zoom

Aktualitet

20 gazetarë afganë në Tv Klan? Gazetari, Ramës: Merri në ERTV

Nuk kanë munguar batutat dhe thumbat mbrëmë në emisionin Opinion mes drejtuesit të tij, gazetarit Blendi Fevziu dhe kryeministrit Rama.
Duke folur për çështjen e afganëve dhe deklaratat e kryeministrit se disa prej tyre mund të qëndrojnë në Shqipëri dhe të kontribuojnë pasi janë profesionistë, Fevziu ironizoi duke thënë: “Klani, mesa di unë, ka kërkuar të marrë 20 gazetarë afganë dhe operatorë për të punuar këtu. T’i mirëpresë dhe të punojnë” (shiko më poshtë videon e Zoom.al).
Kryeministri iu përgjigj po me qesëndi. “Merreni një orë e më parë që të ngrini nivelin”.
Por teksa Fevziu nuk e çoi më tej “grricjen”, një nga gaztarët e pranishëm dëgjohet t’i thotë Ramës që t’i marrë afganët në televizionin e tij privat. “Merrni në ERTV”, është zëri i mbytur i gazetarit nga biseda që zhvillon kryeministri me drejtuesin e Opinion. /Zoom.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zoom.al (@zoom.al)