvend, duke siguruar kështu shumicën.

PS-ja e kryeministrit të tanishëm, Edi Rama, del se fiton 44.54 përqind, që kur përkthehet në mandate, i bie se merr 65-67. E dyta, rezulton se është Aleanca për Ndryshim e kryesuar nga Lulzim Basha, që sipas sondazhit, merr 61-63 mandate, ose 42.18 përqind.

Ndërkohë, sondazhi parashikon që LSI e Monika Kryemadhit të marrë 10 ose 11 mandate, që në përqindje i bie 9.31. Për këtë sondazh, janë pyetur 3778 persona, të shpërndarë në nëntë zona zgjedhore.

Sipas sondazhit, PD-ja del e para në qarkun e Shkodrës, të Lezhës, të Kukësit, të Dibrës. Partia e Bashës, sipas sondazhit, do të prijë në këto zgjedhje edhe në Durrës dhe në Korçë.

PS-ja pritet të prijë në Tiranë, në Elbasan, në Fier, në Berat, në Vlorë dhe në Gjirokastër.

Sistemi zgjedhor në Shqipëri ndryshon nga sistemi i Kosovës. Atje nuk është i gjithë vendi një zonë elektorale (proporcional i pastër) por është proporcional rajonal. Çka do të thotë që janë 12 zona zgjedhore prej të cilave zgjidhen në total 140 deputetë. Numrin më të madh të deputetëve e nxjerr Tirana (36).

Sipas sondazhit të realizuar, këto janë rezultate për çdo zonë zgjedhore (ose siç quhen në Shqipëri qarqe) :

  1. Qarku i Tiranës

Qarku i Tiranës sipas sondazhit fitohet nga koalicioni Opozitar (PD-LSI). Sipas të dhënave 17 deputetë do të ketë Partia Socialiste, 16 Partia Demokratike dhe 3 deputetë LSI. Mundësia që rezultati PD-PS të përmbyset në favor të PD-së (pra 16 me 17) është 29.5% ndërsa që ta ruajë epërsinë (17 me 16) është 69.5%. LSI i ka të konsoliduar 3 deputetë, forca të tjera nuk marrin deputetë.

Parashikimi PS 17 deputetë, PD 16 deputetë, LSI 3 deputetë

  1. Qarku i Fierit

Fieri, një bastion historic I Partisë Socialiste do të shënojë një rezultat mjaft të mirë edhe këtë vit. Sipas të dhënave që vijnë nga sondazhi, Partia Socialiste ka të sigurtë 8 mandate dhe ka 66% mundësi për të nëntin. Partia Demokratike merr 6 deputetë, dhe LSI merr 1 deputet (ka shanse 34% për të dytin).

Parashikimi PS 9, PD 6 dhe LSI 1

  1. Qarku i Durrësit

Qarku I Durrësit. Nga rezultatet e sondazhit kuptohet që Partia Demokratike ka të sigurtë 7 mandate dhe PS 6 . Do të jetë luftë e fortë treshe(PD, PS dhe LSI) për deputetin e fundit.

Parashikimi PS 6, PD 7, LSI 1

  1. Qarku i Elbasanit

Elbasani nxjerr 14 deputetë. Sipas sondazhit Partia Socialiste i ka të siguruar 7 mandate pork a shumë pak shanse për të tetin. Partia Demokratike merr 5 mandate ndërsa LSI 2 mandate.

Parashikimi PS 7 deputeë, PD dhe aleatët 7

  1. Qarku i Vlorës

Qarku i Vlorës duket sikur nuk ka dilema nga sondazhi. Fitorja e PS-së është e ndjeshme, por jo me rezultatin e 2017-ës.

Parashikimi PS 7 mandate, PD 4 mandate dhe LSI 1 mandat.

  1. Qarku i Korçës

Qarku i Korçës do të jetë shumë i luftuar. Aty janë 11 ulëse, nga të cilat 4 i ka të sigurta PD, 4 i ka të sigurta PS dhe një LSI. Për dy mandatet që mbesin do të luftojnë fort treshe PS, PD dhe LSI. Mund të shkojë në 5 me 5 me 1, por edhe 4 me 5 me 2. Gjithsesi Opozita duket se do ketë më shumë vende sesa Maxhoranca.

