zoom

Bota

1  vjetori i vdekjes së bluzave të bardha: Drejtësia e munguar dhe harresa  e pashembullt

Kane  kaluar  365  dite  kur  3 mjekë të linjës së parë të koronavirusit u  deklaruan  se  ishin  rrëzuar nga dritarja në 2 javët e fundit në Rusi. Ngjarjet kanë ndodhur në spitalet ku ata punonin duke tërhequr vëmendjen e publikut për gjendjen në këto spitale. 2 nga këta kanë humbur jetën dhe njëri prej tyre është në gjendje të rëndë në spital.

Po  cfare  ndodhi  me  bluzat  e  bardha ne  majin  e  2020? Pse  akoma  edhe  sot  ne  maj  2021,  kjo  çeshtje  nuk  eshte  zbardhur?

Edhe  sot  familjet  e  atyre  heronjve ,qe  luftuan  me  covid  19,  nuk  kane  nje  version  te  vertetes  se  cfare  ndodhi  ne  maj  te  2020. Keto  3  vdekje   te  bluzave  te  bardha  ne  Moske  dhe  ne  qytete  te tjera  kane  dicka  te  perbashket: vetevrasje  ne  krye  te  detyres  dhe  pasi  kishin  deklaruar  publikisht  se  situata  ishte  emergjente  dhe  se  spitalet  ruse  nuk kishin  logjistiken  e  duhur  per  ta  perballuar.

U  “vetevrane”  ne menyren  me  mizore,  kush  u  hodh,  kush  u  dogj,  kush  shkrepi  armen  disa  here  ndaj  vetes  por  ajo  qe nuk  bene  keta  heronj  ishte  te  heshtnin.  Ata  sot  kudo  ne  bote  vleresohen  si  heronj  dhe  se  mundi  i  tyre  nuk  do  te  ngelet  ne  harrese.

Edhe  sot  Rusia  vazhdon  te  kete  situate  emergjente  kundrejt  covid 19  por  sot  disi  pranohet  kjo  situate  dhe  mjeket  nuk  vriten  me( shpresojme  te  jete  keshtu) si  ne  maj  te  2020.

Po  cndodhi  ne  maj  te  2020  dhe  pse  duhet  te  kujtohen keta  heronj  qe  sfiduan  regjimin  diktatorial  dhe  humben    jeten  vetem  per  te  shpetuar jete   njerezish:

Të tri rastet janë duke u hetuar nga autoritetet të cilat janë vënë nën presion nga publiku dhe media. Alexander Shulepov, një mjek ambulance në Voronezh, një qytet 320 milje në jug të Moskës është në gjendje të rëndë pasi u rrëzua nga dritarja e spitalit ku punonte këtë të shtunë.

Televizioni lokal tha se ai u rrëzua nga dritarja e katit të dytë të spitalit ku punonte, por ku edhe po trajtohej pasi kishte rezultuar pozitivë me koronavirus. Shulepov u shtrua në spital në 22 prill dhe në të njëjtën ditë ai publikoi një video online së bashku me kolegun e tij Alexander Kosyakin ku deklaronin se Shulepov ishte detyruar të vijonte punën edhe pse kishte rezultuar pozitiv me koronavirus.

Pas publikimit të videos ai u mor në pyetje nga policia për shpërndarje të lajmeve të rreme. Në 1 maj Elena Nepomnyashchaya, një mjeke në një spital në qytetin siberian të Krasnoyarsk, humbi jetën pasi, sipas zyrtarëve lokalë, u rrëzua nga dritarja gjatë një takimi me drejtues të spitalit. Në 24 prill edhe Natalya Lebedeva, shefe e emergjencës në spitalin Star City, baza e trajtimit të kozmonautëve rusë ra nga dritarja. Edhe në këtë rast, ngjarja u quajt aksidentale.

Per  keto  e  nje  mije  arsye 3  dhe  4  maji  duhet  te  kujtohet ne  nder  te  atyre  qe  kundershtuan  erresiren  dhe  makuterine  e  nje  diktatori  e  sistemit  te  tij  gjakatar.

Bluzat  e  bardha  jane heronjt  e  kesaj  lufte  me  armikun  e  padukshem  covid  19 ndersa  ne  te  tjeret  duhet  te  jemi  heronjt  e  te  sotmes dhe  te  kujteses  ndaj  harreses,  vrasjeve “vetevrasje”….