zoom

Ekonomi

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja për karburantet që prej ditës së sotme. Ndryshim ka pësuar vetëm nafta, e cila është ulur me 4 lekë krahasuar me vendimin e kaluar. Që prej orës 18:00 të ditës së sotme, një litër naftë do të shitet me 193 lekë.

Ndërsa çmimi i benzinës dhe gazit nuk ka ndryshuar, krahasuar me vendimin e fundit të Bordit.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 193 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 181 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 99 lekë/litër.

Çmimet e caktuara do të hyjnë në fuqi ditën e sotme nga ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e reja.