  1. Qarku i Shkodrës

Shkodra paraqitet mjaft interesante në rezultatin e sondazhit. Partia Demokratike ka të sigurtë 5 mandate në këtë qark, Partia Socialiste ka 4 mandate të sigurta, LSI ka një mandate të sigurtë ndërsa PSD e Tom Doshit dhe Lëvizja për Ndrsyhim e Jozefina Topallit do të luftojnë për një mandate. Ky është edhe mandati i vetëm jashtë treshes PS-PD-LSI në gjithë Shqipërinë.

Parashikimi Partia Socialiste 4 mandate, Partia Demokratike 5 mandate LSI 1 mandat dhe të tjerët 1 mandat

  1. Qarku i Beratit

Qarku i Beratit zgjedh 7 deputetë. Në rezultatet e vitit 2017 kjo zonë zgjedhore është ndarë 4 me 2 me 1 në mes Partisë Socialiste, Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në sondazhin e Gazetës Express, rezultati pritet të jetë një ndryshim vendesh mes Partisë Socialiste dhe LSI-së, pra 2 deputetë PD dhe një deputet LSI. Partia Socialiste do të marrë përsëri 4 deputetë. Probabiliteti që PS të marrë 5 deputeët është 25% ndërsa LSI ka 75% mundësi për ta marrë një deputet.

Parashikimi Partia Socialiste 4 mandate, Partia Demokratike 2 mandate ndërsa LSI 1 mandat

  1. Qarku i Lezhës

Qarku Lezhë është një qark tjetër ku Opozita PD-LSI do fitojë më shumë deputetë sesa PS. Rezultati i parashikuar është PD 3 mandate, PS 3 mandate LSI 1 mandat

Parashikimi Partia Demokratike 3 deputetë, Partia Socialiste 3 deputetë dhe LSI një deputet.

Shqipëria është udhëhequr në 8 vitet e fundit nga PS-ja e Edi Ramës, i cili herën e fundit fitoi i vetëm mbi 50 për qind të votave.

LSI-ja atëherë e Ilir Metës, me të cilën Rama kishte nisur udhëheqjen, kaloi te opozita, duke qenë e ashpër ndaj pushtetit të PS-së.

Shqipëria në 24 orët e fundit: 2666 të vaksinuar, 475 raste të reja dhe 17 viktima nga Covid

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë konfirmuar 475 raste të reja me koronavirus, ndërsa kanë marrë dozat e vaksinave 2666 persona.

Gjithashtu, në spitalet dedikuar Covid-19 kanë ndërruar jetë 17 qytetarë.

Ndërkohë betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 749 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.

NJOFTIMI:   

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë:  2666 të vaksinuar, 3005 testime, 749 të shëruar, 475 raste të reja dhe 17 humbje jetë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 2666 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 30,031 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3005 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 475 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

183 raste në Tiranë, 46 në Shkodër, 25 në Korçë, 24 në Mirditë, 19 në Fier, nga 18 raste në Elbasan, Berat, nga 16 raste në Kukës, Berat, 15 në Durrës, 11 në Vlorë, 8 në Tepelenë, 7 në Kavajë, 6 në Librazhd, nga 5 raste në Lezhë, Mallakastër, nga 4 raste në Kamëz, Sarandë, Bulqizë, nga 3 raste në Krujë, Devoll, Lushnje, Përmet, Gramsh, Skrapar, nga 2 raste në Has, Rrogozhinë, Delvinë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Peqin, Kuçovë, Cerrik, Libohovë, nga 1 rast në Kurbin, Dibër, Prrenjas, Kolonjë, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 749 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 81,810 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 445 pacientë, 31 në terapi intensive, nga të cilët 17 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 17 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 4 qytetarë nga Vlora, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 54- 86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (16 Mars 2021)

Raste të reja ditore        475

Të shëruar në 24 orë     749

Të shtruar në spitale      445

Humbje jete në 24 orë   17

Testime ditore        3005

Testime totale          517,081

Raste pozitive           118,492

Raste të shëruara       81,810

Raste Aktive                34,605

Humbje jete                2077

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë      23202

Fier          2566

Durrës         1618

Vlorë           1554

Shkodër       1295

Gjirokastër 1223

Korçë           846

Lezhë       734

Elbasan       545

Berat           357

Dibër    350

Kukës       315

Shpëtim Idrizi i jep besën Bashës: Tradhtari Rama u përpoq të na uli por ne jemi në këmbë, po qahen pse u bë greku me çamin

Shpëtim Idrizi i ka premtuar Lulzim Bashës marrjen e 3 mandateve.

