zoom

Aktualitet

20 kg drogë dhe mijëra fara kanabisi! Goditet grupi kriminal në Shkodër, prangosen 4 vetë

Policia e Shkodrës ka goditur një grup prej katër personash, të cilët akuzohen për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit të koduar “Perash” u sekuestruan 20 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 2000 fara kanabis, një armë zjarri pistoletë, dy automjete dhe 5 aparate celular

Të arrestuarit janë shtetasit:

Artan Marku, 29 vjeç , banues në Perash, Shkodër

Gëzim Sufaj, 45 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër,

Drilon Halilhakaj 21 vjeç, banues në Grudë Fushë, Shkodër ,

Dodë Frroku, 55 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër.

“Shërbimet e Policisë kishin marrë informacioneve në rrugë operative se të arrestuarit në fshatin Grudë Fushë, Malësi e Madhe, kishin bërë gati lëndën narkotike për ta shitur.

Gjatë ndërhyrjes shërbimet e Policisë kanë vënë në pranga shtetasit e lartpërmendur, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

20 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri tip pistoletë, 2 automjete dhe 3 aparate celular.

Operacioni ka vijuar me goditjen e një tjetër tentative për shitje të fareve të kanabisit, si rezultat i të cilit është kapur dhe vënë në pranga shtetasi D. F., 55 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër, të cilit shërbimet e Policisë gjatë kontrollit i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2000 fara të dyshuara kanabis dhe 2 aparate celular”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.