Aplikacion
Dy persona janë plagosur mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti në Elbasan dhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën në reanimacion.
Makina me të cilën po udhëtonin humbi kontrollin, doli nga rruga dhe u përmbys në afërsi të lagjes “Shënkoll” pranë urës së Shkumbinit. Dy personat që ishin brenda, shoferi dhe pasagjeri u plagosën rëndë, raporton ABC.
Policia po kryen verifikimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Floriana Garo tregon kush ia bëri ftesën për në PDZëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike, Floriana Garo ka treguar se kush ia bëri ftesën për t’u futur në PD dhe çfarë e shtyu të angazhohej në politikë.
E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, ajo tha se ftesën ia ka bërë vetë kryedemokrati Lulzim Basha, ndonëse dëshira e saj për të kontribuuar në PD ka qenë prej kohësh.
“Ftesën ma bëri Lulzim Basha, por unë vetë kam shprehur dëshirën për të kontribuar në PD. Ka qenë një vendim i diskutuar me familjen dhe isha e gatshme të jepja kontributin tim. Misioni do të vijojë, jam kthyer me këtë qëllim. Është e rëndësishme që njeriu të provojë veten, por synimi është për të vijuar.
Tek opozita shoh shpresën e munguar, këto tetë vite duke qenë katër vite larg Shqipërisë, e kam parë me një tjetër sy. E kam parë kur nuk rritej dhe zhvillohej dhe më ka ardhur keq. Është koha për ndryshim dhe tek PD e shoh entuziazmin për të ndryshuar. Kam zgjedhur të jem e djathë prej kohësh, thellë përbrenda jam e tillë, prandaj zgjodha PD”, tha Garo.
Teksa është pyetur se çfarë mendon për kryeministrin Edi Rama, Floriana Gazo tha: “Kryeministri është personi që e qeveris vendin, është personi që tregon këtë imazh, flet me imazh, është njeriu karzimatik që njerëzit thonë, por kaq. Njeriu duhet të mbahet mend për çfarë ka bërë dhe jo për imazhin. Ky është problemi për mua, por edhe arroganca e shprehur prej tij s’më ka pëlqyer. Sheh rrjetet e tij sociale sheh një lloj arrogance në foto, mënyrën se si i flet njerëzve, kështu që nuk jam dakord”.
Rama, “sherr” me ndjekësit për Metën dhe vaksinën e AstraZenecaKryeministri Rama u është rikthyer replikave në rrjetet sociale me ndjekësit e tij. Kishte disa kohë që nuk ishte aktiv me përgjigjet, por dy ngjarjet e fundit, sherri i presidentit Meta me policët bashkiakë në zyrat e FRD dhe dyshimet për pasojat e vaksinës AstraZeneca e kanë rikthyer atë në lojën që di të bëjë më mirë, atë të vënies së gjilpërave majë më majë me qytetarët që e bëjnë përgjegjës për keqqeverisjen apo i vënë në dukje arrogancën.
Një qytetar e ka bërë Ramën bashkëpërgjegjës për përplasjen e Presidentit Meta me policinë bashkiake, pasi sipas tij Kryeministri vuri në atë post të rëndësishëm dikë që sipas tij nuk e meritonte.
“Je një bashke fajtor per ngjarjen e djeshme te presidentit. Vere ne karrigen me te lart te shtetit shqiptar nje njeri qe se meritonte ate post. Osht nje gabim. Duhet qe ne zgjedhjet e 25 prillit te kesh ne program edhe emrin e presidentit te ardhshëm. Te mos besh gabimin qe bere me ilir metën”, shkruan qytetari.
Ndërsa Rama ia kthen: “Ai eshte zgjedhur me votat e tij, ne nuk i kishim votat per te zgjedhur dike tjeter as nga opozita as nga PS dhe megjithese e kam thene 1000 here, shume interesant qe disa nuk duan as te degjojne, as te kuptojne!”
Po ashtu edhe vaksinimi i mësuesve me vaksinën “AstraZeneca” nuk është pritur mirë nga qytetarët. Një prej tyre shkruan: “Gjysma e mësuesëve për lesh nga Astra zeneka, për vete bën ato të Pfaizer it këta të zgjuarit e qeverisë”.