Teksai i është përgjigjur Edi Ramës për etiketimet që ka bërë ndaj tij në daljet  fundit, Idrizi tha se PDIU do nxjerrë shefin e qeverisë në opozitë.

 “E keni parë që gjatë gjithë kohës ka filluar një sulm shumë i madh mbi PDIU dhe votat e saj. Si në 2017-ën, mandatet e PDIU dhe votat e  saj. Besoj i keni parë edhe sondazhet. U përpoqën 4 vjet të na përçajnë, të marrin dhe të bëjnë të tyret drejtorët dhe deputetët, që të na ulin dhe tradhtojnë ne, por ja ku jemi sërish në këmbë. Shihni sondazhet edhe në TV e tyre, PDIU-në e keni me 45 mijë vota dhe shumë të rëndësishme në 5 qarqe”, u shpreh kreu i PDIU-së.

Idrizi deklaroi gjithashtu se votat dhe mandatet e PDIU në pesë qarqe, do të nxjerrin në opozitë ata që sipas tij tentuan të përdorin si “çakmak” çështjen Çame dhe më pas e hoqën edhe nga programi qeverisës.

“Minimumi marrim 3 mandate. Votat e PDIU në 5 qarqe, prodhojnë mandate, do të jenë këto vota dhe mandate të PDIU-së që do t’i nxjerrin në opozitë, ata të cilët menduan se do ta përdornin çështjen Çame si çakmak, që e hoqën nga programi i qeverisë dhe sot po na qahen pse u bë greku me çamin”, shtoi më tej ai.

25 prilli, -tha Idrizi, duhet të bëjë bashkë të gjithë shqiptarët në mënyrë që vendi të mos jetë më në dorë të 5 personave që kanë zhvatur çdo pasuri publike.

Basha: Më votoni me “provë”, nëse s’mbaj premtimet s’kërkoj mandat tjetër! Ju bëj me shkollë të lartë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha teksa ndodhet në Shkodër ka vizituar një fasoneri. Basha foli ndër të tjera për programin ekonomik të PD, i cili ndër të tjera përfshin rritjen e pagës minimale deri në 300 mijë lekë të vjetra.

Basha u zotua para punonjësve në fasoneri se do të mbajë premtimet e tij dhe në të kundërt nuk do të kërkojë mandat tjetër pas katër vitesh.

“E kam shpallur para dy vjetësh që plani jonë është rritja e pagës minimale. Por paga nuk rrite me dekret, e rrit ekonomia. 

Dhe duhet që sipërmarrësit të kenë mundësi që të zhvillojnë bizesnin që tu mundësojë rritjen e pagës. Kollaj është të bësh premtime boshe.

Kur biznesit i dalin llogaritë atëherë themi rrisim pagën minimale deri në 300 mijë lekë. 25 prilli është ditë çlirimi për Shqipërinë. Do ju japi mundësi biznesit që të punësojnë më shumë. 

Do të ndihmojmë edhe familjet. Për 300kë ne do ta zbresim energjinë. Do të ndihmojmë familjet shqiptare. 

Nuk do të ketë bir dhe bijë shkodrani që të mbetet pa u shkolluar.  Do ti ndihmojmë në veçanti familjet e reja. Nga 1-5 vjeç bonos për çdo bebe muaj për muaj.

Një pyetje që thotë kundërshtari, ku do i gjeni lekët? Te buxheti do i gjejmë lekët. Aty ku i merr Edi Rama dhe paguan oligarkët. Ato lekë ky i merr dhe ua jep një grushti njerëzish. Këto janë pjesë e një plani dhe jo premtime bosh. 

Nëse pas katër vitesh nuk kam mbajtur premtimet nuk do të kërkoj mandat të dytë. Duhet t’ju shërbejmë ju, jo vetes sonë. Ju ftoj të gjithave të votoni në 25 prill”, tha Basha.