zoom

Aktualitet

“15 mijë euro për ‘kokën time’, më vunë tritol”, Policia nuk kap autorët!

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal në qytetin e Vlorës, ku një person kërkoi ndihmën e emisionit investigativ pasi policia lokale nuk vepronte.
Në datën 12 prill 2021, në banesën e z.Artan Xhelili në qytetin e Orikumit në Vlorë shpërtheu një sasi lënde eksplozivi. Në të njëjtën datë, Xhelili i vuri në dispozicion policisë regjistrimin midis porositësit dhe vrasësit me pagesë. Por, policia nuk e rimori në pyetje apo të mbronte banesën.

“I jam drejtuar emisionit ‘Fiks Fare’ për një problem që më ka ndodhur me një person këtu. Ka ofruar 10 mijë euro për të më vrarë mua. Do me çdo lloj mënyrë për të më vrarë. Pas kësaj oferte, pas 4 ditësh, më është vënë tritol në derën e shtëpisë”, thotë Artan Xhelili. Më tej vijon se, po atë ditë, i ka vënë në dispozicion Policisë së Vlorës një provë për autorin. “Kam dorëzuar në polici një iniçizim ku R.K i ofron dikujt 10 mijë euro për të më vrarë mua dhe 5 mijë euro për të vrarë dikë tjetër. Kaloi një kohë e gjatë dhe policia s’po merr masat e duhura për këtë problem për të arrestuar këtë person” vijon ai, ndërsa saktëson se aktualisht ndodhet me masën e sigurisë arrest shtëpie.

“Personi që ka marrë ofertën ka ardhur në shtëpinë time dhe më kanë thënë se filani ka ofruar 10 mijë euro për të më vrarë. Nuk e besova dhe e kam pajisur me një regjistrues. Më tha po dhe ka shkuar te porositësi. E futa vetë në inçizim. E takoi dhe mbasi kishte marrë ofertën erdhi dhe më solli inçizimin” thotë më tej denoncuesi.

Sipas tij, dorëzimin e këtyre inçizimeve në polici e ka bërë në momentin që i vunë tritol në derën e shtëpisë, në datën 12 prill 2021. “Më morën në pyetje dhe i thashë një emër. Ia tregova edhe inspektorit që më merrnin në pyetje. E dëgjoi nëndrejtori shefi i krimeve. E futën në kompjuter dhe që nga ajo kohë s’kanë marrë asnjë masë” pohon Artani.

Shënjestra tregon se kush ka qenë personi që ka marrë ofertën, pra vrasësi me pagesë. “Personi quhet një F., emrin e gjatë nuk ia di. Një F. V. Erdhi atë ditë dhe më tha. Dhe këtij personi i dhashë edhe regjistruesin. Këto gjëra ia kam treguar edhe policisë. Deri më sot nuk di çfarë bëhet. Nuk dua që të fus familjet e mia në konflikt. Dua që shteti ta zgjidhë këtë problem” përfundon Artan Xhelili.