Ndërsa Rama ia kthen: “Sa turp kur flet padija!”
Po ashtu një tjetër replikues me kryeministrin ka shprehur shqetësimin se përse vaksinimi nuk vijon sipas moshës, por ‘fusin pa radhë’ mësuesit dhe pedagogët.
“Po zoti kryeministër beni msuesit dhe pedagoget te tjerët le te vdesin ca jan kto lat nam pse nuk vaksinimin si Europa nga mosha m e madhe deri te m e vogla a nuk bet Shqipria me kta m jo”, shkruan ai.
“Ne po bejme fiks si gjithe te tjeret qe ta dish ti!”, iu përgjigj Rama shkurtimisht.
“Shembull i keq për nxënësit e saj”, ja si u përgjigjet kritikave mësuesja e Përputhen +40Gilberta Simoni, mësuesja që është bërë pjesë e Për’puthen +40, i është përgjigjur kritikëve.
Një prej tyre thoshte që është shembull i keq për nxënësit, ndërsa Gilberta tha:
“Nuk është aspak shembull i keq për nxënësit e mi. Ata duhet të mësoj që duhet të kërkojnë në çdo moshë eksperienca të tjera dhe më shumë për veten e tyre. Të kërkosh të ndërtosh një dashuri, është një shembull shumë i mirë. Ata më mbështesin dhe do vazhdojnë të më mbështesin”.
Gilberta Simoni është 43 vjeçe, e cila jeton në Lushnjë.
Edhe pse vjen nga një qytet i vogël ajo thyen çdo barrierë dhe e bën realitet dëshirën e saj.
Profesioni i saj është mësuese dhe vjen në Për’puthen për të gjetur dashurinë e jetës.
‘Shoqja ime ofrohet për 5 euro’/ Sherri në Tik-Tok që përfundoi me grushte, pasi i dashuri i njërës e tradhtoi me…Tik-tok po kthehet një shqetësim i madh për të rinjtë. Keqpërdorimi i videove, i ka shtyrë dy të reja në kufijtë e të pamendueshmes.
Njëra prej tyre kishte shkruar në tok- tok se shoqja e saj e dikurshme , kishte çmime të lira dhe ofrohej për pesë euro. Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale dhe ndjekësit e të dyja adoleshenteve të ndizet sherri, me akuza e kundër akuza.
Secila prej tyre ka hedhur baltë ndaj tjetrës. Duke qenë se të dyja ishin shoqe fëmijërie, më në fund kanë vendosur të takohen. Por njëra nuk ka shkuar vetëm në takim por me mamanë.
Sipas dosjes që gazeta “Si” disponon sapo adoleshentja M. ka mbërritur në vendtakim, shoqja E. që gjendej përkrah me të ëmën pa thënë asnjë fjalë e ka goditur.
“U përpoqa të shmangem, por erdhën me vrap pas meje. E ëma filloi të më shajë. I thashë që nuk kam lidhje me videot dhe se nuk i kam shpërndarë asnjë video në aplikacion. Përkundrazi ajo ka bërë video për mua. Gjatë kësaj kohe më goditi, më gjuajti me grushta në kokë, ndërsa e ema më rrëmbeu telefonin nga dora dhe e flaku në tokë dhe po e thyente. Për tu vetmbrojtur e kapa nga flokët, nuk e di se kë nga ato të dyja. Na ndanë disa njerëz” shprehet para oficerit të policisë adoleshentja
Mbas këtij momenti ajo ka vrapuar për të kërkuar ndihmë tek e ëma.
Gruaja nga ana e saj , duke e parë në këtë gjendje të bijën e ka qetësuar dhe I ka kërkuar që t’i dretohen policisë
“Por të katra, dy nënat dhe dy vajzat janë shkëmbyer në rrugë. Aty ka ndodhur përleshja. Nënat me nënat dhe vajzat me vajzat” tregon oficeri I policisë për gazetën SI
Mamaja e dytë justifikohet më pas në polici
”Më mori ime bijë në telefon duke qarë. Më tha që e kishin rrahur. I kërkova të qetësohej dhe telefonova inspektorin e zonës. Rrugës duke shkuar në komisariat hasa ato të dyja. Të parën qëllova me grusht të ëmën . Pastaj nuk mbaj mend mirë se çfarë ndodhi pasi u bë shumë rrëmujë , derisa erdhën policët dhe ata na ndanë”
Veç dy grave dhe vajzave të tyre së bashku me to rastësisht janë shoqëruar dhe një çift që I ndau.
