zoom

Politikë

“100 dështimet e Ramës në 8 vite”, Basha: Shqipëria e fundit në Evropë për shpenzimet e shëndetësisë

Kreu i Partisë Demokratike. Lulzim Basha përmes një “InstaStory” ka publikuar një tjetër dështim sipas tij të qeverisë Rama.

“100 dështimet e Ramës në 8 vite”, shkruan Basha.

Kryedemokrati, ka ndërtuar një pyetjeje lidhur me renditjen e Shqipërisë për shpenzimet e shëndetësisë krahasuar me vendet e Evropës duke i dhënë vetë përgjigjen se ajo mban vendin e fundit.

“Shqipëria e fundit për shpenzimet e shëndetësisë, 3.5 herë më pak se mesatarja e BE-së”, shkruhet në fund të videos.