zoom

Aktualitet

14, 8 dhe 7 vjeçe/ Ndalohet 61-vjeçari në Gjirokastër, akuzohet se ngacmoi seksualisht 3 vajza

Një 61-vjeçar është ndaluar në Gjirokastër, pasi akuzohet se ngacmoi seksualisht tri vajza të mitura, 14 vjeçe, 8 vjeçe dhe 7 vjeçe.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër- Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë ndalimin e shtetasit V. M., 61 vjeç, banues në Erind, Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tri vajza të mitura të moshës 14 vjeçe, 8 vjeçe dhe 7 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.