zoom

Bota

2 grupet e riskut që do të marrin së shpejti vaksinën antiCovid-19

Përveç kategorive që po vaksinohen aktualisht, personat +60 dhe +65 vjeç, procesit të vaksinimit kundër Covid-19 do t’i nënshtrohen dy kategori të reja.

Bëhet fjalë për personat që kanë kryer një transplant organi dhe të sëmurët me hemodializë. Deri më tani, thuhet se kjo kategori do të marrën vaksinën Pfizer.

Dozat e ardhura sot kanë rritur gjithashtu shanset për të ulur moshën e të vaksinuarëve, por sidoqoftë prioritet mbeten të moshuarit dhe grupet e tjera të riskut.

Deri më tani në vend janë kryer 220 mijë vaksinime, por çfarë mjekët kërkojnë gjatë këtij procesi është që njerëzit të tregojnë për çdo sëmundje bashkëshoqëruese para se t’i nënshtrohen vaksinës apo nëse kanë patur kontakt me dikë që ka qenë i infektuar me Covid-19 gjatë kësaj kohe.