Ata ishin duke shëtitur kur ndodhi sherri dhe ndërhynë për të shmangur dëmtimet fizike të të “dyja grupeve nënë e bijë”. Burri i tha dëshmoi policisë se “ nuk kishte informacion se për çfarë ndodhi, por gratë sapo u panë u qëlluan. Dëgjuam që shaheshin dhe ofendoheshin. Njëra nga gratë ishte më e madhe në moshë kurse tjetra më e re, njërës I ra çanta dhe u rrëzua u mundova ta ndihmoj”-shpjegon sherrin e pakuptimtë qytetari në polici
Po vajzat?
Policia i tha gazetasi.al se dy adoleshentet u kthyen armike për shkak të një historie pasioni, edhe pse më herët kishin qenë shoqe fëmijërie. I dashuri i njërës prej vajzave kishte frekuentuar për një periudhë të shkurtër shoqen e saj dhe kur kjo ishte zbuluar nga e reja, ajo i kishte braktisur të dy.
“ Por ndërsa u kthyen në armike të betuara, adoleshentet e vazhduan sherrin në rrjetet sociale “ shpjegon oficeri I policisë .
Në këtë luftë hynë dhe mamatë e vajzave që si përfundim janë në pozitë më të vështirë se të miturat, duke qenë se për shkak të moshës madhore ato nuk shpëtojnë dot nga përgjegjësia ligjore.
Bashkia e Tiranës i dërgon shkresën e duhur FRD-së pas përplasjes me MetënNjë shkresë që Bashkia e Tiranës i nisi Frymës së Re Demokratike (FRD) për të liruar zyrat e saj, u bë shkak i një përplasje të pazakontë mes presidentit Meta dhe policisë Bashkiake. (shih videon në rubrikën lajme të zoom.al)
Kreu i shtetit i kërcënoi policët bashkiakë me burg, teksa me tone të ashpra dhe shtyrje me duar u kërkoi të dilnin jashtë. Disa minuta më vonë ai tha se shkresa që i kishte dërguar FRD-së për të liruar zyrat ishte “një letër bakalli”, pasi nuk kishte as vunë e as numër protokolli.
Lulzim Basha, kryetari i PD, e grisi në publik shkresën, pasi vizitoi zyrat e FRD. Edhe ai pati të njëjtën akuzë për bashkinë. Sot bashkia e Tiranës i ka dërguar një tjetër shkresë FRD-së, duke pranuar se njoftimi i mëparshëm nuk plotësonte kërkesat ligjore. Zoom.al e siguroi dokumentin zyrtar (foto sipër).
FRD ka deklaruar se nuk do t’i lirojë zyrat dhe se do ta çojë në gjykatë bashkinë e Tiranës. /Zoom.al
Meta i vë vulën: Tritoli ishte për prokurorin Arjan MuçaForcat RENEA po kontrollojnë zonën ku u vra biznesmeni Behar Sofia. Një grup polumbarësh është parë në lumin e Lanës duke kryer kontrolle të imtësishme. Shkak për këto kontrolle është bërë rrëfimi i vrasësit me pagesë, Ernejt Shyti, 23-vjeçarit që u arrestua në Mal të Zi. Zoom.al mëson se ai ka rrëfyer që armën e krimit, një pistoletë me silenciator, e ka hedhur në lumin e Lanës, sapo ka qëlluar ndaj biznesmenit. Më pas, Shyti është larguar drejt zonës së liqenit Artificial, ku ka hedhur edhe rrobat.
