zoom

Aktualitet

1260 euro në muaj për mjekët! Kosova ndryshon të gjitha pagat (Lista)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar disa grafike, që sipas tij, tregojnë sa kanë qenë pagat në sektorin publik dhe sa janë rritur.

Kurti përmes disa fotografive në rrjetin social Facebook, ka thënë se është ngushtuar hendeku mes pagave të zyrtarëve të lartë dhe të tjerëve.

“Tash e tutje nuk do të ketë më stagnim të pagave pafundësisht. Ato do të lëvizin sipas rritjes, punës dhe rezultateve që kemi të gjithë ne bashkë në rritjen ekonomike të vendit”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Me sistem të ri të pagave e vlera të reja

Barazi dhe ndershmëri për pagat në mes të kategorive, ngushtim të hendekut midis zyrtarëve të lartë dhe të tjerëve, si dhe mbështetje solide për katër kategoritë jetike për funksionimin e shoqërisë, atë të mjekëve, arsimtarëve, policëve dhe ushtarakëve.

Tash e tutje nuk do të ketë më stagnim të pagave pafundësisht. Ato do të lëvizin sipas rritjes, punës dhe rezultateve që kemi të gjithë ne bashkë në rritjen ekonomike të vendit.