zoom

Politikë

“100 dështimet e Ramës në 8 vite”, Basha: Shqipëria, shtet i kapur për shkak të korrupsionit

Kryedemokrati Lulzim Basha deklaron se Shqipëria është një shtet i kapur për shkak të korrupsionit, duke iu referuar raportit të “Transparency International”.

Në një video tjetër për “100 dështimet e Ramës në 8 vite” (postime në Instagram Story), Basha e rendit korrupsionin një tjetër nga dështimet e kryeministrit.

“52 ditë deri më 25 prill.100 dështimet e Ramës në 8 vite. A është Shqipëria një shtet i kapur për shkak të korrupsionit? Përgjigjja Po. “Transparency International” e rendit Shqipërinë ndër shtetet që kanë nivel të lartë të kapjes së shtetit për qëllime korruptive dhe lidhjeve të personalizuara”, thuhet në videon e publikuar nga Basha.