Policia e zbuloi 23-vjeçarin që banon në rrugën “Bardhyl” përmes kamerave dhe po ashtu nga ADN e rrobave që gjeti si pasojë e ndjekjes po nëpërmjet kamerave, të lëvizjeve të tij. Shyti e ka pranuar krimin dhe ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë, por ai nuk e ka ende statusin e bashkëpunëtorit. Ai ka treguar edhe emrat e personave që e kishin pajtuar për të kryer vrasjen për 50 mijë euro, që të dy nga Fushë Kruja, të arrestuar nga policia. Në pranga ka përfunduar edhe një 28 –vjeçar, si bashkëpunëtor. Por porositësit e vërtetë nuk janë zbuluar ende. / Zoom.al
Rreziku i strategjisë opozitareThelbi i strategjisë opozi tare është rrëzimi i PS-së dhe Edi Ramës, duke i prezantuar ata si e keqja më e madhe në Shqipëri sot. Si Basha, Kryemadhi dhe Meta, ashtu edhe analistët pro rotacionit, theksojnë kleptokracinë dhe degradimin e qeverisjes Rama në autoritarizëm, për të bindur elektoratin që të votojë kundër qeverisë aktuale.
Në gjuhën e strategjive elektorale, kjo njihet si fushatë negative. Thelbi i strategjisë elektorale opozitare sot nuk është ofrimi i një alternative pozitive, aq sa theksimi i përmasave negative të qeverisjes Rama.
Natyrisht, si Meta, dhe Basha premtojnë një qeverisje ndryshe, ofrojnë programe qeverisëse, por ky nuk është dimensioni kryesor i fushatës së tyre. Kjo për faktin e thjeshtë se alternativa që ofrojnë në letër shoqërohet me të njëjtët politikanë të diskretituar në 30 vite tranzicion.
E thënë ndryshe, është vështirë t’i shesësh elektoratit fabulën që Basha, Berisha, Meta, Kryemadhi, Mediu dhe Duka janë alternativa e ndryshimit pozitiv. Është shumë më thjeshtë dhe më e besueshme për elektoratin të denoncosh degradimin e qeverisë Rama.
Ndaj nuk është çudi që edhe analistë si Fatos Lubonja që mbështesin rotacionin e qeverisjes, e kanë pranuar haptas se opozita nuk ofron ndonjë alternative shpresëdhënëse, është thjesht e keqja më e vogël.
Ndaj i ftojnë shqiptarët të votojnë kundër Ramës më shumë se sa pro Bashës apo Kryemadhit. Disa analistë, si Andi Bushati, kanë deklaruar se në Shqipëri gjithmonë votohet kundra më shumë sesa pro diçkaje, ndaj shpresojnë se shqiptarët do të votojnë kundër Ramës.
Problemi është se fushatat negative nuk janë efikase në mobilizimin e elektoratit, sidomos atij opozitar, për dy arsye. Së pari, një ligjërim që i thotë elektoratit se Rama është diktator (madje së fundmi e krahasuan edhe me diktatorin Pinocet, që në Kili vrau me mijëra intelektualë e studentë), se kontrollon gjithçka, se do vjedhë zgjedhjet, se ka mbështetjen e grupeve më të fuqishme kriminale, krijon mitin e Ramës mbinjeri.
Ky ligjërim bie ndesh me ftesën që i bëhet elektoratit për ta rrëzuar Ramën, sepse dekurajon votën e të pakënaqurve me qeverisjen. Nëse Rama do vjedhë zgjedhjet, është i gjithëpushtetshëm dhe ka mbështetjen e krimit, atëherë e ka të garantuar fitoren. Përse duhet të dalin të votojnë të pakënaqurit me qeverisjen e tij? Përballë një pushteti të hekurt socialist opozita shfaqet më shumë si viktimë, sesa si faktor ndryshimi.
Nëse Rama është kaq diktator i fortë dhe i rrezikshëm, si do ta rrëzojë Luli që është i sjellshëm dhe qytetar? Së dyti, negativiteti thjesht forcon pakënaqësinë ekzistuese me politikën dhe klasën politike në përgjithësi dhe demobilizon veçanërisht elektoratin gri që bën diferencën. Ndërkohë që elektorati i pushtetit ka interes konkret për të votuar dhe del në masë.
