zoom

Aktualitet

Blerje votash, Maqellarë/ Gjenden 7 milionë lekë në makinën e bllokuar, kush ndodhej brenda saj

Rreth orës 15:00. në rrethrrotullimin e Maqellarës është konstatuar një mjet tip Volkwagen dhe në të ishin dy persona. Denis Xholi, punonjës i administratës së Bashkisë Bulqizë dhe Albjon Xholi, kushëriri i tij.

Dy personat janë pikasur nga banorë të Maqellarës dhe simpatizantë të PD dhe janë bllokuar në vend. Pas bllokimit janë grumbulluar qindra simpatizantë të PD dhe kanë mbajtur të bllokuar makinën bashkë me njerëzit deri sa erdhi policia.

Prokuroria urdhëroi kontrollin fizik të personave dhe të mjetit ku u gjetën një sasi e konsiderueshme parash, prerje të mëdha 50 dhe 20, si dhe plot karta identiteti. Në vendngjarje ishte edhe një mjet tjetër në pronësi të administratorit të Maqellarës. Prokuroria vendosi sekuestrimin e makinave dhe parave, ndërsa 2 personat u shoqëruan në komisariat.