E premte, 3 Shkurt, 2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
No Result
View All Result
Zoom.al
Home Bota

Polonia kërkon zyrtarisht leje nga Gjermania për dërgimin e tankeve në Ukrainë

24/01/2023
in Bota, Slider
0
Polonia kërkon zyrtarisht leje nga Gjermania për dërgimin e tankeve në Ukrainë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Polonia ka kërkuar zyrtarisht leje nga Gjermania për të transferuar tanket e saj Leopard 2 në Ukrainë, tha më 24 janar ministri polak i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak. Berlini ka marrë kërkesën e Varshavës, tha Blaszczak në një postim në Twitter.

“Gjermania tashmë ka marrë kërkesën tonë që të lejojë transferimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë. I bëj thirrje edhe palës gjermane që t’i bashkohet koalicionit të vendeve që mbështesin Ukrainën me tanke Leopard 2. Kjo është kauza jonë e përbashkët, sepse ka të bëjë me sigurinë e të gjithë Evropës”, shkroi Blaszczak.

Ukraina ka kërkuar që tanket perëndimore ta ndihmojnë atë të zmbrapset kundër pushtimit rus.

Më herët gjatë ditës, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg është shprehur i bindur se Aleanca do të gjejë një zgjidhje të shpejtë për dërgimin e tankeve luftarake në Ukrainë. “Në këtë moment kyç të luftës, ne duhet të ofrojmë sisteme më të rënda dhe më të avancuara në Ukrainë, dhe ne duhet ta bëjmë një gjë të tillë më shpejt”, u tha Stoltenberg gazetarëve, duke qëndruar përkrah ministrit gjerman të Mbrojtjes Boris Pistorius, më 24 janar.

Pistorius tha se nuk ka përçarje midis aleatëve për dërgimin e tankeve të rënda luftarake në Ukrainë, por tha se kancelari Olaf Scholz po përpiqej të krijonte konsensus për këtë çështje. Pistorius shtoi se NATO nuk duhet të bëhet palë në luftën në Ukrainë. Ai gjithashtu tha se Gjermania nuk po pengon vendet e tjera të trajnojnë trupat ukrainase për të përdorur tanket Leopard.

Presioni është rritur mbi qeverinë e kancelarit gjerman Olaf Scholz për të dërguar tanket Leopard në Ukrainë dhe për të lejuar vendet e tjera të bëjnë të njëjtën gjë. Sipas rregullave të prokurimit ushtarak, Gjermania duhet të autorizojë çdo rieksportim të këtyre tankeve.

 

Bëhuni pjesë e Zoom.al 👇👇

Tags: gjermanialeopardpoloniatanket

ShareTweetSend

Të lidhura

BE: Këtej e tutje më shumë kthime të azilkërkuesve pa të drejtë qëndrimi
Aktualitet

BE: Këtej e tutje më shumë kthime të azilkërkuesve pa të drejtë qëndrimi

25/01/2023
Lehtësi për marrjen e nënshtetësisë gjermane. Gati projektligji
Bota

Lehtësi për marrjen e nënshtetësisë gjermane. Gati projektligji

07/01/2023
Analistët: Gjermania, mik dhe armike e Serbisë
Bota

Analistët: Gjermania, mik dhe armike e Serbisë

24/12/2022
Kërcënoi se do dërgonte ushtrinë në Kosovë/ Gjermania i “pret krahët” Vuçiç-it: E papranueshme
Bota

Kërcënoi se do dërgonte ushtrinë në Kosovë/ Gjermania i “pret krahët” Vuçiç-it: E papranueshme

12/12/2022
Gjermania zhgënjeu në Botëror, federata merr vendimin për trajnerin Flick
Sport

Gjermania zhgënjeu në Botëror, federata merr vendimin për trajnerin Flick

07/12/2022
Francë perfekte në Doha/Sulmi nderon “Gjelat”, skuadra e Deschamps në çerekfinale
Slider

Francë perfekte në Doha/Sulmi nderon “Gjelat”, skuadra e Deschamps në çerekfinale

04/12/2022
Lajm i rradhës
Trondit ministri britanik: 176 fëmijë shqiptarë azilkërkues janë zhdukur e rrëmbyer

Trondit ministri britanik: 176 fëmijë shqiptarë azilkërkues janë zhdukur e rrëmbyer






ADS
zoom.al

Të fundit

Sport

Benzema bën “kamarierin”, Real Madrid rigjen buzëqeshjen në La Liga | VIDEO

03/02/2023
Aktualitet

Përplasja “live”! Berisha: Po je burrë, hajde 5 minuta…! Rama: S’meritoni përgjigje

03/02/2023
Politikë

“One Man Show” në siklet/ Rama “zapton” ekranet, por nuk pranon asgjë për skandalin McGonigal

02/02/2023
Aktualitet

Edi Rama flet për akuzat e opozitës për “McGonigal”, Andi Bushati lë studion

02/02/2023
Slider

VIDEO | Juventus harron problemet, Bremer i çon bardhezinjtë në gjysmëfinale

02/02/2023
Aktualitet

Kongresmenët amerikanë letër FBI-së për çështjen McGonigal

02/02/2023
Aktualitet

“Do vazhdoj të refuzoj të vij në Parlament”/ Berisha sfidon Ramën për çështjen “McGonigal”

02/02/2023
Aktualitet

Çështjet që Rama tenton të zhvlerësojë në aferën me McGonigal

02/02/2023
Aktualitet

Rama flet për marrëdhënien me McGonigal: Nuk kam pse të njoftoja ambasadën

02/02/2023
Aktualitet

Skandali “McGonigal”, Rama: E kam pritur në zyrë me kërkesë të tij, kemi pasur…

02/02/2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In