Ndaj një parti politike, sidomos në opozitë, përkrah denoncimit duhet të ofrojë edhe shpresën. Kjo është veçanërisht e vërtetë për një opozitë si Partia Demokratike, elektorati besnik i së cilës historikisht ka qenë dhe mbetet më i vogël se ai i PS-së. Po të përjashtojmë zgjedhjet e vitit 1996, në 30 vite tranzicion PD-ja vetëm dy herë ka fituar më shumë vota se PS-ja, në vitin 1992 dhe 2005.
Në të dyja këto raste fushata opozitare e PD-së nuk ka qenë thjesht negative, por kryesisht pozitive. Natyrisht të gjitha fushatat elektorale i kombinojnë këto dy dimensione, por jo në të njëjtat përmasa. Në 1992 PD-ja ofronte një qeverisje europiane, moderne dhe demokratike dhe jo thjesht anti-komunizëm. Në 2005, PD-ja ofronte “qeverisje me duar të pastra” dhe fytyra të reja, jo thjesht anti-korrupsion.
Kjo do të thotë që fushata aktuale negative e Partisë Demokratike ka pak shanse që t’i japë shumicën e votës dhe shumicën e vendeve në Parlament Partisë Demokratike. Në fakt, të gjitha sondazhet, si majtas dhe djathtas, e tregojnë PD-në pas PS-së. Në këto kushte, shpresa e kryesore e opozitës dhe e shumë analistëve, është që PS-ja mos të arrijë të fitojë shumicën e vendeve në Parlament e vetme. Por, kjo është një shpresë problematike, sepse edhe nëse realizohet nuk garanton rrëzimin e Ramës. Edhe nëse Rama dhe PS-ja nuk fitojnë shumicën e deputetëve, probabiliteti që PSja të jetë forcë e parë dhe të krijojë qeveri me LSI-në është shumë më i lartë, sesa probabiliteti që diçka e tillë të ndodhë me PD-në.
Të paktën këtë tregojnë shumica dërrmuese e sondazheve: PS-ja mbetet forca më e madhe politike në Shqipëri. Këtu shumë opozitarë do hidhen përpjetë dhe do më thonë se Meta kurrë nuk bashkëqeveris me Ramën. Se janë duke u sharë e luftuar me sinqeritet. Madje, disa analistë kanë lavdëruar denoncimin e zellshëm që Meta po i bën oligarkisë së Ramës.
Por, të gjithë e dimë se Meta dhe Rama kanë qeverisur më parë, pasi janë sharë e përplasur publikisht dhe do bashkëqeverisin nesër nëse i duhet. Votat që LSI-ja merr sot kundër Ramës, nesër shumë lehtë mund të vihen në shërbim të tij. Dje, në vitin 2013, pazarin PS-LSI e quajtën “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.
Nesër mund të përdorin të njëjtin emër. Natyrisht, Rama dhe PS-ja mund të vendosin të bëjnë koalicion me PD-në në vend të LSI-së, për ta çuar në skrap këtë të fundit. Edhe këtu s’ka asnjë çudi. Një aleancë e tillë ka ndodhur mes socialdemokratëve dhe demokristianëve në Gjermani. Edhe për këtë pazar e kanë emrin gati “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.
Në çdo rast është shumë vështirë që opozita, politike dhe mediatike, ta rrëzojë Ramën duke argumentuar se PS-ja është e keqja më e madhe dhe PD-ja dhe LSI-ja janë e keqja më e vogël. Me shumë gjasa, strategjia aktuale opozitare ose do ta mbajë Ramën në pushtet vetëm, ose në aleancë me LSI-në, ose në një koalicion bashkëqeverisës me PD-në.
A duhet të kemi frikë nga vaksina Astra Zeneca?Ndërprerja e vaksinës “Astra Zeneca” nga disa vende të Europës, ka hedhur dyshime të forta mbi të. Danimarka, Norvegjia, Italia, Rumania e Bullgaria e pezulluan përdorimin e saj për shkak se krijonte mpiksje të gjakut, tromboemboli.
Shqipëria mori të premten 38 400 vaksina të tilla, të cilat do të përdoren te arsimtarët.
Por Agjencia Europiane e Barnave (EMA0 thote se nuk ka asnjë indikacion që vaksina e Oxford-AstraZeneca Covid-19 është e lidhur me një rrezik në rritje të mpiksjes së gjakut.
