zoom

Aktualitet

18 kërkesa ankimore për 25 prillin, ja kur nis shqyrtimi nga KAS

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve kaloi për shqyrtim 18 kërkesa ankimore nga PD, LSI dhe kandidatatët e propozuar nga zgjedhësit Iljaz Shehu, Boiken Abazi dhe Kreshnik Merxhani.

KAS vendosi kalim për shqyrtim të kërkesave ankimore nr. 33, nr. 34, nr. 35, nr. 36, nr. 37, nr. 38, nr. 39, nr. 40, nr. 41, nr. 42, nr. 43, nr. 44, nr. 46, nr. 48, nr. 49, nr. 51, nr. 52 dhe nr. 53 me ankues subjektin Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Demokratike e Shqipërisë, dhe kandidatatët e propozuar nga zgjedhësit z. Iljaz Shehu, z. Boiken Abazi, z. Kreshnik Merxhani.

Shqyrtimi i kërkesave ankimore do të bëhet në datën 12 maj duke filluar nga ora 09:30.

Ndërkohë që duket se KAS nuk ka marrë në shqyrtim ankimimin e bërë nga kandidatja e PD-së për deputete në Qarkun e Tiranës, Lediana Fratari.