zoom

Politikë

SPAK kërkon aktpadinë për McGonigal, Bardhi: Shpresojmë në një hetim të plotë

Deputeti demokrat Gazmend Bardhi i është përgjigjur kërkesës së SPAK për t’i vënë në dispozicion aktpadinë e drejtësisë amerikane, për çështjen e ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal.

Në letërkëmbimin me kreun e SPAK, Altin Dumani, Bardhi shkruan se ka besim që kjo strukturë do të kryejë një hetim të plotë dhe të pavarur.

“Shpresojmë të kryeni një hetim të plotë, të gjithanshëm dhe të pavarur mbi këtë çështje”, shprehet Bardhi.

Në fakt ajo që ka nis SPAK nuk është një hetim sicc pretendon Bardhi, por një verifikim paraprak për të parë nëse ekzistojnë prova dhe elementë që mund të kërkojnë një hetim nga autoritetet shqiptare për cështje.