EMA thekson se numri i rasteve te personat e vaksinuar nuk ishte më i lartë se në popullatën e përgjithshme.
Pezullimi erdhi pas njoftimeve se te një numër i vogël njerëzish ishte shfaqur mpiksja e gjakut pasi kishin marrë vaksinën.
Pati gjithashtu raporte se një 50-vjeçar kishte vdekur në Itali pasi ishte prekur nga tromboza të venave të thella (DVT) pas dozës së parë.
EMA thotë se “aktualisht nuk ka asnjë indikacion që vaksinimi ka shkaktuar këto simptoma, të cilat nuk renditen si efekte anësore me këtë vaksinë”.
Ajo sqaroi se “përfitimet e vaksinës vazhdojnë të tejkalojnë rreziqet e saj dhe vaksina mund të vazhdojë të administrohet, ndërsa po vazhdon hetimi i rasteve të ngjarjeve tromboembolike”.
EMA saktësoi se kishte pasur vetëm 30 raste tromboembolike në pesë milionë europianëve që kanë marrë vaksinën.
AstraZeneca tha se siguria e ilaçit ishte studiuar gjerësisht në provat klinike.
“Rregullatorët kanë standarde të qarta dhe të rrepta të efikasitetit dhe sigurisë për miratimin e çdo ilaçi të ri”, tha një zëdhënës i saj.
Në Britaninë e Madhe, Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA) tha se nuk kishte prova se vaksina kishte shkaktuar probleme dhe njerëzit ende duhet të shkojnë dhe të vaksinohen kur u kërkohet ta bëjnë këtë.
“Mpiksjet e gjakut mund të ndodhin natyrshëm dhe nuk janë të rralla. Më shumë se 11 milionë doza të vaksinës Covid-19 AstraZeneca tani janë administruar në të gjithë Britaninë e Madhe”, tha Phil Bryan i MHRA.
Vendimi për të pezulluar përkohësisht përdorimin e AstraZeneca ka ardhur si një pengesë për një fushatë tepër të ngadaltë vaksinimi europiane, pjesërisht për shkak të vonesave në shpërndarjen e vaksinave.
Ndërkohë, Franca dhe Gjermania deklaruan se do të vazhdojnë të përdorin AstraZeneca-n.
“Përfitimet… janë më të larta se rreziqet”, deklaroi ministri Francez i Shëndetësisë, Olivier Veran.
Në Itali, numri një AIFA-s, Agjencisë Italiane të Barnave, Nicola Magrini, i kërkon popullatës të mos shqetësohet për sigurinë e vaksinës AstraZeneca, pasi sipas tij është alarm i pajustifikuar, shkruan faqja italiane e internetit ilsussidiario.it.
AIFA përsëriti qëndrimin e saj në lidhje me vaksinën AstraZeneca, ditët e fundit në qendër të lajmeve pas disa rasteve të dyshuara, por mbi të gjitha pas një serie lajmesh të rreme që po përhapen në internet.
”Vaksina AstraZeneca është e sigurt. Bilanci midis përfitimeve dhe rreziqeve është jashtëzakonisht i favorshëm. Ne nuk duhet të kemi frikë nga ajo për momentin dhe duhet të vazhdojmë të shkojmë në qendrat e vaksinimit me qetësi të madhe”, shtoi Magrini.
Vaksina është pezulluar në disa vende, ndërsa në Itali një lot “i dyshimtë” është tërhequr, por Magrini nënvizon se ”alarmimi i këtyre orëve është i pajustifikueshëm”.
”Ne kurrë nuk kemi parë një alarm që është përhapur në mënyrë kaq të pabazë, pasi në të gjithë botën, mbi 10 milion vetëm në Britaninë e Madhe kanë pasur vetëm efekte anësore të lehta”, shtoi kreu i AIFA-s.
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë deklaroi një ditë më parë se rastet po hetohen.
Autoritetet në disa vende, përshirë Shqipërinë, thonë se lajmet se Astra Zeneca shkakton tromboemboli mund të lidhen edhe me një luftë tregtare mes kompanive prodhuese të vaksinave. / Zoom.al