zoom

Aktualitet

“2 persona qëlluan me armë, s’panë brenda”/ Flet babai i një prej klientëve të plagosur në lokal

Babai i një prej të plagosurve në atentatin e mbrëmshëm, në një lokal në zonën e Don Bosco-s ka treguar detaje të reja.

Babai i Emanuel Salës, nga Spitali i Traumës tha se i biri i tij ka marrë dy plumba, teksa ka qenë duke pirë kafe në lokal.

“Më mirë është, ka shpëtuar. Nuk dimë gjë fare, ka qenë në lokal duke pirë kafe, kanë vajtur dy vetë me armë kanë shtënë e s’kanë parë brenda. E kishim shtëpinë afër dhe e morëm vesh. Ka dy plumba djali. Ka dalë nga salla. Nuk kemi dëgjuar të shtëna, na kanë njoftuar njerëzit te shtëpia që e kemi afër,”- u shpreh ai për Euronews Albania.

Si pasojë, nga atentati mbeti e vrarë një grua, punonjëse e lokalit, banakierja Mimoza Paja. Lokali ku ndodhi ngjarja, rezulton në pronësi të Fatjon Muratajt, i cili është një emër i njohur në botën e krimit./ Zoom.al